Vendimi për Dritan Dajtin, Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë: Të rikthehet dënimi me burgim të përjetshëm

13 Mars 2019, 15:53Kronika TEMA

Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë të cilës i kërkon prishjen e vendimit të Apelit për uljen e dëminit të Dritan Dajtit dhe rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për të.

Prokuroria thekson se vendimi i Apelit për gjykimin e shkurtuar  për Dritan Dajtin është i pabazuar.

Pas një kalvari 10-vjeçar përballjeje me drejtësinë, përfundimisht Dajti u dënua me 25 vite burgim për shkak se Apeli i Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ai akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje