Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të avionit me 157 persona në bord

10 Mars 2019, 13:31Bota TEMA

 Të 157 personat në bordin e avionit ”Ethiopian Airlines”, i cili u rrëzua sot në mëngjes në Etiopi, humbën jetën në aksidentin ajror, raporton media shtetërore ”Fana Broadcasting Corporate”, duke cituar kompaninë ajrore.

”Fana BC” saktësoi se avioni, i cili kryente linjën Addis Abeba – Nairobi u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit, duke shkaktuar vdekjen e të 149 pasagjerëve dhe 8 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Zyra e kryeministrit të etiopisë Abiy Ahmed i shprehu ngushëllimit më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që në këtë aksident kanë humbur të dashurit e tyre.

Avioni i Ethiopian Airlines që ra pak orë më parë në Nairobi, një Boeing 737-8 Max, ishte një mjet i ri, i cili i ishte dorëzuar kompanisë në mes të nëntorit.

2 komente në “Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të avionit me 157 persona në bord”

  1. ¿ says:

    Ministria e punëve të jashtme duhet të na bëjë me dije nëse ka patur ndonjë shqiptar në këtë embarcations.

  2. Kalec Dega says:

    Shyqyr qe kemi Air Albania/Anadoll, qind here me e sigurte, po qe se se do vije dita ta provojme Air Anadoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje