"Putini po paguan një çmim të lartë politik për Krimenë"

19 Mars 2019, 19:47Bota TEMA

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny thotë se vendimi i Presidentit Vladimir Putin për të aneksuar Krimenë, pesë vjet më parë, ka sjellë një kosto të konsiderueshme financiare për qytetarët rusë dhe një kosto të madhe politike për vetë presidentin.

“Putini, për të konsoliduar pushtetin e tij personal, flijoi interesat e një numri të madh njerëzish”, tha Navalny për shërbimin rusisht të Zërit të Amerikës, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Rusisë.

Rusia e pushtoi Krimenë dhe e aneksoi këtë gadishull të Detit të Zi nga Ukraina në vitin 2014, pas protestave në Kiev, që çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç. Kjo shënoi pushtimin e parë me forcë të një territori në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe solli sanksione të shumta amerikane dhe të BE-së që i kanë shkaktuar mjaft dëme ekonomisë së Rusisë.

Më 18 mars 2014, dita kur Krimeja u përfshi zyrtarisht në Federatën Ruse, Presidenti Putin deklaroi në një fjalim në Kremlin: “Krimeja ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e Rusisë në zemrat dhe mendjet e njerëzve”. Gadishulli i rëndësishëm strategjik ishte territor rus deri në vitin 1954, kur u përfshi në republikën e atëhershme sovjetike të Ukrainës nga udhëheqësi Nikita Hrushov.

Zoti Putin përdori të njëjtin fjalim për të denoncuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se e kanë “mashtruar” Rusinë dhe kanë marrë vendime prapa shpinës së saj. “Kështu ndodhi me zgjerimin e NATO-s në Lindje, me vendosjen e infrastrukturës ushtarake në kufijtë tanë”, tha udhëheqësi rus. “Ata gjithmonë na thoshin të njëjtën gjë:” Epo, kjo nuk ka lidhje me ju”.

Një anketim i vitit 2015 nga qendra private Levada me bazë në Moskë, tregon se aneksimi i Krimesë e ndihmoi Putinin të rimëkëmbej nga nivelet e ulta të mbështetjes në rënie për të. Për muaj të tërë pas aneksimit, ai pati një miratim rekord prej gati 90%.

“Për disa kohë Putini e forcoi pushtetin e tij personal, por vendi pagoi një çmim mjaft të lartë, sepse ai e përdori të gjithë politikën e brendshme në favor të aventurave të politikës së jashtme, që filluan në 2014 dhe vazhdojnë edhe sot,” tha zoti Navalny, duke iu referuar aktiviteteve ushtarake ruse rreth Krimesë, përgjatë kufirit të rajonit lindor Donbas të Ukrainës, dhe në terren në Siri dhe Afrikë.

Gjatë disa udhëtimeve të bëra kohët e fundit nëpër Rusi, zoti Navalny tha se kishte takuar grupe jashtëzakonisht të larmishëm qytetarësh që shprehnin pakënaqësi ndaj Putinit, madje edhe në qytete të rangut të tretë dhe në enklava rurale që kanë qenë historikisht bastione pro-Kremlinit.

Navalny, i cili arriti të organizojë një fushatë presidenciale duke u mbështetur te njerëzit e bazës para se të ndalohej zyrtarisht të konkurronte në zgjedhjet e vitit 2018, tha se në vend që të vazhdonte të kërkonte një post politik për veten e tij, ai vendosi të përqendrohej tek “demonopolizimi” i fuqisë politike që ka mbi elektoratin partia “Rusia e Bashkuar” e Putinit.

3 komente në ““Putini po paguan një çmim të lartë politik për Krimenë””

  1. jon says:

    Pra gazeta per cudi pranon nje te vertete. Krimea deri me 1954 ishte pjese e Rusise dhe ne menyre arbitrare Hrucovi ja dhuroi Ukrahines. Gjithashtu gjat bashkimit te Krimese me Rusine su vra apo su plagos asnje njeri. Kejo eshte llogjike sespse Krimea eshte Ruse dhe kush se di eshte budalla. Por cfare eshte shume e rendesishme ketu eshte fakti se Rusia po zgjeron territorrin kombetar. Mori territoret qe i takojne me Gjeorgjine dhe do marri kudo ato territore qe i takojne. Ketu eshte nje problem kryesor. Gjat L1B dhe L2B pavesisht se u vrane miljona dhe lufterat u bene per te marre territore, kufijte mbeten pothuaj te pandryshueshem. Kejo ishte e planifikuar nga elita bankare botere. Pra te 2 anet ne konflikte te rraskapiten dhe te mos fitojne asgje. Por fitojne cdo gje bankaret qe investojne per rindertimin. Pra kur bertasin dita me dite se Putin eshte diktator, bertasin se Putin po u prish planet me gjigate te elites. Zgjerohet pa pjesemarrjen e bankareve. Nqs se je diktator por je ne krah te elites ske asnje problem. Imagjino sot Arabine Saudite apo I$rahellin. I&rahelli ben perjashtim te madh sepse por zgjerohet duke vrare e prere. Izrahelli eshte ne dore te elites apo me sakte eshte elita kriminale, dora vete. Shqiperia gjithashtu ishte ne pozite shume te favoreshme me pavaresin e Kosoves. Por edhe ate moment shume te rendesishem historik ne e humbem. Sa per Navalnin, te gjitha faktet tregoje se ky mund te jete mik i Putin apo sic quhet opozite e kontrolluar. Por elita nga deshperimi, cdo rus qe flet kundra Putin menjehere do ta perqafoje. Te humbur me shume.

  2. abc says:

    Pushtimi i pare me forcen e NATO-s dhe SHBA-s dhe ndryshimi i pare i kufinjve pas L2B ishte ne Kosov dhe pastaj vijoj Krimeja (kjo per te mos harruar dhe bere sallat historin).

  3. Kapedani says:

    O Jon nuk eshte e vertete qe nuk ka viktima, lufta vazhdon akoma dhe Jane me mijra te vraret.Rusia morri Krimene si vend strategjik nderkohe ne pjesen aziatike territore te shumta po popullohen me kineze,mongole dhe nga banore te ish republikave te dikurshme te URSS,popullate myslumane ne me te shumten e rasteve.Putini harron nje gje qe diktatoret nje fund kane ,ai thjesht po e vonon ketë fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje