“Hetimi mbi hetimin e dosjes së famshme 339 tashmë është më i rëndësishëm edhe se vetë dosja. Ai hetim do të dëshmonte lidhjet e tjera okulte, shantazhin dhe pazaret e të gjitha llojeve e politikës me segmente të drejtësisë”, tha të premten analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Java në RTSH”.
“Përgjimet e kësaj dosjeje kanë qenë të njohura prej shumë kohësh. Mbi këtë është ndërtuar e gjithë historia që po jetojmë. Unë jam dëshmitar sesi kolegu Vangjeli e ka bërë publike i pari ekzistencën e kësaj dosjeje dhe të hetimit në një emision televiziv, tek Opinion-i i Fevziut që në nëntor të vitit 2017. Eshtë e qartë se ajo nuk është hetuar në kohën e duhur. Prokurorë të caktuar e kanë përdorur atë për shantazh, për politikë dhe ndoshta edhe për para”, komenton analisti Preç Zogaj, që insiston se hetimi për vjedhjen e votave duhet të vazhdojë gjithashtu edhe më tej sepse nuk mund të parashkruhet.
Sipas Vangjelit, që nga nëntori i largët i vitit 2017, me këtë dosje nuk ka ndodhur pothuajse asgjë. “Hetimi ka rifilluar me ndryshimin e prokurorëve të çështjes dhe po tentohet tani të shtyhet përpara. Janë qindra orë përgjime të pazbardhura ende. Por është e rëndësishme të thuhet se është shumë e habitshme sesi kryetari i PD-së që e dinte me detaje këtë histori, e përdor sot atë si kalin kryesor të betejës politike që e çoi deri në djegien e mandateve parlementare”, tha Vangjeli.
Vangjeli përmendi gjithashtu se ka pasur dy fushata sulmesh kundër kryetarit të bashkisë së Durrësit, në vjeshtën e dimrin e 2017-ës dhe në dimrin e vitit të shkuar, kur nga një anë pothuaj të gjithë deputetët e PD-së kërkonin burgosjen e tij dhe nga ana tjetër, Dako i padiste ata rast pas rasti në prokurori për shpifje. “Por në të dy herët, këto fushata u mbyllën si me komandë”, tha Vangjeli.
“Java në RTSH”, zbuloi për herë të parë edhe se cila është dosja tjetër që pritet të dalë në dritë. “Dosja 184 që përmendi në mënyrë misterioze kryetari i PD-së Lulzim Basha pak ditë më parë ka të bëjë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Peshkopi.
Sipas analistit Lorenc Vangjeli, Partia Demokratike pretendon se në përgjime rezulton vetë kryeministri Edi Rama.“Ajo që është lënë të kuptohet në këto ditë, është që ekzistojnë përgjime të cilat faktojnë blerjen e votës. Burime për emisionin tonë thonë se selia blu po përpiqet të lidhë kryeminstrin e vendit në biseda me një personazh të njohur të asaj zonë, i cili mendohet se është i filmuar në ndarje parash” – tha Vangjeli.
Duke ju referuar ligjit, Vangjeli nënvizoi edhe një problem për pretendimet e PD-së dhe shpalli edhe një sfidë për kryetarin e PD-së. “Në momentin që në përgjime del një person me imunitet si kryeministri, hetimi duhet të ndalohet. Çfarë është regjistruar duhet të shkatërrohet. Domethënë në dosje nuk mund të ketë asnjë përgjim të kryeministrit Rama. Duke ditur këtë, unë paralajmëroj se nëse diçka e tillë megjithatë ekziston, kryetari i PD do të thotë se përgjimet ua ka vënë në dispozicion një shërbim i huaj partner” – tha analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e së premtes.
Nuk di nese ka marre vesh gje njeri nga ky lajm.Vangjeli thote shume por nuk thote asgje,uje,uje,uje.
Edhe sikur ta kapesh Edvin Drogen me mall te vjedhur ne dore,jo vetem qe do ta mohoi,por do te akuzoi ty qe e ke kapur!
Dhe makina propagandistike e tij eshte aq e madhe,sa eshte ne gjendje ti manipuloi faktet dhe opinionin,duke e bindur se
hajduti eshte viktima.Banditi Saimir Tahirit qe ktheu Ministrine e Brendeshme ne institucion mafioz,nuk eshte denuar akoma,
polici qe e denoncoi,Dritan Zagani,eshte denuar dy here nga Shteti mafioz!Cili polic do te guxonte ne kete situate,te denonconte
shefin e tij lidhur me mafian,apo mafiozet shoke te shefit?Prandaj,te gjitha dosjet nuk kan pasur asnje vlere deri tani,sepse
qeveria e”rilindjes”eshte nje organizate mafioze,prandaj edhe protestat paqsore te Bashes jan naive,sepse arsyeja nuk ka
humbur fillin,por nuk ekziston fare me ardhjen e banditeve te “rilindjes” ne pushttet.
Zigur ! U bere I neveritshem !
Hajde tallava hajde
Po per monen a ka ndonje dosie, se ajo shurra kur u be depudete ne Lezhe, gjate fushates e mbante bagazhin e makines plot me canta te mbushura per blerje votash
Ajo u be deputete aty pa jetuar nje dite dhe askush se njeh aty pervec gojes..
Seriali babalokratik vazhdon…..
Ju nuk i dini pse ndodhin keto , po jua shpjegoj une : Nje person tek ne ben pune me dy -tri agjansi sherbimesh te huaja qe njerit sherbim i intereson me thene nje problem qe i leverdis atij nje agjansi tjeter gjerat qe u leverdisin atyre atehere Sala p.sh. i perzien te dyja me humbe gjurme ose ndonje tjeter bashkepunetore i Berishes .
Lencka, konja lehese e Rames,
E Lencka ham e rama bam….aman o shok aman aman,
Keta analistet e kane zevendesuar estraden ne kohen e Enverit ne menyre perfekte. Me e bukura eshte se bejne estrade dhe vete nuk e kuptojne nderkohe populli qesh e kenaqet. Cti besh nga halli e ka. Kazane sa te duash kudo nga ta kthesh antenen.
PD kerko jo vetem te prish datat e votimeve,lokale dhe qendrore,por dhe rradhen e dosjeve.
Dosjet Jane:
Durres- Kukes
21 janari
Gerdeci
Etje…..
kerkon te shkarkoj dhe emeroj kryeministrin,e do sipas modelit te saj ,”te perkoshem” osé me Shqip,te komanduar prej minorances !
Na shurdhoi per votimin elektronik,tani i ka ikur gjuha mbrapsh,eshte ne gjendje nome.
E drejta e saj per te demostruar,por nuk lejon kundershtarin politik,te komunikoj me mbeshtetesit e san !
Pra nje minoranc arrogante,gangeztere,qe tregon per mos zbatim te ligjit,llogariteni te vij ne pushtet.