Super aksion i policisë në Shkodër. 14 persona të arrestuar për fajde

14 Mars 2019, 08:31Kronika TEMA

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër.

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kane arrestuar rreth 14 persona.

Këto arrestime janë bërë pasi këta shtetas prej kohesh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, ndërkohë që ky numër pritet qe te shtohet.

Forcat e policisë nga Tirana kane zbarkuar ne Shkodër qe në orën 4 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic. Janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet.

Ky aksion vazhdon ende ne qytetin e Shkodrës ndërsa pritet që hetimet të shkojë edhe me tej. Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Ne vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

 

1 komente në “Super aksion i policisë në Shkodër. 14 persona të arrestuar për fajde”

  1. Albi says:

    O Prokuroria kjo noterja edhe dy vjet me pare po me te njejten buje u akuzua si pjese e grupit qe kishin fallsifikuar tokat andej nga Velipoja .I keni bere akuzat si fajdet e ketyre fajdexhinjve .O tregojuni vendin o mos na cani koken me “suksese” .Keto ndikullat e keta banditet japin ca nga ato qe kane mblefhur nga abuzimi dhe dalin palagur se ndryshe nuk ka si spiegohet qe ca emra lakohen here pas here dhe su hyn gjemb ne kembe .Se ke korruptojn keta ,gjykaten a Ministrine a Prokurorine kjo nuk ka shume rendesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje