50-vjeçari i dehur pret me thikë vajzën e mitur dhe rreh djalin, ndërhyn policia e Vlorës

12 Mars 2019, 13:39Kronika TEMA

Një 50-vjeçar me inicialet P.Sh në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Mësohet se 50 vjeçari në banesën e tij, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse, thikë, vajzën e mitur.

Policia e Vlorës njofton se ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohet, duke parandaluar një krim në familje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

1 komente në “50-vjeçari i dehur pret me thikë vajzën e mitur dhe rreh djalin, ndërhyn policia e Vlorës”

  1. Moisi Golemi says:

    “Pret me thikë”??? Çfarë ishte, djathë???
    O gazetar Bq e injorant!! Thuhet “plagosi me thikë”.
    E preu. Jo po, e çau. Yyyyysht, halldup!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje