"Nuk ja vlen të konsiderohet fillimi i procesit të shkarkimit të Presidentit Trump"

12 Mars 2019, 16:54Bota TEMA

Në Shtetet e Bashkuara, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se perspektiva për të filluar një proces për shkarkimin e Presidentit Donald Trump: “Nuk ja vlen të konsiderohet”.

Në një intervistë që dha të hënën për gazetën “The Washington Post”, zonja Pelosi tha se Donald Trump nuk është i papërshtatshëm nga ana etike dhe intelektuale për Shtëpinë e Bardhë.

Por ndërsa Komisionet e Kongresit të udhëhequra tani nga demokratët, kanë filluar një sërë hetimesh ndaj zotit Trump, ndaj fushatës dhe praktikave të tij të biznesit, zonja Pelosi tha se ajo mendon që thirrjet për të filluar një proces për shkarkimin e Presidentit, janë negative për vendin, sepse krijojnë përçarje.”

Zonja Pelosi tha se klima politike në Washington tani është më e përçarë se kurrë dhe ajo fajësoi për këtë Presidentin Trump.

Zonja Pelosi tha se është me shumë rëndësi që në zgjedhjet e ardhshme të ketë një demokrat që ta mundi zotin Trump, për shkak të asaj që ajo e cilësoi mospërfillje ndaj vlerave të vendit dhe Kushtetutës, si dhe përsa i përket qëndrimit të zotit Trump ndaj NATO-s dhe marrëveshjes së Parisit për klimën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje