Nga Enver Robelli
Presidenti në hije i Kosovës Rexhep Taip Erdoani para një viti i kërkoi guvernatorit të tij në Prishtinë që të organizojë rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq. Guvernatori e kreu punën si nxënës shembullor: u dha urdhër argatëve të tij në shërbimin sekret të Kosovës që të përcjellin lëvizjet e turqve (të akuzuar si gylenistë) dhe t’i kapnin papritmas, shumicën para syve të grave dhe familjeve të tyre. Në prapavijë qëndronin agjentë turq, ndërsa në aeroportin e Prishtinës po priste një avion i tipit Challenger, i cili kishte aterruar në mëngjesin e datës 29 mars 2018. Policët e Kosovës në stilin e kusarëve arrestuan gjashtë turqit dhe ua dorëzuan autoriteteve të Ankarasë, të cilat në Kosovë po silleshin si instanca më të larta të vilajetit neoosman kosovar.
Në një video mund të shihet se si policët kosovarë ndalojnë veturën e familjes turke Karabina dhe kidnapojnë kryefamiljarin Jusuf Karabina. Jasemin Karabina, gruaja e të kidnapuarit, ishte përpjekur të pengojë policët e Kosovës gjatë aksionit të tyre ilegal. Por, ajo nuk pati sukses. Burri i saj dhe pesë turq të tjerë ishin të angazhuar në shkollat e Lëvizjes Gülen (Gylen) në Kosovë. Ndërsa familjarët kërkonin të afërmit e tyre, ata u sollën në aeroport dhe u futën në avionin Challenger. Në orën 10:00 avioni u ngjit në qiell nga pista e aeroportit të Prishtinës. Caku i fluturimit: aeroporti ushtarak në Ankara. Këtë, sipas televizionit gjerman, e dëshmojnë dokumentet. Turqit e kidnapuar në Kosovë u sollën në Turqi me avionin Challenger TC-KLE, i regjistruar në emër të një firme turistike në Ankara. Adresa e firmës: fare afër ndërtesës ku banojnë pjesëtarët e shërbimit sekret turk MIT në Ankara.
Ky aksion, sipas të gjitha gjasave i kryer me dijen, në mos me urdhrin e guvernatorit osman të Kosovës (në fakt: kryetarit të Kosovës të njohur me emrin Hashim Thaçi), ngjalli reagime të ashpra në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk kishte qenë i informuar dhe largoi nga postet ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimit sekret (AKI). Në media u kritikua fakti se ky aksion ilegal e shndërronte Kosovën jo vetëm në shtet joserioz, por edhe në provincë osmane, ku sovraniteti i saj nuk është më shumë se arenë për aksione ilegale të shërbimeve sekrete turke.
Gjatë 12 muajve të fundit një komision parlamentar ka hetuar këtë skandal – ndonëse pengesat që iu bënë këtij komisioni nuk qenë të vogla, sidomos nga e ashtuquajtura Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe bandat e saj nëntokësore. Tani, në prag të njëvjetorit të kidnapimit të turqve, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, kanë reaguar ashpër Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe, dy shtete që e kanë bërë Kosovën të pavarur. Deklaratat e këtyre dy përfaqësive të rëndësishme diplomatike nuk lënë hapur asnjë dilemë: agjencitë kryesore kosovare të sigurisë janë shndërruar në degë të shërbimit sekret turk MIT, thua se janë zyra të MIT-it në Konia, Gaziantep, Diarbakir Kajzeri apo Trabzon.
Kidnapimi i gjashtë shtetasve turq dhe dorëzimi i tyre në kthetrat e regjimit të Rexhep Taip Erdoanit është një njollë e zezë që i mbetet Kosovës për aq kohë sa nuk ndëshkohen përgjegjësit. Dhe përgjegjësit janë në postet më të larta shtetërore. Reagimi i ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është thirrje për rezistencë që Kosova të mos shndërrohet në vilajet turk. Ambasada amerikane përmend 31 shkelje ligjore që janë kryer me rastin e rrëmbimit të turqve. Në reagim thuhet: «Kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik. Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe rikujtojmë liderët e Kosovës që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit». Më tutje në deklaratë nënvizohet: «Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen».
Duhet pasur parasysh: ambasadori i tanishëm amerikan në Prishtinë më parë ka shërbyer në Ankara. Ai e njeh mirë këtë shtet, sidomos e njeh mirë regjimin e Erdoanit që e ka shndërruar Turqinë në shtet autokratik, ku është suspenduar drejtësia e pavarur, ku nuk vlejnë ligjet, ku çdo kritik ndiqet me akuza të rreme, ku gazetarët vendorë futen në burg, ndërsa korrespondentët e mediave perëndimore dëbohen pa arsyetim. Ambasadori amerikan në Prishtinë ashiqare nuk dëshiron që Kosova të shndërrohet në vilajet turk të sunduar nga Erdoani.
Çfarë ka thënë sot Ambasada amerikane është përkrahur edhe nga Londra. Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë e ka përkrahur deklarimin e sotëm të Ambasadës së Amerikës lidhur me mungesën e përgjegjësisë institucionale një vit pasi që Kosova dëboi gjashtë shtetas turq.
O Robell. Ose shkruaj Shqip ose shkruaj Anglisht. Nuk shkruhet kidnapojne, por rrembejne ne Shqip.
AllahAkbar, kidnapim dhe ekselencee e shqypka rve…
Se pari ne vend te fjales kidnapim mund te perdorni fjalen shqipe = rrembim. Mentalitetin turk ju e keni mjaft te pranishem ne Kosove. Shqiptaret ja pame hajrin turqise per pese shekuj. Duhet nje reagim i gjere ndaj kesaj pranie negative nese duam te levizim drejte perendimit. Turqia e shkaterroi kombin shqiptar kurse perendimi po na risjell atje ku na takon.
E ka harruar shqipen ky robelloja? artikulli nuk lexohet.
Lere kosoven, shqiperia eshte bere mini turqi me vete.
Kosova eshte Islamiste pavarsish qe e Cliroj USA
Jan Islamist Fanatik ordiner .
Kurse Shqiperia Po Ndjek Injorancen Turke .qe per 550 Vjet na Zhduku nga Faqja e dheut ..
Kombi esht vete Fajtor kur Bashkpunon me Pushtuesin .
Kur ke qene ti ne Kosove, apo keshtu shkruan sa per te thene dicka.
E sakte kjo qe thua Arberesh, bardhe e zi. Pos tjerash te bie menjeher ne sy ushqimi qe konsumohet, ne kosove vdes per nje cope mish derri dhe se gjen. Te ze frika si evropiane. Pak me mir eshte shqiperia n‘ ket drejtim por prape shum larg realitet.
Po ik ore Enver idiot gazetare. Nese ata te 6 i akuzon shteti i tyre per terrorizem dhe ai ti kerkon tja kthesh qe ti gjykoje. Si thua ti mos tja japesh? Keto gjera ndodhin ne te gjithe boten. Edhe hajdute ordinere te ishin perseri do tja jepje mbrapsh. Pastaj te ishte president i Kosoves Erdogani nen hije sic thua ti. Shqiptaret e Kosoves nuk te arratiseshin nga Kosova nuk do te ktheheshin ne refugjate neper bote. Por do te shtoheshin e shumoheshin si shqiptaret e Turqise qe jane bere 7 milion. Idiot gazetar.
Sa keq eshte kur shqiptari merr rolin e mbeturinave osmane.
Kidnapojne ?? Epo ja dhe te startojme derbin tumorrou ne sabah
Ardi ti je bythqire anadolli me trego nje vend tjeter qe ka kthyer gynelistat o turkoarab
@Turkmut. Mire qe ja paske gjetur emrin vetes. Kur ti vete veten e quan mut. Merre me mend se car je. Gjithsesi mutat si puna jote ne trojet shqiptare nuk kapin as 0,5%.
Ik or legen ti nuk je shqiptare ti je turkoarab
Dinte Amerika se cbente kur krijoi nje State si Albania me ndergjegje turke.
Po keshtu nuk njohu Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis Nolin.
Donte nje State qe do mohonte Identitetin Epirote,thjesht se nje dite keta islamike do perdornin jo vetem kidnapim,akses,lluk,mish nga meat,bukur nga buatiful,flamur nga fllug,mushkonjes nga moskito,pidhit nga pusy,semundje nga sicknes,larg nga larg,mengjes nga morning,darkes nga dark dite nga day,prift nga priest,ruge nga road,shes nga sell,blej nga buy,shkurt nga short,qitet nga cita italisht dhe jo Polis sic i thonin Epirotet dhe Ilyret.
Prodhim ne produce.ha be hanger.
Dinte Amerika se cbente kur krijoi nje State si Albania me ndergjegje turke.
Po keshtu nuk njohu Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis Nolin.
Donte nje State qe do mohonte Identitetin Epirote,thjesht se nje dite keta islamike do perdornin jo vetem kidnapim,akses,lluk,mish nga meat,bukur nga buatiful,flamur nga fllug,mushkonjes nga moskito,pidhit nga pusy,semundje nga sicknes,larg nga larg,mengjes nga morning,darkes nga dark dite nga day,prift nga priest,ruge nga road,shes nga sell,blej nga buy,shkurt nga short,qitet nga cita italisht dhe jo Polis sic i thonin Epirotet dhe Ilyret.
Prodhim ne produce.ha ne hanger.etj,etj,ecetera.
Derisa Taqi per miqet eshte “e keqja ma e vogel”, ai e ka luksin ta luaj edhe zagarin e Erdoganit.
Ik or legen ti nuk je shqiptare se shqiptaret nuk te presin ne bese ti je turkoarab po’ kosova eshte plot me erdoganist sì puna jote
Ik or legen ti nuk je shqiptare ti je turkoarab
Bombe Atomike per Plehrat Turko Islamist .