Rrëfimi rrëqethës i Lekë Frrokut: Vuaj makthet e kohës së burgut, ja takimi pas 30 vitesh me policin që na torturonte

20 Mars 2019, 09:20Politika TEMA

Fytyrat e Kristo Vangjelit, Rrapo Dhimos, Maringlen Rrapit, Thoma Janos, Mark Pëllumbit e Zef Dedës, do të mbeten përjetë në mendjen e Lekë Frrokut. Janë personazhet që i kanë bërë shumë keq në jetën e tij. I kanë bërë aq keq, sa edhe sot pas rreth 50 vitesh, do të pranonte më parë pushkatimin, se sa të binte edhe një herë në dorën e tyre.

Në 4 shtator 1976, Lekë Frroku e pa veten me duar ndër pranga. Ishte vetëm 23 vjeç. Pak momente pas arrestimit, në degën e brendshme të Krujës, hetuesi i thyen dorën. Pak orë më pas, nga torturat dhe rrahjet me mjete të forta, i thyen dy brinjë e në fund, i rithyen dorën që i kishte thyer pak orë më parë. Akuzohej për “përgatitje për arratisje”, por edhe se ndiqte muzikën italiane.

Lekën e pritën në hetuesi, Kristo Vangjeli hetues i Ministrisë së Brendshme; Rrapo Dhimo, hetues i Ministrisë së Brendshme, Maringlen Rrapi, Thoma Jano, të hetuesisë së Krujës. “Kur më arrestuan, gjëja e parë që kanë bërë në hetuesi, është që më thyen dorën me hekura gjermane. Siç e sheh (tregon dorën), dhe sot e kësaj dite, nuk e kam në rregull. Pastaj, duke më shkelur polici, më thyen dy brinjë. Por asgjë nuk ishte thyerja e dorës dhe e brinjëve, krahasuar me rithyerjen e tyre. Dmth, kur e dinte që i ke të thyera, hetuesi t’i thyente për së dyti. Bile, edhe për së treti. Dorën e thyer, nga enjtja, nuk e zinin hekurat; atëherë ai i zbërthente komplet dhe pastaj i fuste nga lart. Kjo ishte vdekje. Po të më thoshin sot “Pranoji gjithëçfarë të themi, dhe do të pushkatohesh”, ose “Prano torturat, por mos prano akuzat”, automatikisht do të kisha thënë: “I pranoj të gjitha dhe më pushkatoni”. Sepse ato tortura, nuk mund t’i duroj më. Durohen kur je i ri me sa duket, saqë sot habitem edhe vetë”, rrëfen Leka në një intervistë për ”Zërat e Kujtesës”.

Gjyqi i Lekë Frrokut kishte zgjatur tri ditë e më pas. Ai u dënua me 17 vjet burg, me akuzën për arratisje dhe atë të shafaqjeve të huaja. Pas gjyqit, ai u dërgua në burgun e Spaçit. Pas afër 5 vitesh në Spaç, Leka u transferua në burgun e Ballshit, për t’u kthyer sërish në burgun e Qafë Barit, në vitin 1982.

“Në Qafë Bari kam përjetuar edhe përvojat më rrënqethëse. Na hipën në autobus, nuk e dinim se ku po na çonin. Arritëm në Qafë Bari. Drejtor burgu kemi pasur Edmond Cajën, i cili më vonë, u bë nën-kolonel në Ministrinë e Brendshme. Punonim si kafshë, por isha i ri atë kohë… Një minator duhej të bënte një front me bira, me martel. Po të mos i bëje, të fusnin në birucë. Në birucë të mbanin një muaj. Batanijet t’i linin vetëm nga ora 10:00 e darkës deri në 5:00 të mëngjesit. Në ora 5:00 të vinin e t’i merrnin dhe do të duhej të rrije në dysheme. 70 cm e gjerë dhe 170 e gjatë. Në atë birucë, fusnin nganjëherë deri nëntë vetë njëherazi. Stivë, mbi njëri-tjetrin si thasë çimentoje. Kishte vend vetëm për t’u mbështetur te njëri-tjetri, s’kishte vend për t’u shtrirë. Gjatë gjithë ditës, vetëm në çimento. Të linin vetëm 3 cigare në ditë: një në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë. Duhanin tonë sigurisht, por komanda ta ndizte vetëm tri herë në ditë.

Revolta e Qafë Barit

Revolta ndodhi në 22 maj 1974. Unë kam pasur një polic roje në punë, që quhej Kujtim Karaj. Ishte dibran dhe një nga policët më të mirë. Pas revoltës, e çuan roje biruce në hetuesinë e Pukës, ku kishin çuar edhe të burgosurit e Revoltës së Qafë Barit, dhe prej tij mora vesh gjithçka që u bënë të burgosurve. Pra, bëhet fjalë kur arrestuan Tom Ndojën, Sokol Zef Sokolin, Lazër Shkëmbin, Bajram Vuthin e të gjithë të tjerët. Ai tregoi se si Toma, ngaqë i kishin lënë pa ushqim dhe pa ujë për katër ditë rresht, “ka rrëmbyer kovën ku shtrydhej lecka e dyshemesë dhe i ka pirë ujin.” Ai më tha se Tomës i kishin nxjerrë njërin sy. Sokol Sokolit i kishin nxjerrë njërin sy dhe shpatullën. Të tilla pasoja mizore pati revolta e Qafë Barit.

Aq të rënda kanë qenë torturat, saqë Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli e kanë pritur pushkatimin duke thënë: “Aman na pushkatoni! Mos na torturoni më.” Sandër Sokolin e këputi polici në shpinë. Ndodhi kështu: iu vërsulën dy policë; njëri e kapi Sandrin te koka dhe tjetri te këmbët, dhe e thyen në mes. Pra, i thyen shtyllën kurrizore. E lanë vdekur në vend. Nuk i dihet as varri se ku e ka. Eshtrat e Tomës e të Sokolit janë gjetur, kurse të Sandrit jo. Kjo ka qenë ngjarja më rrënqethëse e të gjitha viteve të mia të burgut.

Si filloi revolta?

Ndue Pisha nuk bëri normën në minierë. E morën policët dhe e lidhën. Ky, ashtu siç ishte, megjithë hekura, erdhi dhe u fut në kamp. Shokët e tij që ishin nga Tropoja, Lekbibaj a Shkodra, e rrethuan dhe nuk e lanë policinë ta merrte. Ky është momenti kur nisi revolta. I kemi nxjerrë policët dhe oficerët jashtë dhe për 12 orë, kemi qenë pothuajse të lirë. Pas kësaj, ka ardhur me helikopter një i Ministrisë së Brendshme, Agron Tafa besoj se quhej. Ai dha urdhër që për dhjetë minuta, të dorëzohen ata që kanë emrin në listë, “përndryshe, do të hapim zjarr në gjithë kampin!” Dhe që të mos ndodhte kjo, për të mbrojtur të tjerët, kush kishte emrin në listë u dorëzua. Pra, ndryshe nga revolta e Spaçit, kjo qe krejt spontane dhe zgjati vetëm një ditë. Pastaj vinte Edmond Caja në kamp dhe kapte njërin prej nesh, psh Ramiz Memçen që ishte shkrodran dhe shoku im, dhe jepte urdhër: ”Rriheni!”. Policët, ndërkohë që e rrihnin, pyesnin njëri-tjetrin se çfarë ka bërë, pse po e rrihnin. Nuk e dinin as ata vetë se pse po e rrihnin. Dmth, krejt kot, për të krijuar terror.

Një ngjarje tjetër nga Qafë Bari: na zhvishnin në mes e sipër lakuriq, për të na kontrolluar. Kjo punë si dimër, si verë, po njëlloj. Dhe e bukura ishte, se polici, edhe pse unë isha lakuriq, më kontrollonte me duar, a thua se kisha fshehur gjë nën lëkurë. “Ore, – i thashë, jam lakuriq!” Dhe polici i nxehur më tha: “Ju jeni armiq! Ju e futni dinamitin edhe në trup dhe e lëshoni kundër nesh!”

Kam 24 vjet që kam dalë nga burgu, dhe e dini se çfarë ndodh me mua? Ditën jam i lirë, kurse natën vazhdoj të jem akoma në burg, sepse vuaj nga makthet e kohës së burgut. Pra, në një farë mënyre, vazhdoj të jem akoma në burg. Në ëndërr jam o në Spaç, o në Ballsh, o në Qafë Bari. Dhe nuk kalojnë dy netë rresht pa m’u shfaqur një ëndërr e tillë: sikur shkoj në zyrën teknike edhe pyes se edhe sa vjet burg më kanë ngelur. Herë më thonë edhe katër vjet, e herë më thonë edhe dy vjet.

Një dajë të gruas sime, Dodë Gegë Bajraktari quhej, e kisha në burg. Ishte prej Manatie. Kur ndodhi revolta në Qafë Barit, Konstandin Gjordenit i gjuajti policia dhe i ngeci plumbi në sup. Doda e mjekoi. Pas

revoltës, Dodën e futën në birucë ngaqë mjekoi Kostandinin. Kur ka dalë, ju betohem se ato pantallonat e kuqërremta të burgut nuk i hiqeshin dhe jam detyruar t’ia pres me gërshërë, bashkë me benevrekët e pambukut që mbante nën to, sepse i kishin ngjitur në mish prej gjakut. Aq fort e kishin torturuar. Mbaj mend Dodën që më tha: “Më janë dhimbsur policët, se po u shkonin djersët çurg duke më rrahur.”

Burgu i Ballshit…

Në Ballsh nuk punohej. Na jepnin 600 gramë bukë dhe gjellën që ishte ujë. Më ka ndodhur që kam gjetur krimbin në spinaq, të zier në të, dhe kur më ra në pjatë, ndava krimbin veçmas, dhe hëngra spinaqin. Por në Ballsh ka pasur dhjetëra që kanë vdekur nga uria. Po të mos kishe ndihma nga shtëpia, ishe i marrë fund.

Një kushëriri im, Nikollë Zefgjoni, në burg thoshte: “Zotit nuk i dua tjetër, vetëm të më nxjerrin e të ha jonxhë e të mbush barkun.” Aq e madhe ishte uria. Kur shkova në Ballsh, Nikollën e gjeta atje. Unë nuk isha mësuar me uri, por atje kuptova se uria ndahet në tri faza: uria, zia, dhe babëzitja. Unë kisha marrë ushqime me bollëk nga Spaçi dhe i thashë Nikollës: “O Nikollë, po ziejmë nja gjysmë kile makarona!” “Çfarë me i ba?! Me i fut në vesh? Nuk më dalin.” – tha Nikolla. “Por po ziejmë një kile atëherë.” – i thashë. “Nuk më dalin,” – tha. Si përfundim ziem dy kile makarona me një litër vaj ulliri në një tenxhere tetëkilëshe. Unë hëngra dy garuzhda ndoshta, kurse pjesën tjetër e hëngri ai. Ju betohem se nuk la më shumë se tri gisht makarona në fund të tenxheres. Bile edhe kur u kthyem nga apeli, e pashë të shkonte prapë te tenxherja. Pas disa ditësh, kur u ngop, nuk mund të hante më shumë se një garuzhdë a dy.

Persekutimi i familjes

Baba më vdiq në vitin 1985, kur unë ndodhesha në burg. Vetëm 13 njerëz i shkuan në varrim. Baba e kishte bërë vetë varrin, dy vjet para se të vdiste; e dinte se unë nuk do të lirohesha sa kohë ai të ishte gjallë. Dhe kur vdiq, shkuan për të porositur arkivolin, dhe kryetari i kooperativës iu është përgjigjur: “Do të shkojmë të presim plepin, do ta sharrojmë, dhe do ta lëmë të thahet.” Pra një punë që donte shtatë a tetë ditë. Shkurt, as arkivol nuk i dhanë. E dyta: Sigurimi i Shtetit regjistronte emrin e gjithkujt që guxonte të vinte në mort. Njerëzit kishin frikë, ndaj edhe shkuan vetëm 13 vetë në varrimin e babës. Kurse para dhjetë vjetësh, në varrimin e nënës, më erdhën 500 vetë.

400 vetë në burg për Çelentanon

Një pjesë e akuzës ndaj meje ishte edhe pse kisha dëgjuar Çelentanon. Janë 400 vetë që janë dënuar në atë kohë me burg, vetëm pse kishin dëgjuar Çelentanon në Shqipëri. Pas vitit 1990 madje kanë krijuar dhe një shoqatë. Kishte raste kur mundeshim të shihnim në televiziorin e dhomës së kulturës ndonjë stacion ialian. Një herë na zuri polici duke parë Celentano-n, Morandi-n e të tjerët, na futi në birucë. “Bëjmë grevë urie,” – i thashë Sherifi Merdanit, sepse po të ishe në birucë e të kishe shpallur grevë urie, nuk të rrihnin, sepse komanda njoftonte me shkrim Ministrinë e Brendshme se “filani dhe filani janë në grevë urie”. Pra, nuk na rrihte kush.

Sa erdhi polici për të sjellë ushqimin, unë i thashë: ”Jam në grevë urie!”. Por Sherifi nuk qe dakord; donte të hante. Unë u përpoqa edhe njëherë dhe i thashë: “Shpall more grevën, se të rrahin!” Ai nuk ndërroi mendje. Në rregull. Hëngri mëngjesin dhe hëpërhë nuk e prekën me dorë. Po kështu edhe drekën. Por në darkë erdhën dhe e rrahën me sa fuqi që kishin. E rrahën me dru stufe. Dhe po ta shihni me kujdes Sherifin sot, ka tre fraktura në kockën e ballit, në tre anë të ndryshme. Këto shenja janë pikërisht prej kësaj rrahjeje për të cilën po ju tregoj. Pastaj e morën dhe e çuan në infermieri dhe nuk e kthyen më në birucë, por frakturat i mbetën. Aq e rëndë qe, sa Sherifi thoshte: ”Unë as kur të lirohem, nuk do t’i dëgjoj më ato këngë!”

Takimi pas 30 vitesh me policin mizor

Nikollë Uka, ishte polici që e këputi në shpinë Sandër Sokolin. Plus që rrahu edhe të tjerët. Për Nikollë Ukën kisha dëgjuar që kishte një goxha klub në Dardhë të Pukës. Ka qenë viti 1996, kur shkova në klubin e tij, i shoqëruar me dy njerëz të tjerë. Pasi biseduam dhe i tregova këtyre dy shoqëruesve se kush ishte i zoti i lokalit, ata më thanë: “A mund t’ia thuash përballë, sy ndër sy?” “Po” – i thashë. Klubi ishte i madh, dykatësh. Hymë brenda. Për fat, atë çast, u ndal një autobus i Shkodrës dhe pasagjerët u ndalën për të pirë ndonjë kafe a ndonjë gjë në lokal. Kur na solli birrat, Nikolla më pa dhe u hodh: “Lekë, jemi shokë, dashamirë..!”

“Kur u bëre shoku im ti?! Ty të ka pjellë Nexhmija prej hundësh.” – i thashë. Ndërkohë po më dëgjonin gjithë pasagjerët e autobusit. Të them të drejtën, edhe frikë pata, se në mos ai, ndonjë shok i veti, mund të vinte dhe t’ma këpuste me levë kokës.

“Ti ke këputur Sandër Sokolin në kurriz. I ke marrë jetën. Ke rrahur me qindra të burgosur. Ti duhesh vrarë; s’e meriton të jetosh!” – i thashë pastaj. Ai s’foli. Deshi të na ofronte birra, por unë nuk pranova në asnjë mënyrë dhe u ngrita e dola.

Marrë nga cikli “Zërat e Kujtesës”, me autorë Luljeta Lleshanaku dhe Agron Tufa

12 komente në “Rrëfimi rrëqethës i Lekë Frrokut: Vuaj makthet e kohës së burgut, ja takimi pas 30 vitesh me policin që na torturonte”

  1. Petrit says:

    Dhe me e keqja eshte se bijtë e ketyre kriminelëve jane sot ne pushtet.
    Keta njerez duhen zhdukun nga faqja e dheut deri ne brezin e shtattë.

    1. edi says:

      Petrit, te keqen e madhe, luften brenda nesh na e futi serbi si ide. Atyre qe ishin ne pushtet u pelqeu shume fatkeqesisht dhe u krijua e keqja lufte e klasave, ku te gjithe intelektualet e shkollaur jashte u denuan e pushkatuan. Fatkeqesi per kombin.

      Gjithsesi, une nuk jam per ate qe ti thua. Nuk duhet te tregojme te njejten ane te keqe, qe njeriu e ka ne vetvete sa here qe nuk ka ligj, apo edhe me keq kur ligji ia njeh ate ane te erret njeriut qe ta manifestoje, si ne rastin e komunizmit. Ajo qe kemi nevoje si komb eshte uniteti perkundrejt nje te keqeje shume me te madhe – armiqve te kombit. Te percare, ja keshtu na do serbi, edhe greku, edhe maqedonasi, turku, etj.

      Jam shume dakord qe asgje nu keshte bere per rehabilitiin moral te ish te perndjekurve, madje i kane percare, i kane lene akoma me njollen e dikurshme. Kjo sespe jane po ata e bjte e tyre qe drejtojne edhe sot, si ne PS, PD, dhe LSI.

    2. Arben says:

      Petrit-do apo nuk do zotrote, bijte e ketyre krimineleve dhe bile edhe vete kriminelet jane te gjithe ne PD, duke filluar nga Sali Berisha qe bente luften e klasave ne shendetesi.
      Sander Sokoli, nje mik i babait time, ishte drejtori fabrikes se eksploziveve ne Mjekes te Elbasanit. Ai u arrestua dhe asnjehere nuk e morem vesh se perse. La mbrapa gruan dhe dy vajzat qe vuajten aq shume nen nje regjim kriminal si ai komunist.
      Sandrin e kujtoj per gojen e embel dhe miresine qe buronte nga qenia e tij. Kriminelet qe e vrane jane akoma gjalle dhe te pa denuar per ate qe kane bere.

  2. 666 says:

    O Lek kur te doli gjumi ku i kishe batanijat . Interesant eshte se kur shohim ata te burgosur asnje nuk shohìm pa sy pa duar pa kembe por marshalla shendosh si molla tane faqe kuqa mbi 75 vjeça . Po lini ato budalleqe se late nam ju jeni tuj u ba me te pabèsushem tash se atehere .

    1. Ardi says:

      Perpiquni te kini pak me teper respekt per vuajtjet e tyre. Ju me siguri keni gezuar te mirat e atij sistemi, por minimalisht ose heshtni, ose tregoni anen njerezore. Shume eshte abuzuar edhe keto 30 vite me ata qe vertet vuajten, duke i lene menjane e duke futur ne lista me qellim persona qe kryen krime ordinere, ne menyre qe ne ta percmojme perseri keta njerez. Gazetat nuk pushojne me gjoja shperblime per ish te perndjekur, por situata ehste krejt ndryshe. Mos harro qe jane shqiptare dhe ne ato vite donin te degjonin Celentanon, KAQ, asgje me shume.

      1. moni says:

        Po, kurse sot shqiptaret po vriten per nje karikues celulari dhe kokat e drejtesise jane gati te lirojne nga burgu Dritan Dajtin…. Gjykoje vete se cili sistem ishte me i keq a me i mire…

        1. ELIOT says:

          MONI KJO ESHTE KULTURA QE LA ENVERI DHE KATNARET KOMUNISTA .. KJO ESHTE FRUTI QE MBOLLEN COBANET KOMUNISTA … NE EUROPE STE VRASIN PER NJE CELULAR ..SE KAPITALIZMII I CIVILIZOI QYTETARET JO SI ENVERI QE EDHE NJE BICEKLETE SJA LA TI BLININ SHQIPTARET …..E KUPTON SE QENKE DEBILE …TA BEJ ME VIZATIME PO TE DUASH CUN SPIUNI ..UUUUU COPE KATNARI …PARA DISA DITESH GJETA NJE TELEFON QE BENTE 100 EUROS ….. DHE JA DHASHE PERSONIN QE E KISHTE HUMBUR …. SE ..SKAM NEVOJE PER 100 EUROS ..DHE KULTURA QE ME DHANE PRINDERIT SMA LEJONTE TE MBAJA PER VETE ……. MERCI TETE DE BITE

  3. Zagali says:

    Nje behet njeqind. Mund te kete ndonje veprim konkret ne kete mes,por jo kaq sa tregohet,me tortura ç’njerezore.Na ate kohe kishte nje rregullore te posaçme per te burgosurit dhe me ligj ishte e ndaluar tortura.Por sot me qe nuk e di njeri te verteten e asj kohe bejne zmadhime.Ne ate kohe nuk te denonte njeri kot.Ai qe shkelta ligjin do denohej.Kete rregull e ka ç’do shtet apo qeveri ne te gjithe boten.

  4. Kazaku says:

    Atehere te “rrifshin” n burg.
    Dot t rrafin e t vrasin n mes t dites me diell bulevardit ne kto koh te arta demolirije..
    N demolirin amerikane t bejn torturen e ujit.
    N demokracin greke t vrasin policat dhe t fusin edhe shkopin n byth qr ta kesh per knaqdi n boten tjeter.
    Kudo neper perendim vejn dor,sidomos policat civil kur t arrestojn sidomos n moment t par.
    N Itali,n Gjermani Franc Zvicer…
    N spanj e portugali huri esht kultur policore.
    …sepse huri ka dal nga perendija
    Tha Rroçko Qiuqia.
    Ke bashkija

  5. Sal demokrati says:

    Rrejn per me mor pare kta burgaxhinjt.
    Po t ishin burgjet e tmerrshme atehere,s do ishte bo ish i denumi me 28 vjet burg kryetar parlamenti,se do ishte cmen n burg.pjeter Arbnori.madje boni edhe fmi kur u plak.
    Ateher n burg msohej gjuh e huj.
    Madje ky paka pa edhe TV italjan qe ne n tiron i kishim t myllme dhe kishte zhurmus per Jugosllavin.

  6. katarakti says:

    Keta njerz qe u denuan per nje fjale goje, ne baze te nenit 55 te agjitacionit dhe propagandes, qe u denuan se nuk donin Enverin dhe komunizmin, duhet te kishin marre hak kur dolen nga burgu. Duhet t’i kishin vrare persekutoret dhe xhelatet e tyre. Rasti u erdhi gjate vitit 1997 kur u be katrahura ne Shqiperi, kur s’e merrte vesh i pari te dytin. Nuk e di, por kam bindjen se po te me kishte ngjare mua nje fatkeqesi e tille nuk do rrinja pa i vrare nja 3 veta, duke perfishre polic, prokuror apo drejtor burgu. Nuk e kuptoj se perse keta te denuar te ndergjegjes nuk moren hak!

  7. lek dukagjini says:

    Çfaj te ka Nxhmija mer mik ty t’ka rraf Uka. Ti kot ke shku me e taku Uken kur s’ke pas n’men me e mor hakuun e dajakut . Gabim ato qe te kan provoku takimin . Apo dojshin me pa gallat. Ti Lek ai Uke e ato te tjeret sehir. Mo mir mos e kallxo fare ket histori se nuk ke dal i nerum as me kanun e burrni as me ligj shteti p.sh. ta hudhshe n’gjygj per persekutim Kurse Uka m’terezi muhetin ka bo ne gallat ka thon jemi shoke. I ike thon Ukes “ti duhesh vra” po pra po kush ta vrasi se? Ti jo iher. Nven qi ‘kishte fryk Uka prej teje po thu qi paske pas fryk ti prej Ukes . Mir t’ka thon Sherifi mo mir me e harru ato kong si n’burg ene jasht burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje