SHIFRAT/ Kthesa e papunësisë në vend: Nis rritjen e lehtë nga femrat dhe bujqësia

11 Mars 2019, 14:13Ekonomia TEMA

Treguesi i papunësisë ka shfaqur sinjalet e para të rritjes së lehtë në tremujorin e fundit të 2018-s, pas rënies së vazhdueshme në tre tremujorët e parë. 

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,3 %. 

Në terma vjetorë,  shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pikë përqindje.  Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12,5 % dhe për femrat është 11,9 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,6 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për femrat ka rënë me 1,0 pikë përqindje. Në tremujorin e fundit, treguesi i papunësisë së femrat është rritur në raport me tremujorin e mëparshëm, duke dhënë ndikim në treguesin total, ndërsa për meshkujt ka vijuar rënien.

INSTAT raporti rënie të punësimit në bujqësi dhe rritje në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 22,3 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2018 është 2,3 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,9 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,2 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u rrit me 0,3 pikë përqindje.

Punësimi

Sipas INSTAT, Në tremujorin e katërt 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,0 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,6 % dhe krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, ky tregues u rrit me 0,3 %.

Në tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,3 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është  1,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues ka pësuar një rritje prej  0,4 pikë përqindje.

Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,6 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76,9 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 2,2 pikë përqindje dhe për meshkujt është rritur me 0,5 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52,5 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,6 %.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,0 %.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2017 në tremujorin e katërt të vitit 2018, është 1,6 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 0,7 % në sektorin e industrisë, 4,2 % në sektorin e shërbimeve ndërsa sektori i bujqësisë shënon ulje me 0,8 %.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,3 %.  Punësimi pësoi rrritje në sektorin e shërbimeve me 1,8 %, në sektorin e industrisë me  1,4 % ndërsa sektori i bujqësisë shënon ulje me 1,9 %.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 66,9 %, ndërsa për femrat 53,1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 1,3 pikë përqindje dhe për femrat me 2,3 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 40,8 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2018, shkalla e punësimit është 70,5 %.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, 18,1 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (1564 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 12,8 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa  10,9 % në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të katërt 2018, 8,9 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 71,9 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë ndërsa 6,4 % e tyre klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 11,7 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.(monitor)

1 komente në “SHIFRAT/ Kthesa e papunësisë në vend: Nis rritjen e lehtë nga femrat dhe bujqësia”

  1. spartak says:

    Llogjika të çon që një përqindje e lartë papunësie do të krijojë premisa për rritje të krimeve të vjedhjes , shkatërrimit e abuzimit brenda familjeve , etj.
    Duhet me e pa me objektivitet e patriotizëm , si problem të mprehtë social dhe seicili të shikojë mundësitë e rritjes së vëmendjes dhe investimeve , sidomos në bujqësi , blegtori , turizëm dhe agroturizëm . Shteti të hartojë politika stimuluese për këto fusha zhvillimi por edhe ti ndjeki e kontrollojë vazhdimish për ti përkrahur , mbështetur e promovuar gjithmonë . Luhet fati i rinisë por dhe i gjithë popullit që janë të lidhur . Mos të më lej shteti me investu asnjë vetëm për beton e hekur deri edhe tek një pëllëmbë vend në Tiranë e qytete . Asnjë leje ndërtimi për pa bërë investime në këto fusha zhvillimi e punësimi .
    Erion Velija të mos shofi se si po shton përditë kafet dhe lokale pastrimi paresh droge , prostitucioni dhe korrupsioni , ku vetëm rrihet , konsumohet mizorisht koha dhe jeta e rinisë , duke stimuluar parazitizmin , si dhe babëzia e bashkisë s’po pyet më as për rrugë , trotuare sheshe e parqe pa i tjetërsuar , ndërkohë që qytetarëve të thjeshtë të drejtë e të pa mbështetje ju punojnë qindin me riparu e ly edhe shtëpinë e dyqanin e vet egzistues .
    Do përgjigjet shumë rëndë ai dhe stafi i bashkisë që merret me lokalet bashkë me policinë bashkiake të Tiranës .
    Edi Rama . Mos e lejo këtë mashtrues e servil kozmik me shkatërru ç’do gjë në Tiranë bashkë me rininë e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje