Përplasja tek ‘Petro Nini’, shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës. Ja kush e zëvendëson

11 Mars 2019, 19:05Kronika TEMA

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, është liruar nga detyra ditën e sotme.

Shkak për këtë, duket se është bërë konflikti i ndodhur ditën e sotme tek “Petro Nini”, mes përmbaruesve dhe policisë së shtetit dhe disa qytetarëve, në aksionin për të liruar një banesë në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan në “Twitter” se, sipas tij, nuk mjafton që policia të jetë ligjërisht në rregull, por duhet të jetë edhe “me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut”.

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. 

Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, ka shkruar Lleshaj.

Kastriot Skënderaj, i cili mbante këtë post që prej shkurtit të vitit 2008, është zëvendësuar nga Dhimitraq Ziu, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit.

Nga ana tjetër zëvendës drejtor i policisë së Tiranës është komanduar Elton Alushi.

28 komente në “Përplasja tek ‘Petro Nini’, shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës. Ja kush e zëvendëson”

  1. In says:

    Ore na trashet fare….ky sikur u shkarkua para ca ditesh….

    1. X says:

      Ore In, nuk na trashen neve, jane te trashe vete.

    2. Tironci says:

      Mese e vertet,ky u perfol qe do shkarkohej qe para 2 ditesh,sic dujet sot i gjeten arsyen ! Hahaha

  2. mik says:

    Nuk me interreson se kush hiqet e kush vihet ne administraten e Policise por, me habit fakti ( gjithmone simbas gazetes ) : Si mundet nje epror te shkarkoje nga puna drejtorin e Policise se kryeqytetit per ‘ mungese performance ‘, pa asnje paralajmerim, pa asnje vrejtje verbale apo me shkrim por, brenda dites e shkarkon dhe po brenda dites e zevendson !!
    Nuk i di rregullat qe aplikon Policia por, per kureshtje do kisha deshira te dija, a ka ndonje status pune kuadri i Policise ?

  3. Zambi says:

    Hajde mentalitet shtetformues, varja ligjit bej si te doje zemra e mendja

    1. Shefqet Cela says:

      Duhet thene troç: POLICIJA ZBATON LIGJIN. Te tjerat jane dokrra. Ligji, supozohet se perfaqeson interesat e publikut; ne nje shtet per te qene sigurisht.
      Po te jete ne ndergjegjen dhe keqardhjen e policeve do jete katrahure.
      A mendon valle ky biçim ministri se te gjithe policet nuk mund te jene kurrsesi ne nje mendje apo me te njejttat ndjenja.
      Duhet te kene ndjenja keqardhje per pronarin e tokes apo per te pallatit. le ti mbetet gjykates me mire.
      Po qe, sipas tije, ne dore te policit, pse duhen vendimet e gjykates dhe permbarimit?
      VAJMEDET!
      I shkarkuari, po te jete burre tamam, duhet ti drejtihet gjykates per kete shkarkim te pa drejte.

  4. Cudia says:

    Ne kedo vend demokratik ky vendim do ishte habi e madhe. Ligji eshte ligj dhe duhet zbatuar. Nuk keni jetuar ne France, Gjermani apo Angli te shikoni si kap policia njerezit prej bythesh kur zbatohet ligji i gjykates. Mos u hiqni sikur ju po krijoni demokracine se akoma i keni buzet me qumesht. Drejtori i policise te ankohet dhe te marre perseri vendin e punes. Turp!!

    1. Europian says:

      Ne asnje vend te Europes policia nuk nxjerr me dhune si ne video ore gomar. Policia punon per popullin dhe permbaruesit u sollen si barbare. Policia nuk beri detyren

      1. Drejtesia says:

        Ti Europiani qeke samar gomari. Ne cilin vend te botes tjetri i ze pronen tjetrit dhe policija tu sherbeje me kafe kur ata nuk leshojne vendin. Cfare duhet te beje policija pervecse ti nxjerre njerezit me force. Kjo mendesia joti e ka bere kete vend sic eshte.

  5. Vezhguesi says:

    O z . Minister, merr disa njerez dhe dergoj per specializim jashte.
    Tre persona nga nje shtepi qe do shembej, bllokuan trafikun dhe krijuan 6 ore kaos.
    Dhe njeqind police qendronin si kukulla. Jo vetem drejtori i Tiranes, por edhe i gjithe shqiperise, por edhe ti bashke me ata largohuni nese nuk dini te perballeni me situatat

  6. Po ku eshte faji drejtorit zoti minester qe zbatoi vendimin e gjykates? Per kete e shkarkuat? Po cfare dujet te bente te mos e zbatonte sipas jush? O ka ligj dhe zbatohet o ska dhe behet anarshi. Nuk me pelqen aspak vendimi juaj po e beni policine kukull,vetem te duket…

  7. drino says:

    KASTRIOT SKENDERAJ ESHTE NJE SPECIALIST SHUME I ZOTI, ME INTEGRITET TE LARTE DHE I NDERSHEM, PERSE LUANI ME SPECIALISTET ZOTI MINISTER LESHI..
    KJO NUK ESHTE E DREJTE VINE E IKIN MINISTRA SI KY LESHI DHE BEJNE LEVIZJE TE KOTA, THEM MINISTER LESHI SE DREJTOR LESHI VELIU ESHTE USHKAR…..

  8. beso says:

    RESPEKTE PER KASTRIOTIN, OFICER I SHKELQYER POR KETA I DUAN TE SHKERDHYER….. TURP… ME NDONJE OFICER USHTRIE DO TA ZEVENDESONI…??
    OFICERAT E USHTRISE SE NE KOHEN E ENVERIT DHE TANI JANE KOT DINE VETEM TE VENE USHTARET NE RJESHT. DHE KETA QE U BENE GJENERAL KU NE C’BETEJE E KANE TREVUAR VETEN… NJE HERE QE DUHET TE VEPRONIN NE VITIN 97 I LANE REPARTET TE SHKATEROHESHI DHE ARMET MOREN ARATINE BASHKE ME GJENERAL ADEM COPANIN QE SOT E KESAJ DITE SDIHET KU ESHTE. KETA JANE OFICERAT E USHTRISE ZOTI MINISTER USHIIII….

  9. Kozmos says:

    Ok , te shohim se si do te sillen banoret e asaj banese ne drejtorin e RI . Uroj qe sa te paraqitet policia dhe permbarimi , banoret do ti hapin deren dhe do ti thone urdhero .

  10. leko says:

    C’FARE DREJTOR KOQE ESHTE KY VELI, PAK DITE ME PARE THA QE JO KASTRIOTI NUK DO SHKARKOHET TANI E SHKARKON, DUKET QE URDHRAT I MERR NGA TE TJERET, POR CFAR DO PRESESH NGA OF. E USHTRISE… KETA JANE USHTARE DHE DIHET QE USHTARI ESHTE RROT K*RI….

  11. Adi says:

    Ne rast se drejtori eshte sharkuar pse ka zbatuar ligjin, duket te largohet ministri qe ben politik me ligjin

  12. anastasi says:

    Minister Lleshi keni gabuar bile shume rend,ju sot keni reaguar duke deklaruar se policia do te zbatoje urdherat qe jepen dhe ju pa pike turpi shkarkoni nga detyra drejtorin e policise te Tiranes turp te keni.Me kete veprim ju duhet te largoheni menjehere nga detyra e ministrit te brendeshem,nuk ka rruge tjeter.

  13. tahipii says:

    Posti i drejtorit eshte emerim dhe si i tille mund te shkarkohesh direkt..kjo nuk do te thote qe nuk mund te kthehesh te kryesh detyren qe ke pasur para emerimit , keshtu qe….asgje te keqe nuk ka , me se normale !!

  14. biks says:

    Ky eshte minister LESHI….. Kur shperthyen depot ku ishte ky gjeneral LESHI… Keshtu behen gjeneralet ne vendin tone ca si ky dhe ca si BUJKAR NISHANI…..

