Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorit Bernd Borchardt, është vënë në qendër të sulmeve të PD-LSI, pasi një intervistë dhënë ditën e sotme, në të cilën shprehej se në një vend demokratik, opozita merr pjesë në zgjedhje, nuk i bojkoton ato.
Ne po e sjellim të plotë prononcim e ambasadorit, që tërboi PD-LSI, të cilat e sulmuan ashpër atë, deri në atë pikë, sa thanë se nuk di se çfarë flet dhe se është i pabesueshëm.
Pyetje: Z. zmbasador, është djegur afati dhe opozita nuk i ka çuar anëtarët për KZAZ. A është një hap ky drejt bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës dhe a keni komunikime me liderët e opozitës? Keni bërë dje një thirrje. A ka pasur ndonjë reagim?
Ambasadori Borchardt: Ne u kemi bërë thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, gjë që është një proces normal në një sistem demokratik. Lidhur me mosregjistrimin, dje u kemi bërë një thirrje partive që të dorëzojnë kandidaturat e tyre për anëtarë.
Pyetje: Z. zmbasador, dje kryetari i grupit socialist Taulant Balla tha që për reformën zgjedhore do të nisim diskutimet me deputetë të rinj. A është kjo mënyra e duhur për të miratuar reformën zgjedhore?
Ambasadori Borchardt: Ligjërisht, po. Pastaj, sikurse e kam thënë më parë, a është ky një vendim i pjekur politikisht, kjo është çështje tjetër. Ne nxisim dialogun e vazhdueshëm lidhur me reformën zgjedhore.
Pyetje: Nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, a do t’i njohë OSBE-ja këto zgjedhje si të ligjshme?
Ambasadori Borchardt: Kjo varet nga mënyra se si zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve tanë. Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Në përgjithësi, mund të them se ne, pikësëpari, i shkurajojmë bojkotet e zgjedhjeve. Për shumë kohë, Shqipëria ka qenë shtyllë e stabilitetit në rajon. Tani, shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë.
Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Një nga arsyet është sepse ndez fitilin që i vë flakën sistemit të demokracisë parlamentare. Pyetja e radhës do të ishte: kur do ta kemi sërish atë parlamentin që e ka mandatin për katër vjet dhe e bën të plotë? Kësaj radhe, politikanët pas dy vitesh patën idenë të digjnin mandatet e tyre. Radhës tjetër, ata mund të gjejnë argumente për ta bërë këtë pas tetë muajsh, dhjetë muajsh apo një viti.
Ky do të ishte, gjithashtu, edhe një shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini që në disa shtete ka opozita që bojkotojnë parlamentin. Një gjë e tillë nuk mund të funksionojë. Ky nuk është thelbi i demokracisë parlamentare.(TemA)
OSBE?!
Keta jane vertet “ objektive” , lol…
Keta jane krimba qe shfrytezojne cdo pushtet ne kete vend pa zot,per rroga,dieta te fryra dhe tendera (seksere).
eshte njesoj e paprecedete qe parti e institucione europiane ulen e bisedojne ne nje tryeze me dy parti familjare nga me te korruptuarat ne bote te cilat sapo kane shkelur me te dyja kembet parimet e reprezentacionit demokratik.
perse nuk u thote troç ky zotnia qe neve europianet, me demek demokrate, legale dhe institucionale, flasim vetem me reprezentante legale te demokracise, por vazhdon ti mbeshtese si pa kuptuar?
labi boll na cave menderen ,dhe hallall ti kene vetem te hiqet kolera kuptove kolera.
Mos more Labi, ç’na bere?
Me duket sikur jam kthyer mbrapsht ne vitet 1970′, kur Enver Hoxha “derrmonte” imperialister euro-amerikane.
Nuk ma merrte mendja qe te ishe edhe ti Enverist. Po ti mor burre, me Saliun fle?
Deri dje thonit qe Enveri ishte burre i keq, ndersa sot na dilka qe ishte burre i mire. Ndajeni mendjen, a ishte burre i mire, apo i keq.
po luli rruga durres kukes, po luli 21 janari, po luli kryetar bashkie me vota te vjedhura, po luli me pallatin e vjerrit ne vlore 14 milion euro, nuk eshte nje krimb qe cfar nuk i ka bere shtetit shqiptar.
Luli thote jan vjedhur zgjedhjet,, e ka then OSBE, tani OSBE ja dhjet lulit i thot mos bej si moracak. Gjeje tani è para apo e dyta. Presidenti thot dy hapa mbrapa Edi, dhe nje hap para monika njelloj si tango argjentinase, enveri thoshte asnje shqiptar mos dal nga shqiperia dhe luli tani ka te njejtin mendim. Populli shqiptar duhet te ket kapister ne qaf sepse hajdutet e vjedhin kollaj ne emer te demokracis.