INTERVISTA/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare flet për TemA, ku tregon objektivat e kuqezinjve dhe eksperiencën e tij fantastike në Kroaci.
Nga Fatjon Baze
Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën e sfidave eleminatore të kampionatit Europian “Euro 2020”, respektivisht ndaj Turqisë më 22 Mars në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe kundër Andorrës më 25 Mars në “Estadi Nacional”.
Dy takime mjaft të rëndësishme për përfaqësuesen e drejtuar nga tekniku Italian, Kristian Panuçi, i cili do të synojë që të marrë maksimumin në këtë dy përballje.
Italiani ka publikuar ditën e enjte dhe listë e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këtë duel, duke grumbulluar plot 24 futbollistë, të cilët do të nisën këtë të dielë përgatitjet për këto dy ndeshje.
Pjesë e listës së Panuccit është dhe një ndër futbollsitët që ka më shumë minuta në këmbë dhe po bën një performancë të jashtëzakonshme në kampionatin kroat me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni.
Në një intervistë ekskluzive dhënë për Gazetën TemA, Uzuni i cili po rikonfirmohet si një lojtar stabël i Kombëtares shqiptare foli për dy përballjet e para të kuqezinjve.
Talenti beratas u shpreh se synimi i Shqipërisë do të jetë marrja e rezultateve pozitive, pse jo dhe gjashtë pikë në këtë dy ndeshje.
Myrto Uzuni shtoi se pjesmarrja e Shqipërisë sërish në fazën e grupeve të “Euro 2020” mbetet një objektiv i të gjithë grupit.
Në fund 23-vjeçari foli dhe për eksperiencën e tij të parë jashtë vendit, tek Lokomotiva e Zagrebit ku po zhvillon një sezon fantastik.
Uzuni, jeni sërish pjesë e listës së Panuccit për dy ndeshjet e para eleminatore të Europianit. Një ftesë e merituar, Si ndiheni?
Ndihem shumë i lumtur përsa i përket sërish ftesës që më erdhi nga Kombëtarja. Isha në fushën e lojës me skuadrën e Lokomotivës duke dhënë maksimumin për ekipin duke shënuar gol dhe asistuar, ndërsa ftesa më kishte mbërritur për të qenë sërish pjesë e Shqipërisë për dy ndeshjet e kampionatit europian. Jam mjaft i lumtur për këtë fakt!
Cili do të jetë objektivi i skuadrës për këtë dy takime?
Objektivi jonë në këtë dy ndeshje të para të eleminatoreve të Europianit është që të marrin rezultate pozitive në fushën tonë përpara tifozerisë sonë. Dhe uroj që të marrin pse jo gjashtë pikë në këto dy sfida.
A është pjesmarrja në fazën e grupeve një synim për ekipin kombëtar në këtë edicion?
Normalisht që besojmë. Në futboll janë në lojë të trija rezultatet. Kemi shembuj nga “UEFA Champions League” ku ekipet më të mira u mposht ndaj dhe futbolli është i paparashikueshëm. Prandaj mendoj se të gjithë bashkë do ta arrijmë këtë qëllim.
E synoni të jeni pjesë e formacionit në këto dy duele?
Sa i përket formacionit, nuk jam unë ai që e bëj. Detyra ime kryesore është që të jap maksimumin si në fushën e lojës ashtu edhe në seancat stërvitre. Është Misteri ai që do të vendosë se kush do të luajë ose jo. Por, të jesh pjesë e Kombëtares nuk ka shumë rëndësi se kush do të luajë apo kush nuk do të luajë.
Dhe në fund, si po shkon aventura në Kroaci ku po shkëlqeni me Lokomotiven e Zagrebit?
Jam shumë i kënaqur me aventurën time këtu në Kroaci. Në çdo ndeshje që kemi pasur kam qenë pjesë e formacionit duke luajtur 90-minuta. Kam qenë autor me realizimin e golave, kam dhënë asis për shokët, kam fituar dhe penallti duke ndihmuar skuadrën.
Jam shumë i lumtur për këtë moment pasi kjo vjen fal punës sime të madhe, fal mbështetjes së prindërve të mi. unë jam ky që jam sot dhe do vazhdoj që të punoj akoma më fort pasi asnjehërë nuk duhet që të kënaqem me pak, por shikoj do të shof për më lart.
(TemA Javore)
E di si jeni ju te kombtares? Si ai miku qe i turret, futet dhe pastaj del me qafe varur e perpelitet edhe per te bere shurren. megjithate , te shohim.