Ndikimi rus në Shqipëri, dyshime për një skenar të ngjashëm me Velesin

12 Mars 2019, 19:45Kronika TEMA

Top Channel dha disa detaje të hënën, nga ajo çfarë raportoi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në lidhje me tentativat e Rusisë për të shtuar ndikimin në vendin tonë.

Por, cilat janë mënyrat e shtimit të influencës ruse në Shqipëri dhe mjetet që po përdoren në arritjen e këtij qëllimi?

Në kushtet e konfidencialitetit, një burim nga inteligjenca shqiptare i shpjegoi Top Channel se, 3 janë mënyrat e shtrirjes së kësaj influence.

“Pas marrëveshjes së Shqipërisë për instalimin e një baze të NATO-s në Kuçovë shikojmë një intensitet të tentativave për rritje të influencës ruse”, thotë burimi.

Sipas të njëjtit burim, Rusia e ka trefishuar vitet e fundit numrin e bursave të plota dhënë për studentët shqiptarë.

Një tjetër aspekt ku është fokusuar inteligjenca shqiptare lidhet me aktivitetin e Ambasadës dhe diplomatëve rusë në Tiranë.

“Dëbimi dy diplomatëve rusë vitin e shkuar është bërë pas informacioneve të SHISH-it edhe për të dobësuar kapacitetet e shtrirjes së kësaj influence”, pohoi zyrtari i kundërzbulimit shqiptar.

“Janë disa miliona dollarë të shpenzuara për blerje mediesh dhe portalesh në rajonin e Ballkanit nga Rusia. Nuk bën perjashtim as Shqipëria”, u shpreh ky burim, i cili theksoi se “jemi duke vëzhguar aktualisht aktivitetin e këtyre portaleve, si dhe rritjen e ndjeshme të frekuencës së prodhimit të lajmeve proruse gjatë 3 viteve të fundit, që prej fillimit të fushatës elektorale të vitit 2017”.

Top Channel tentoi të kontaktonte Ambasadën ruse për t’i marrë një koment, por e pati të pamundur. Gjatë 5 viteve të fundit, Rusia është investuar fort në zhvillimin e rrjeteve mediatike veçanërisht në Maqedoni. Në një qytet të vogël malor, të quajtur Veles, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve amerikane të vitit 2016 u kthye ne kryeqytetin global të “fake news”.

Aktiviteti i portaleve “fake” në Veles është tashmë objekt hetimi në SHBA, por edhe i Prokurorisë Speciale në Maqedoni. Hetimet në vendin fqinj po ndiqen me interes nga inteligjenca shqiptare, pasi mund të pasurojnë informacionet se mund të jenë të njëjtat rrjete që investuan miliona dollarë në Veles, nga ku drejtohej një operacion mediatik jashtëzakonisht efikas, financuar nga qarqet ruse, për avancimin e një agjende mediatike në mbështetje të interesave politike të Kremlinit.

1 komente në “Ndikimi rus në Shqipëri, dyshime për një skenar të ngjashëm me Velesin”

  1. Roberto says:

    Nuk cuditem aspak me keto qe flitet. Nese do kthesh veshtrimin prapa ne vitet para 90′ une mund te permend qe neper ambasadat e huaja te akredituara ne Shqiperi diplomatet apo me sakte atashe ose sekretaret e pare te ambasadave,keshilltaret e ambasadave deri tek shoferet dine te shkruajne dhe te flasin gjuhen shqipe. Qe nga ambasada Greke,Jugosllave qe kane qene shume aktive deri tek ambasada Hungareze,Ceke,Bullgare,Rumune,Ruse,Franceze,Gjermane apo Amerikane etj etj. Me kete dua te them se zbulimi i huaj ka qene gjithmone aktiv ne Shqiperi. Eshte detyre e tyre ashtu sic eshte detyra jone te kemi zbuluesit tane jashte por Berisha i shiti te gjithe tek zubimet e huaja qe ju sherbente vete dhe qellimi i tij ishte sundimi i perjetshem ne Shqiperi. Keta diplomate ne fjale i njoh me emra dhe.mbiemra Ata qe merren me kete pune e i kane te evidentuara nje per nje aktivitetet e tyre ne vendin tone. Normal qe edhe tani qe flasim ka akoma mr shume shqiptare qe per 5 leke me shume apo per nje pasaporte a dokumenta te rregullta punojne ne forma te ndryshme per llogari te zbulimit perkates te shtetit ku jetojne. Rusia paska dyfishuar te drejtat e studimit te studenteve Shqiptare?? Normal. Ajo do synoje me ane te kurtheve te ndryshme nenshtrimin e personave te dobet duke i implikuar me menyrat e tyre qe keta te pranojne dhe te jene ne sherbim te agjentures Ruse dhe te perdoren per c’do rast kur ja lyp nevoja. Ahhh per pak harrova. Nuk me duket rastesi qe shume shtetas Rus jane afruar vitet e fundit ne Shqiperi duke blere shtepi apo apartamente banimi ne bregdet a gjetke. Nuk besoj se duhet nenvlersuar ky fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje