Vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez mori propozimin nga i dashuri Alex Rodriguez, sportisti Jose Canseco akuzoi publikisht Alex se ky i fundit e tradhëton vazhdimisht Jennifer me ish-gruan e Jose, Jessica.
Jose madje u shpreh se ishte aq i bindur për tradhëtinë e Alex sa ishte gati t’i nënshtrohej makinës së të vërtetës.
Vetëm disa orë më parë, ka reaguar për herë të parë gruaja me të cilën Alex u akuzua se ka tradhtuar Jennifer.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Jessica ka mohuar gjithëka, duke pranuar se të paktën 5 vitet e fundit ajo as që është takuar me Alex.
“Ato akuzat false që ka bërë Jose nuk janë aspak të vërteta. E njoh Alex prej shumë vitesh, por kam rreth pesë vite që nuk e kam takuar.
Dhe sigurisht nuk kam fjetur me të. I kam të dy miq, si Alex ashtu edhe Jennifer.
Sa për Jose-në, ai mund të vazhdojë të luajë me shokët e tij alienë”; ka shkruar ish-gruaja e Jose në llogarinë e saj në Twitter.
Jennifer Lopez
Kjo boka me fol me vehte jo vetëm J.Lo-në , por edhe të bijën .