"Fox News" zbulon prapaskenat: Pse presidenti Trump ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri

20 Mars 2019, 10:06Politika TEMA
"Fox News" zbulon prapaskenat: Pse presidenti Trump ktheu mbrapsht

Kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore e SHBA në Tiranë, është kthyer mbrapsht prej presidentit Donald Trump.

Edhe pse lajmi u konfirmua nga Komisioni i Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, në atë kohë nuk ishte e qartë arsyeja e kësaj tërheqjeje.

Së fundmi, media amerikane ‘Fox News’ ka zbardhur detajet nga ky vendim.

“Fox News” sqaron se shkak për tërheqjen e të nominuarës për ambasadore në Shqipëri, ishte fakti se ajo ka bashkëpunuar me spiunin anglez që hartoi dosjen false për presidentin Trump, si dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

Kavalec ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi, dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.

“Fox News”, duke iu referuar një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të Lartë, thotë se Kavalec kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me ish-spiunin britanik Christopher Steele.

Steele njihet si hartuesi i dosjes false per Trump dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

“Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por presidenti tërhoqi nominimin e saj,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas “Fox News”, provë e bashkëpunimit mes Kavalec dhe Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, janë edhe disa emaile, që zbulojnë se ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

Megjithatë, faqja e internetit të Departamentit të Shtetit vazhdon ta tregojë Kavalec si kandidate.

Kavalec njihet si punonjëse e Departamentit të Shtetit dhe ka punuar për sekretaren e shtetit Victoria Nuland.

Gjithashtu, ajo ishte përkrahëse e ish presidentit Barack Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.(TemA)

2 komente në ““Fox News” zbulon prapaskenat: Pse presidenti Trump ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri”

  1. Kalec Dega says:

    Sa mire se kjo do ishte jo kinezja e Ambasades Amerikane.
    Shpresojme qe edhe kjo Sorosjane mos te shkeli ne token shqiptare . Ne fund te fundit cilido qe do emerohet dhe jo “nominohet “ sdo merakosen shume per demon- komunizmin shqyptar.
    Te fala nga
    Ceku i Bardhe ose LuLuArvzite e USA.

  2. foni says:

    e hoqi Sala nga lista e jo Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje