Në prag të dy ndeshjeve eliminatore të kualifikueseve për evropianin 2020, në konferencë për shtyp është shfaqur Eos Grezda, i çili u shpreh se ka bërë gjithçka për t’u rikthyer në formë pas dëmtimit, ndërkohë që gjakovari shtoi se ekipi beson te kualifikimi dhe objektiv do të jenë 6 pikët e radhës.
Rreth dëmtimit
“Pata një periudhë të vështirë, pasi pësova një dëmtim të keq. Megjithatë dje u riktheva, kam punuar shumë dhe ndihem në formë”.
Për ndeshjen
“Unë do bëj maksimumin, edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar janë kualitative, jam i gatshëm të luaj në të gjitha pozicionet ku më vendos trajneri por ndihem jap më të mirën në krah, veçanërisht në të djathtë.
Jam i lumtur që rikthehet Sadiku, pasi e kam thënë se mungesa e tij ndjehet shumë. Kuptohem shumë me Sadikun dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Jemi të motivuar dhe duam fitoren, do bëjmë gjithçka për ta arritur”.
Për kualifikimin
“Nëse mendojmë të kualifikohemi duhet të luajmë për 6 pikë, në të kaluarën i kemi bërë të gjithë krenar, dhe do mundohemi të bëjmë përsëri pasi i kemi mundësitë”.
Krahasimi Xherrard-Panuçi
“Janë dy tipe të ndryshëm, Panuçi më ka dhënë më shumë hapësira, por të dy janë shumë profesionist”, tha Grezda.
Para mediave ka dalë edhe sulmuesi Armando Sadiku i cili është shprehur se ka besim që mund të marrë kualifikimin. Mes të tjerash, ai u shpreh se nuk e njeh Durmishajn, ndërkohë që ka treguar edhe një bast të vënë me trajnerin.
“Pritshmëritë? Është e vërtetë që pas 7 muajsh dhe pas një viti u riktheva sot dhe jam shumë i lumtur dhe shumë pozitivitet. Mezi po pres të rikthehem dhe të gjej golin aty ku e kam lënë. Jam shumë mirë fizikisht pasi kam luajtur edhe me Luganon dhe çdo javë [po marr formën fizike më të mirë.
E kam ndjekur Kombëtaren gjatë gjithë ndeshjeve dhe nuk është se kemi zhvilluar lojë të mirë. Kemi treguar se nëse luajmë si dimë mund të marrim rezultate pozitive. Ka munguar goli dhe shpresoj që me rikthimin tim ta gjej.
Çdo lojtar vjen për të luajtur. Jam pozitiv dhe me energji por trajneri e di se kush luan por unë do të jem gati. Kam folur me trajnerin kur isha i dëmtuar dhe më ka thënë që më presin dhe t’i japë forcë. Këtë kam bërë dhe ja ku jam sot.
Çdo lojtar që vesh këtë uniformë ndërron. Pavarësisht nivelit që ke, kur vjen te Kombëtarja është ndjenjë që e ke ëndërruar gjithmonë. Duhet të jesh shembull për kombin dhe fëmijët. Për Kombëtaren është diçka shumë e veçantë.
Nuk e di kush është Durmishaj. Kam lexuar disa lajme dhe informacione por nuk e njoh. Uzuni ka bërë ndeshje shumë të mira dhe ku ta gjej që të luaj me lojtarë si Uzuni, Grezda apo Roshi që ka qenë asistmen në çdo ndeshje. Dua që Grezda të kthehet në formë dhe të bëjmë mirë të tre para. Jam i gëzuar që kam lojtarë të shpejtë në krahë.
Turqia ka cilësi dhe lojtarë me emër dhe i respektojmë. Edhe pse kemi fituar, nuk do të thotë se do të hyjmë për të nënvlerësuar kundërshtarin. Duhet të përsërisim ndeshjen e kaluar në Turqi.
Me ndihmën e Zotit duam 6 pikë në dy ndeshjet e para, por kënaqem edhe me 4 pikë. Kemi vënë bast me trajnerin dhe nëse marrim 6 pikë do të na dhurojë diçka. Duhet të jemi më shumë bashkë se kurrë dhe të jemi më pranë njëri-tjetrit. Vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para 4 vitesh.
Atmosfera është e mirë dhe janë të gjithë çuna të mirë. Duhet të ndihmojnë të rinjtë por atmosfera mbetet e mirë, të paktën në këto ditë të para. Strakosha ishte i grumbulluar dhe nuk kam informacion tjetër.
Nëse i jap asist Grezdës dhe shënon ai, do të gëzohesha më shumë se të shënoja unë. Grezda më kanë thënë gjithmonë para ndeshjes që do të të jap top të shënosh por do të gëzohesha nëse shënon Grezda.
Është e vështirë sepse kemi ekipe të forta në grup si Islandën dhe Turqinë dhe luajmë kualifikimin tonë. Nëse bëhemi një grup lojtarësh siç bëheshim më para, do t’ia dalim. Kam besim te vetja dhe te grupi”, tha Sadiku.
Sta dhan pashaporten bullgare ty erdhe prap mrapsh e ahah
Francen nu e zuri njeri ne goje …