Po dështoi me Hazard, Reali ofon 150 milionë për yllin tjetër të Premier League

18 Mars 2019, 09:47Sport TEMA

Real Madridi po e konsideron një ofertë për Mohamed Salah, nëse do të dështojë në përpjekjet për të nënshkruar me Eden Hazard, i cili është objektivi kryesor i Zinedine Zidane dhe të bardhëve për merkaton e kësaj vere.

Belgu konisderohet si ylli, që mund ta mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i CR7, sipas mediave spanjolle.

Megjithatë, kjo pistë nuk jep shumë siguri, sepse Chelsea po bën gjithçka që ta mbajë numrin e vet 10, duke i ofruar shifra të çmendura financiare për të rinovuar.

Sidoqoftë, Florentino Perez nuk ka ndërmend të dorëzohet, pa i lëvizur të gjithë gurët në këtë drejtim.

Presidenti i “Los Blancos” ka gati edhe planin B, teksa është i përgatitur të shpenzojë 150 milionë euro për Salah, nëse gjigantët e “Santiago Bernabeu” dështojnë të marrin belgun e Chelsea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje