Vijojnë të shtohen raportet për ndërhyrjet të Rusisë në vendin tonë.
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, ka raportuar sot me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë.
Burime nga Komisioni bëjnë me dije se një pjesë e raportimit të kreut të SHISH ka qenë edhe ndikimi rus në Shqipëri por pa dhënë shumë detaje.
“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për të shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo, i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.
Raporti i klasifikuar i SHISH tani ndodhet në Kryeministri dhe kreu i këtij institucioni mësohet të jetë shprehur se një pjesë e këtij raporti në prill-maj do të vihet edhe në dispozicion të interesit publik.
Deputeti Xhemal Qefalia në nisje të raportimit kërkoi nëse ndonjë pjesë e raportit nuk përmbante informacion të klasifikuar, apo të dhëna bëheshin në praninë e kamerave.
Këtë kërkesë të Qefaliajt e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj e cila theksoi se e mbështet propozimin e deputetit Qefalia.
Por Helidon Bendo u shpreh se raporti ishte i klasifikuar dhe se seance duhet të bëhej pa praninë e medias. Gjithsesi ai premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH do të ishte i aksesueshëm për publikun.
Ndikimi rus në Shqipëri është bërë shkak edhe për akuza por edhe debate politike, ndaj ky raport është konsideruar i rëndësishëm për Komisionin.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili nuk e ka dorëzuar mandatin.
Më parë ai ka deklaruar se do të ishte në parlament pas protestës së 16 marsit, por e ka thyer premtimin për shkak të rëndësisë së veçantë të raportit të SHISH.
Rusia duhët të na formoj 50 fëmijë të moshës 12 vjeçare për spiunazh. (në vit)
Trollet e Rusise ne ofanzive!
Me pare vepronte Udb-ja nepermjet Salihut,dhe Salihu nepermjet PD-se.Tani qe Serbia ka dhene shenja pro-perendimore Rusia eshte detyruar te zbrese vete ne terren duke perdorur Bashukun,dhe Bashuku duke perdorur turline e antishqiptareve te te paguarve e te genjyerve anekend ku ka mundesi.
Po kur takimi ka qene me dyer te mbyllura , ju zoterinj gazetare nga i morret vesh keto ..!
Bukur!
me dyer te mbyllura dhe kamera brenda ..?!
QENKA ” SEKRET” POPULLI I DI QE SALA, LULI, ILIRI JANE PRO RUS SE JANE AGJENT KETA KELLUFAT NUK DITKAN GJO…… KETA E MORIN LEKUN KOT SE JANE TE PA AFTE….. I MORSHI TE KEQEN SIGURIMIT….
kete e di edhe bufi, serbia dhe rusia kane vita qe me ane te SALIUT, duan ta destabilizojne shqiperine, pse e rastesishme ju duket juve, qe saliu dogji ç’do gje qe prodhonte , fabrika dhe uzina, zbrazi po thuaj gjithe malesine , duke i lene te vijne qe te gjithe ne tirane, edhe jugu gjithashtu por disi me pak, i mblodhi gjithe shqiptaret ne shqiperine e mesme, keshtu jugun e boshatisur nga popullsia dhe veriun e zbrazet pothuaj fare, u japin zemer sllaveve dhe grekut ,per te plotesuar enderrat e tyre, fat qe perendimi kete rradhe ishte ne anen e shqiptareve, sepse SALIU e zbatoi me zell dhe deshire endrrat e sllaveve dhe grekeve, shikoni grevat qe po ben luli me moniken, nga burojne gjithe keto miliona euro per te mbledhur njerez ne tirane, qe te vije nje korçar apo shkodran ne tirane , te pakten duhet 100 dollare per person. matematiken bejeni vete sesa i duhet opzites per nje greve si ajo e 16 shkurtit.