Vendimi për protestuesin Pëllumb Isufi, reagon Policia: Na ka tronditur të gjithë

13 Mars 2019, 19:44Kronika TEMA

Gjykata e shkallës së parë në Fier liroi ditën e sotme shtetasin Pëllumb Isufi, nëpunës i Bashkisë Mallakastër, i cili u arrestua pas protestës në Fier, ku dyshohej se qëlloi me gur një prej efektivëve.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje lirimin e Isufit nga Gjykata, duke thënë se ky vendim ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

“Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin”, thuhet në reagim.

Më tej, vendimi quhet skandaloz nga një gjyqtar i papërgjegjshëm.

“Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit”, mbyllet reagimi i Policisë së Shtetit.

6 komente në “Vendimi për protestuesin Pëllumb Isufi, reagon Policia: Na ka tronditur të gjithë”

  1. i revoltuar says:

    Merreni ate “gjyqtarin”, futeni ne paraburgim dhe lereni shtatzane birin e kurves!

  2. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Vendimi i gjyqesorit nuk komentohet aq me pak nga nje organ shteteror si policia e e shtetit, vendimi i gjyqesorit apelohet dhe aq, komentet ne publik jane te teperta sepse e bejne policine e shtetit pjese te propagandes politike dhe ndikojne ne krijimin e nje atmosfere konfliktuale dhe presioni nderinstitucionale midis ekzekutivit dhe gjyqesorit, dy institucione te pavarura nga njera tjetra. Policia dhe prokuroria mund ta ankimojne ceshtjen me lart and thats it. Per cfare i drejtohet policia publikut me deklarate, do ndihme nga publiku? Do ta nxjerri veten viktime? Por ajo qe ve re eshte se shefat e policive po reflektojne nje lloj ngarkese politike ne deklaratat e tyre, ngarkese qe eshte transmetuar tek ta nga qeveria nepermjet qendrimit politik te ministrit “apolitik” Lleshi. Dhe kjo eshte ajo qe quhet politizim i policise, kur vija propagandistike dhe politiko-ideologjiko e partise ne pushtet behet vije dhe metode pune e policise se shtetit.

    1. Komentuesi says:

      Sit back e ç’a mut emri ke,paske ikur per lesh.Sipas mendimit tend ky skandal qe beri gjyktesi i Fierit te mos publikohet.Po ato poshtersi qe po bene Basha me ish deputetet e tij duke i zene rrugen kryeministrit nuk duhet publikuar.C’do udheheqes ka te drejten e tij kushtetuese te takoi elektoratin,pse Basha me qente tij i presin rrugen?.Po t’ja bejne bashes a do t’i vij mire atij dhe ty?

  3. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Vendimi i gjyqesorit nuk komentohet aq me pak nga nje organ shteteror si policia e e shtetit, vendimi i gjyqesorit apelohet dhe aq, komentet ne publik jane te teperta sepse e bejne policine e shtetit pjese te propagandes politike dhe ndikojne ne krijimin e nje atmosfere konfliktuale dhe presioni nderinstitucionale midis ekzekutivit dhe gjyqesorit, dy institucione te pavarura nga njera tjetra. Policia dhe prokuroria mund ta ankimojne ceshtjen me lart and thats it. Per cfare i drejtohet policia publikut me deklarate, do ndihme nga publiku? Do ta nxjerri veten viktime? Por ajo qe ve re eshte se shefat e policive po reflektojne nje lloj ngarkese politike ne deklaratat e tyre, ngarkese qe eshte transmetuar tek ta nga qeveria nepermjet qendrimit politik te ministrit “apolitik” Lleshi. Dhe kjo eshte ajo qe quhet politizim i policise, kur vija propagandistike dhe politiko-ideologjiko e partise ne pushtet behet vije dhe metode pune e policise se shtetit. .

  4. Fredi says:

    Gjykatesi duket qe eshte pale me dhunuesit.Vete bashkia duhej te merrte masa kunder punonjesit te saj per prezantim te padenje te emrit te bashkise.Po si duket ne ate bashki paskan hyre njerez qe nuk kane haberin nga etika.

  5. maximus says:

    si ka mundesi , keta gjyqtare u duket vetja sikur jane ZOTAT e perendise, as nuk duan tja dine per ligjet e shtetit, si ka mundesi te lirohet ai maskarai qe goditi me ate gur aq te madh, sa edhe mund ti merte jeten policit, keta duan ti eleminosh nje e nga nje nga veti shteti, se ndryshe keta s’ka burre nene ti levize nga ai vend, jane te gjithe ushtare te bindur te SALIUT, sepse ai i la te lire te benin ç’te donin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje