Fund tragjik për alpinistët që guxuan kundër “Malit Killer“, do mbeten aty përgjithmonë

9 Mars 2019, 22:10Bota TEMA
Fund tragjik për alpinistët që guxuan kundër “Malit

Mbaron në mënyrë tragjike aventura e dy alpinistëve anglez dhe italian që kishin guxuar një sipërmarrje të pamundur: të ngjisnin gjatë dimrit malin Nanga Parbat, i quajtur edhe “mali killer”.

Nanga Parbat, që ndodhet në Pakistan, jo vetëm është maja e nëntë më e lartë në botë, por padyshim edhe një nga më të rrezikshmet. Alpinistët më të përgatitur kanë hasur vështirësi të mëdha ose kanë vdekur në tentativën e ngjitjes, që sidomos gjatë stinës dimërore nuk ishte tentuar kurrë më parë.

Tom Ballard, 30 vjeç, dhe Daniele Nardi , 42, kishin eksperiencë të madhe, dhe ky i fundit kishte ngjitur Everestin dhe K2, madje edhe Nanga Parbat gjatë sezonit veror.

Pas disa ditësh kërkime, trupat e të dyve u pikasën me anë të disa teleskopëve në një pjesë të malit në 5900 metra, pothuajse e pamundur për t’u arritur.

Trupat e tyre mund të rrinë aty për shumë vite, ndoshta përgjithmonë, ndërsa efektet personale dhe laptopat brenda çadrës, që ndodhej diku më poshtë, do t’i kthehen familjarëve.

Inglesi Ballard ishte djali i një alpinisteje të vdekur në një ekspeditë në K2, në vitin 1995, kur ai ishte vetëm 6 vjeç. E fejuara e tij në një postim shkruan që “Mali të jep, mali të heq. Zemra ime është e mbytur. Do të gjej sërish, në lumenjtë, në pemët, në malet. Je shkëmbi im më i fortë”.

Kurse italiani Nardi para se të fillonte ekspedita në dhjetor shkruante një letër, që duket një testament për të birin: “Do më pëlqente të kujtohesha si njeriu që ka provuar të bëjë diçka të pabesueshme, dhe nuk u dorëzua kurrë. Po mos të kthehem më, mesazhi për djalin tim është ky: Mos ndalo, mos u dorëzo, përveshi mëngët sepse bota ka nevojë për njerëz të mirë që mund të bëjnë paqen një realitet dhe jo thjesht një ide”.(A2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje