Protesta, Manastirliu mbështet mjekët: Burg atyre që i dhunojnë

11 Mars 2019, 12:23Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbështetur protestën e sotme të uniformave të bardha kundër dhunës.

Ajo e konsideroi të turpshëm vendimin e gjykatës për rastin e mjekut që u sulmua tek Infektivi dhe tha se do protestojë para gjykatës.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës.

E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit.

Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun”,– tha Manastirliu. (TemA)

1 komente në “Protesta, Manastirliu mbështet mjekët: Burg atyre që i dhunojnë”

  1. asd says:

    Mjeket nuk heqin dore nga mitmarrja.
    Pra shpesh ata nuk kerkojne para drejteperdrejte, por pa para nuk e merr dot vemendjen e tyre. Mund te vdesesh si te duash.
    Kjo eshte aresyaja pse i rrahin. Por edhe pse i rrahin ata jane “te pamposhtur”.

    Qe manastirlliu do te fuse ne burg ta afermit e pacienteve, nuk eshte zgjidhje, por eshte e kunderta, ti bishtosh plotesisht zgjidhjes se problemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje