Ministrja Belinda Balluku: Avioni i "Air Albania" ngrihet në qiell brenda muajit mars

15 Mars 2019, 17:51Sociale TEMA

Brenda muajit mars, avioni i Air Albania, kompanisë ajrore shqiptare, do të ngrihet në qiell.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në studion e ERTV se avioni do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, kod që do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit.

Gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Synimi sipas ministres, ka qënë për të krijuar një ambient sa më të favorshëm dhe një kompeticion sa më të drejtë në tregun shqiptar të aviacionit, sa i takon çmimeve më të lira për bileta fluturimi të qytetarëve shqiptarëve.

5 komente në “Ministrja Belinda Balluku: Avioni i “Air Albania” ngrihet në qiell brenda muajit mars”

  1. ahh says:

    kjo femer sikur me ha buken. Gje me te peshtire nuk ka!!!

  2. IVONI says:

    .. ata jane per ju , pasi ne populli i thjeshte , rrugen e kurbetit e kemi bere ne kembe ..!

  3. Dren says:

    Pershendetje.
    Mund ti tregoni ministres nese nuk e di qe avionet e lyer me logon Air Albania jane duke fluturuar per kompanine qe i ka ne pronesi Turkish Airlines.
    Nese nuk e di.

    1. Kalec Dega says:

      I falet se nuk di cfare flet e shkreta ose i ka hedhur trute e gomrit Rama dhe kjo beson qe ka dhe do kete Air Albania(Anadoll).

      Ose Rama e ka bindur qe vertet kemi Air Albania(Anadoll)

  4. HQ-18 says:

    Pinokio bythmadhe dhe kompani fantazëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje