Skënderbeu luan në shtëpi përballë Kukësit në takimin e vlefshëm për javën e 25 të Kategorisë Superiore.
Pas një periudhe jo të mirë, korçarët morën një barazim të rëndësishëm 2-2 ndaj Teutës në transfertë ndërkohë që sot synojnë rikthimin te fitorja që mungon prej javësh.
Sakaq, Kukësit nuk i lejohen gabime në këtë pikë të kampionatit, duke qenë se do t’i hiqte mundësinë për të rivalizuar me Partizanin për titullin kampion.
Sa i përket formacioneve, dy trajnerët nuk kanë preferuar që të eksperimentojnë dhe është Cungu ai që ka bërë ndryshim.
Rexhinaldo do të luajë nga minuta e parë duke lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Teutën, ndërkohë që në stol janë rikthyer dy të dëmtuar prej javësh. Dejvi Bregu për Skënderbeun dhe Besar Musolli për Kukësin janë dy ‘asat’ nën mëngë për trajnerët.
Goli i shenuar nga Bruno Dita.