Nuk ekziston asnjë vend në Bashkimin Europian ku norma e lindjeve është e mjaftueshme për të parandaluar tkurrjen e popullsisë, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia europiane e statistikave.
Eurostat konfirmoi në një publikim këtë javë se rënia e pakthyeshme demokrafike po përkeqësohet, gjë që po kufizon sistemet e mirëqenies së kontinentit dhe po pengon perspektivën e rritjes ekonomike.
Në vitin 2017, janë regjistruar 5.07 milionë lindje në Bashkimin Europian, krahasuar me 5.148 milionë në vitin 2016.
Indeksi i fertilitetit në kontinent rezultoi në 1.59 lindje për grua në 2017-ën, nga 1.6 që ishte një vit më parë.
Pavarësisht se në Francë ka 1.9 lindje për grua, që është ende poshtë të ashtuquajturit nivel të zëvendësimit ku ruhen nivelet e popullsisë, kjo normë arrin në 1.31 në Spanjë, 1.32 në Itali dhe 1.35 në Greqi.
Pa pasur zëvendësim nëpërmjet emigrantëve, që të paguajnë taksat dhe punojnë, Europa rrezikon të plaket dhe të “vdesë”.
Sipas një hulumtimi të Bertelsmann Foundation, Gjermanisë, që ka një indeks të fertilitetit pranë mesatares europiane, i duhen të paktën 260 mijë emigrantë në vit, deri në 2060-ën për të plotësuar hendekun në tregun e punës, raporton Monitor.
Megjithatë, disa vende të tjera argumentojnë se zgjidhja është shtimi i pjellorisë dhe “prodhimi” i fëmijëve.
Ndër këto është Hungaria, ku Viktor Orban premtoi një serë masash të jashtëzakonshme që mbështesin lindjet, përfshirë faljen e kredive dhe përjashtime tatimore.
.. Kjo verteton se “sklleverit” e rinj nuk i durrojne me intrigat e kesaj Europe qe sundohet nga “djajte “. Ne sistemet e lindjes perdoreshe me qesendi shpreja ” je bere pishman qe je pjelle ” , apo “je bere pishman qe je martuar “… ! Ne Europen e kapitalit , te ndjenjave njerezore te vdekura , kjo shprehje eshte reale , pasi mundi dhe djersa shkon kot .Te punosh nje jete te tere e te mos jesh ne gjendje te sigurosh nje shtepi banimi , po femijet c`do bejne ? Beni mire te prezantoni ne popullin Europian “te pa ngopurit “, te “pa meshireshmit ” , ata qe kane ngrehur banka private , matrapazet e ekonomise , ku e gjeten menyren e pasurimit ?!Sigurisht , me ndihmen e shtetit te ndertuar sipas deshires se tyre , jo nga vota e popullit , me ndihmen e shtetit ” MAFIE “.Po te jesh njeri do kesh ndjenja njerezore , dashuri , dhemshuri per te mjeret . Mjerisht , ata nuk jane njerez , nuk kane dashuri , dhemshuri per shtresat e popullsise , deshiren per te krijuar ata familje e kane venitur , e kane kethyer jeten te pa deshirueshme , familjen te tepert . Nxirini emrat e te ndyreve qe jetojne ne luks zoterinj gazetare , behuni njerez me moral , me kurajo , ma dashuri per njerezimin , qe te kete te drejten e rilindjes se shpreses per nje jete me kuptim ..!
Europës I DUHEN POLITIKA PËR NXITJEN E RRITJES SË LINDJEVE DHE JO EMIGRANTËT = SKLLEVËR MODERNË.
KJO IDE ËSHTË IDE SKLLAVOPRONARE MESJETARE , E CILA PËRKRAHET NGA SHOQËRITË SHUMËKOMBSHE TË CILAT DUAN KRAH TË LIRË PUNE , NË MËNYRË QË TË RRISIN FITIMET E TYRE.
NJË POLITIKË E MIRË ËSHTË ULJA E ORARIT TË PUNËS PËR PUNTORËT QË TË KENË KOHË PËR TË KRIJUAR FAMILJE, SEPSE NQS NJË ÇIFT PUNON 12-13 ORË NË DITË ,LLOGJIKE ËSHTË QË MOS KETË DËSHIRË TË KRIJOJË FAMILJE ,SEPSE SKA KOHË TË MERET ME FËMIJËT.
SHFRYTËZIMI I EGËR I PUNTORËVE SJELL ULJEN E LINDSHMËRISË PËR SHKAK TË ANKTHIT DDHE TË PASIGURISË EKONOMIKE.
POLITIKA QË KA ADOPTUAR URBAN NË HUNGARI DHE MATEO NË ITALI JANË POLITIKAT E DUHURA.
TEMA PËRSE NUK MI BOTONI KOMENTET, APO NUK JU LENË PADRONËT ?????