Paralajmërimet për dhunë, policia shmang efektivet femra

16 Mars 2019, 11:01Kronika TEMA

Paralajmërimet për dhunë kanë bërë që Policia e Shtetit të ndërmarrë një sërë masash.

Ajo që bie në sy në protestën e sotme të opozitës është se pjesëmarrja e efektiveve femra është e paktë.

Qeveria, prej protestave të para të opozitës ka nxjerrë në kordonin e parë të policisë, efektivet femra. Por mesa duket referuar protestave të fundit, ku ka pasur edhe përplasje është vendosur që të tërheqin efektivet femra.

Në protestën e sotme të opozitës janë angazhuar rreth 1600 efektivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje