Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e djeshme para derës së shtëpisë së tij në rrethana misterioze.
Policia po vijon ende hetimet ku ka marrë në pyetje familjarët e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, i cili u vra në 11 prill të 2017.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Bashkëshortja e tij, Vjollca Arapi akuzonte 26-vjeçarin, Jurgen Kurti si autor të ekzekutimit.
Vjollca Arapi teksa ka folur për News 24, është shprehur se vrasjen e Kurtit e ka dëgjuar në media dhe i ka ardhur shumë keq pasi ishte një djalë i ri.
Ajo i është drejtuar nënës së Jurgen Kurtit, duke i thënë se nuk ka lidhje me vrasjen djalit të saj.
“Drejtësia për bashkëshortin tim u ble me para.
Vrasjen e Jurgen Kurtit e dëgjova në media, më erdhi keq se ishte i ri.
Keqardhje për nënën e tij që i iku djali aq i ri. I drejtohem nënës së tij dhe i them; ‘skam lidhje me ngjarjen’.
Kërkova drejtësinë për bashkëshortin tim, burun, por kurrsesi vdekjen e një të riu.
3 fëmijët e mi janë jashtë shtetit, jetojnë jashtë vendit. Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim.
Prokuroria e Tiranës erdhi mbrëmë kontroll në banesën tim“, është shprehur Vjollca Arapi.(TemA)