Shorti i Champions League, hedhur në Nion të Zvicrës, ka shmangur përplasjet e favoritëve kryesorë.
Juventusi ka pasur fat, pasi do të përballet me Ajaksin, që megjithëse eleminoi Real Madrid, shihet si një kundërshtar i lehtë për italianët.
Ndërsa Barcelona do të ndeshet me Mançester Junaited.
Dy çiftet e tjera janë Liverpul-Porto dhe derbi britanik, Totenham-Siti.
Ndërkohë, gjysëmfinalet pritet të jenë të zjarrta.
Sipas shortit, fituesja e Ajaks-Juventus do të ndeshet me fituesin e Totenham-Siti, ndërsa fituesja e Liverpul-Porto do të ndeshet me fituesen e Barcelona-Junaited.
Shorti
Ajaks-Juventus
Liverpul-Porto
Totenham-Mançester Siti
Barcelona-Mançester Junaited
(TemA)