Policia e Tiranës ka arrestuar një prej personave të dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi(Baçinovski), i cili u ekzekutua në prani të djalit të mitur, dje në mbrëmje pranë Parkut të Liqenit të Tiranës.
Sipas News 24, sot është arrestuar 56-vjeçari Myftar Pasha, i cili mësohet të jetë mik i autorit që kreu vrasjen me tri plumba.
Ndërkohë që Policia është ende në kërkim të autorit, i cili është identifikuar si Islam Myrtaj.
Mësohet se shkak i konfilitit ishte borxhi prej rreth 46 mijë eurosh që viktima, 62-vjeçari, Haxhi Baçinozi i kishte Islam Myrtajt.
Kur nuk ka shtet patjeter vetegjyqesi. Dikur kishte dorezenes qe po te behej garant dorezonte shtepi e katandi ne vend te kokes.
Haxhiu ka qen bodigard i Koco Kokdhimes. Burr i poshter
O gazetar pse jepni lajme te pakonfirmuara. Tani del.qe vrasesi I ka patur borxhe viktimes. Bera komentin me siper. Ndjese per viktimes she familjen.