Instrumenti Global për Reduktimin e Fatkeqësive: 10 mln dollarë për Europën (përfshirë Shqipërinë) në 2018

13 Mars 2019, 12:04Sociale TEMA
Instrumenti Global për Reduktimin e Fatkeqësive: 10 mln dollarë

Instrumenti Global për Reduktimin dhe Shërimin e Fatkeqësive (GFDRR) është një partneritet global që i ndihmon vendet në zhvillim të kuptojnë më mirë dhe të zvogëlojnë dobësitë e tyre ndaj rreziqeve natyrore dhe të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Duke punuar me mbi 400 partnerë vendorë, kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, GFDRR siguron financimin e granteve, asistencën teknike, trajnimin dhe aktivitetet për shkëmbimin e njohurive për të menaxhuar menaxhimin e rrezikut të katastrofës dhe klimës në politikat dhe strategjitë. Menaxhuar nga Banka Botërore, GFDRR mbështetet nga 33 vende dhe 11 organizata ndërkombëtare, mes tyre Shqipërinë.

Në vitin 2018, financimi i GFDRR dhe / ose asistenca teknike u mobilizuan rreth 6.1 miliardë dollarë në financime shtesë për nevoja në adresimin e problematikeve me fatkeqësitë natyrore. Sipas raportit, kishte rritje prej 33 për qind gjatë 2017.

Nga kjo, 4 miliardë dollarë (66 për qind) u fuqizuan nëpërmjet partneritetit të GFDRR me Bankën Botërore dhe 2.1 miliardë dollarë (34 për qind) u lëvruan nga qeveritë kombëtare (p.sh. qeveritë e Dominikës dhe Sierra Leone); institucione të tjera shumëpalëshe (p.sh., BE, IDB, UNDP); donatorë bilateralë (p.sh., DFAT, DFID, JICA, USAID); dhe partnerë të tjerë (p.sh., CIF, GEF, Korean Green Groëth Trust Trust).

Në vitin 2018, aktivitetet e GFDRR lëvruan 3.1 miliardë dollarë. Nga kjo, shumica e burimeve gjithashtu shkuan për projekte në Etiopi, Rumani dhe Afrikë Perëndimore.

Këto financime, citon Banka Botërore,  mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë hartimin dhe / ose zbatimin e një operacioni DRM nga qeveritë kombëtare ose partnerët zhvillimorë. Për shembull, financimi i kohës së stafit për të punuar në hartimin e projekteve DRM në Bankën Botërore ose integrimin e DRM si një komponent në një projekt zhvillimi.

Kjo ndodh kur një grant i GFDRR jep fonde për këshillime teknike për një studim të fizibilitetit të projektit dhe / ose një dizajn të projektit. Edhe për Shqipërinë, fondet ishin lëvruan për studime fizibiliteti, ndonëse nuk dihet shuma ekzakte, për të gjithë Europën ajo arrinte 10 mln dollarë,

Nga ana tjetër, raporti tregon se ka pasur edhe bashkëpunime operacionesh DRM me partnerët e tjerë të zhvillimit për të rritur shkallën e ndërhyrjeve. Për shembull, fondet ee mbledhura me Bankën Botërore, vendet e donatorëve dhe / ose agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ndodh kur një projekt është konceptuar, për shembull, gjatë përgatitjes së projektit ose miratimit. Në planin e veprimit të 2018, angazhimet e GFDRR u lidhën me mbi 465 milionë dollarë në aktivitetet e bashkëfinancimit (8 përqind e totalit të lëvrimit).(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje