Prokuroria dorëzon në Gjykatë dosjen e Saimir Tahirit

11 Mars 2019, 15:54Kronika TEMA

Prokuroria  e Krimeve të Rënda ka dorëzuar sot në Gjykatë dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata i kishte lënë afat Prokurorisë që brenda datës 10 mars të dorëzonte dosjen për gjykim.

Kjo kërkesë erdhi pasi gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Dosja e përgatitur nga Prokuroria u dorëzua në Gjykatë pas rreth dy vitesh hetime.

Pas dorëzimit të dosjes, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri Saimir Tahiri është hetuar për dy akuza, trafikimin ndërkobëmtar të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje