Trajneri i përfaqësueses sonë, Kristian Panuçi ka dalë në konferencën e planifikuar për shtyp, ku nuk duket aspak i qetë kur e pyet për përzgjedhjet apo dhe dëshirën e madhe për kalimin e grupit.
Panuçi ka folur për synimet, të cilat do të jenë maksimale, madje flet edhe për zgjedhjet taktike dhe skemën që mund të luajë vetëm për të marrë më të mirën nga lojtarët e grumbulluar.
“Ndryshimet?! Nga taktika nuk do ndryshojmë shumë dhe loja do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe duhet të ndryshojmë diçka duke filluar që nga Turqia. Mund të luajmë me 4-3-3 ose 5-3-2. Do të shohim”, – tha trajneri fillimisht.
Lojtarët
Në lidhje me grupin e lojtarëve të grumbulluar, italiani ka shtuar se: “Grupi i lojtarëve?! Jam i kënaqur me futbollistët që kamë. Mund të ishin të tjerë por varen edhe forma. Thirrëm edhe Cikalleshin, Ndoj e Binaku janë të dëmtuar por jam i kënaqur me grupin. Rikuperuam Abrashin, Ajetin, Grezda luajti së fundmi. Do të shohim se sa do të aktivizohen në lojë. Kemi Qosen një lojtar të ri që e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit. Pjesa tjetër janë të njëjtët”.
“Ndeshja me Uellsin?! Është një ide të luajmë ashtu por nuk është e thënë vetëm të mbrohemi. Vura re duke gabuar se sa më shumë ta hap skuadrën, aq më shumë probleme kemi”.
Mosgrumbullimi i Bares
Trajneri nuk ngurron të shfaqet edhe nervoz, madje kur e pyet edhe për ndonjë lojtar që po bën maksimumin e vet dhe nuk e ka grumbulluar, si rasti i Bares, ai nuk ngurron të përgjigjet: “Keidi Bare?! Çfarë e ke ti Baren?! Mik?! Mund të jenë lojtarë shumë të mirë që të vijnë në Kombëtare por nuk vijnë të gjithë”.
Kontigjenti
Sa i përket kontigjentit që ka në dispozicion, Panuçi ka besim se do të japin më të mirën: “Ky grup që kam luan dhe luajnë të gjithë. Problemi është se nuk kemi 30-40 lojtarë dhe këto janë zgjedhjet. Grezda është i rëndësishëm për ne dhe do të shohim si do të jetë këtë javë. Kaçe po luan këto kohë ndërsa më parë nuk ka luajtur. Ka shumë futbollistë shqiptarë në Europë që nuk luajnë dhe duhen minuta për të qenë në Kombëtare. Ky grup po luan mjaftueshëm”.
Synimet
Ndër të tjera, trajneri thotë se të gjithë duhet që të jenë me “këmbë në tokë”: “Shoh se dikush ka dalë jashtë nga realiteti i futbollit. Jemi në Grupin e katërt me Turqinë, Islandën e Francën. Nëse bëjmë mirë mund të dalim të tretë dhe me diçka speciale mund të dalim të dytë. Jam i bindur se do të dalim të dytë. Nëse nuk ndodh, largohem. Duhet të jemi të qetë dhe të përulemi. 2016 i ka bërë keq dikujt”.
Françesko Tahiraj dhe Taulant Seferi? “E kam parë Tahirajn dhe do të shohim për të ardhmen. Sa i përket Vrushajt dhe Durmishajt kishim përgjigje, por i ndryshuan dhe zgjodhën Greqinë. Për detaje të sakta se pse, mund të flasë vetëm FSHF-ja. Po e ndjekim Taulant Seferin dhe nuk ka mbaruar asgjë. Tani për tani më duhen ekspertë”.
Uzuni, Abazaj e Grezda? “Këta mund të luajnë edhe pas sulmuesit. Balliu mund të luajë para dhe Grezda të bëjë sulmuesin. Uzuni luan majtas e djathtas, nëse Balliu shkon më para del në sulm edhe Abazaj”.
Problemi i Shqipërisë? “Ajo që më shqetëson më shumë është kur vijmë këtu. Fitojmë me Turqinë, humbim me Kosovën dhe kemi shumë ulje ngritje. Kjo më shqetëson. Kur djemtë kanë zjarrin brenda, mund të bëjmë shumë gjëra të mira. Do të provojmë që të fitojmë ndeshjen. Problemi është që të zhvillojmë një futboll total dhe të jemi kompakt. Do të përpiqemi që të luajmë për më të mirën. Kemi Ismajlin dhe mendoj se do të japin më të mirën. Turqia është e fortë dhe me cilësi. Ka ndërruar trajnerin dhe si skuadër është më e mirë se ne. Duhet të jemi më të fortë për t’i mundur dhe besoj shumë te djemtë e ri”.
Porta? “Strakoshën me Berishën nuk i ngatërroj asnjëherë. Kam një dyshim akoma dhe po më kërkoni shumë. Në formacion nuk do ta gaboj. Do të shkoj të shoh edhe Keidi Baren”.
Mungesa e Çengiz Under? “E kam kontrolluar dhe është një lojtar me shumë kualitet. Është mungesë e rëndësishme për Romën dhe Turqinë. Nëse luan me 4-2-3-1, jam më i shqetësuar për të mitë dhe do të punojmë gjatë gjithë javës”.
“Mënyra e lojës dhe ndryshimet te Turqia?! Duhet të ndryshojmë sjelljen dhe të bëjmë gjërat tona. Do të ndryshojë diçka mes Turqisë dhe Andorrës. Shumë mbrojtës në listë? Do të mundohemi të dominojmë, por deri kundër Andorrës do të kemi mundësi të mendohemi”.
Nëse Gavazaj e Lilaj bëjnë punë të mirë rikthehen në Kombëtare. Po i ndjekim të gjithë që luajnë jashtë. Nuk vë baste, por vura bast më skualifikojnë.
Kur luan Kombëtarja është e rëndësishme pasi Franca, Turqia, Shqipëria, Islanda kanë qenë dhe kanë sërish dëshirë që të shkojnë në Europian. Gjithsesi të luash në Kombëtare duhet të jesh i lumtur. Në jetë nuk duhet humbur asnjë vlerë e madhe siç është mirënjohja. Dua që këtë ta kenë edhe lojtarët.
Abrashi? “Është lojtar i rëndësishëm dhe duhet të tregojë vlerat e tij. Luan në Bundesligë dhe është një mesfushor i mirë dhe na duhet një si ai që vrapon shumë dhe harxhon energji”.
Vrioni e Durmishaj? “Vrioni do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Këtë herë kam menduar të marr vetëm 2 sulmues. Durmishaj është një lojtar i mirë dhe kur Vrioni të rritet do të jetë më i rëndësishëm. Do ta shohim nëse Durmishaj do të luajë me Greqinë. Janë të respektuar ata që ikin të luajnë me një skuadër tjetër. Ka futbollistë që njëherë thonë po, njëherë jo, njëherë fikin celularin dhe thonë jemi me pushime. Këta nuk bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë thotë po ose jo. Një lojtar i vërtetë duhet që ketë bo**. Nuk po flas për asnjërin në veçanti”.
“Shkova të takoja njëherë një futbollist dhe kishte ardhur xhaxhai, daja, kryetari i Bashkisë dhe dukej sikur po takoj Mesin. Më tha kam nevojë të mendohem dhe të flas me menaxherin. Isha me një drejtues të FSHF-së dhe që atë moment i vura kryq. Jam i kënaqur me grupin. Është mirë kështu siç jemi. Do të hyjmë në ndeshje me këta që kemi. Do të shohim Sadikun si do të jetë pasi vjen nga një dëmtim. Nëse i çojmë topin në zonë, ai e nuhat se ku do të shkojë”.
Oferta nga Roma? “Ndoshta nuk më njihni mirë. Nëse do të merrja një ofertë nga Roma, një sekondë më pas do të flisja me Dukën por Roma nuk më ka kontaktuar. Nëse e kanë menduar këtë pjesë, nuk e di unë por korrektësia që kam unë për FSHF-në shkon shumë. 1 sekondë më pas do të informoja presidentin pasi respekti për mua është gjëja më e rëndësishme. Duke qenë se paguhem nga FSHF-ja nuk mund të flas me një Federatë tjetër pasi është e ulët. Jam shumë i kënaqur në Shqipëri. Nuk e di për ju, por unë po kënaqem. Më thonë se e kam kokën mermer dhe këmbëngul deri në fund dhe e ka nëna ime fajin që jam kështu”, tha Panuçi.
ku e keni gjet kte perkthyesin qe ndryshon kuptimin e gjerave qe thot trajneri me perkthimin e vet