  15. kritiki says:

    Keta qe shqetesohen per shkarkimin e drejtorit tregojne nivel te ulet duke mos kuptuar se paaftesia e ketij drejtori dhuroi spektakel skandaloz ne mes te Tiranes, ku nje grua e irrituar i beri zbor dhjetra policeve te frikesuar qe ishin te pranishem aty.

    1. Ligji says:

      Ti kritiki, policia deklaroi se drejtori u shkarkua se nuk vuri doren ne zemer dhe je se tregoi paaftesi ne managimin e situates.

  16. Zgalem says:

    Ky eshte urdher nga me te gabuarit , qe mund te kete ndodhur . Drejtori I Policise eshte Minister . Ku e kinni gjetur ju , te silleni si ne pronen private . Po e ktheni policine ne sentimentale . Policia eshte forca dhe nuk pergatitet kaq lehte nje Drejtor I ketij niveli . Simbas ne spektatorve nuk ka bere as nje gabim , po dhe po te kishte bere , ka menyra te tjera te trajtimit te problemit . Une mendoj ta anulloni kete urdher arbitrar , duke gjetur nje mundesi ligjore . Kjo nuk ndothte ne monizem . Zgalem

  17. Martini says:

    O ministër mavri.O kryetar i grupit Ciftelia.Cfare shkelje ligji apo urdhëri ka bërë drejtori që e shkarkon.A e di që pas këti shkarkimi policët do bëjnë sikur do punojnë dhe nuk të realizojnë asnjë detyrë.Apo nuk i pëlqente Edit?.Oficerat jeshil aktualë që zotrote i ke fort në zëmërnuk i duhen as.dreqit,janë kot.Vetëm të hanë fasule e të përkthejnë nga anglishtja në shqip.Policia me nder do bythë.Por sa ta kuptosh ti e mori fera uratën.

  18. Kola says:

    Gjynah per policet qe zbatojne vendime te gabuara te Gjykatave te korruptuara.
    Ali Rizai e ka shite pronen si shume te tjere ne Tirane ne kohen e Italise dhe skan me te drejta mbi ato prona. Ato prona jane te shtetit nga rekuperacionet e luftes. Nje gje e shitur nuk eshte me e jotja.
    Kjo gjeme e madhe ka ndodhe ne Tirane. Pronat e shtetit ( publike ) jane pervetesuar nga keta mafioze. Dhe kulmi i kan vjedhur me ndihmen e Gjykatave , Permbarimit dhe te policise.
    Duhet te kalojne ne site dhe tu merren pronat e shtetit.

  19. Opgj says:

    Deri tashti Edi Rama dëmet më të mëdha i ka patur nga puna e keqe e Ministrave të brëndshëm.Ata janë koncentrimi dhe përfaqësuesit tipik të barsaletave botërore për policët.Nuk është e thënë që Kryeministri ti dijë të gjitha fushat.Curcillët,Shehët dhe kjo kategori lindin rallë.Ti nuk e njeh këtë punë.Por të paktën mos vendos budallenj në mos më keq ministra.Ky veprim ju nxin jetën gjithë shqiptarëve duke futur këtu edhe ty dhe PS bashkë.

  20. Sulo says:

    Prona eshte publike nuk eshte private. Eshte shitur ne 1939 shtetit dhe jane marre parate.
    Gjykatat kan dhene me korrupsion pronarit fallco token. Toka qe shitet nuk eshte me prone e tyre. Ky fenomen eshte ne te gjithe Tiranen.

  21. Doni me per Belulin.. says:

    Po pse o te uruar habiteni dhe shani ministrin?
    C’faj ka ky Lleshi i shkrete kur urdherat per te qeverisur ministrine i merr nga Piktori i kryeministrise?

  22. Pavlin says:

    Permbarimi në ndihme nga policia, po zbatojne ligjin dhe vendimin e gjykates, te tjerat jane veprime antiligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje