Rama: Opozita do futet në zgjedhjet e qershorit, po do humbin thellë. Ata protestojnë pasi kanë hallin e drejtësisë së re

9 Mars 2019, 12:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita do të futet në zgjedhjet e 30 qershorit she se sipas tij ata do të humbin dhe ato bashkë që drejtojë tani.

Duke folur në takimin me qytetarët e Fierit Rama tha se opozita proteston pasi ka hallin e drejtësisë së re.

“Me apo pa opozitën zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen.

Nuk e di nëse do të futen në zgjedhje apo jo, unë them do të futen, por si të duan dhe ta duan ata. Por ata nuk fitojnë dot asnjë nga bashkitë që ne kemi dhe nuk mbajnë as gjysmën e atyre që kanë.

Dhe po vijuan kështu edhe më keq do të jetë, sikur e bënë me çadrë dhe në fund thonin nuk jemi të përgatitur.

Duan të krijojnë gjithë alibinë se zgjedhjet janë kot, blihen dhe shiten.

 Kanë edhe një hall tjetër, ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po ngushtohet laku.

Disa halle ata i kanë ua di tërë populli” tha Rama. (TemA)

3 komente në “Rama: Opozita do futet në zgjedhjet e qershorit, po do humbin thellë. Ata protestojnë pasi kanë hallin e drejtësisë së re”

  1. Eri says:

    Ate e dine guret dhe druret.Po shpejt se populli ka 30 vjet qe qe po heq.

  2. Zigur Qarri says:

    Edvin Rama qe duhet te ishte ne burg me koh,per afera korruptive te pafund,flet shpesh per Ligjin antishpfje,vetem flet!
    Lubonja e ka akuzuar publikisht drogaxhiun Edvin Ramovç,per nje afere korruptive te dikurshme,por asnje rreagim i Rames!!!
    “F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij,
    dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç
    ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.
    Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”,
    për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)
    që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar,
    që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien
    me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat,
    nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar.
    Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!

  3. PD eshte anti shqiptare 100% says:

    Z .Kryeminister beje votimin detyrim si ne europ. (Belgjika e ka detyrim ne qoft se nuk voton ateher merr gjob)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje