Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë nesër më 20 mars dhënien e mandateve për deputetë të tre kandidatëve nga lista e LSI ndërsa do të shpallë formalisht të pazgjedhshëm për shkak se nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit 14 kandidatë demokratë dhe 4 të LSI. Tre deputetë të rinj të LSI pritet të marrin mandatin.
Vendimet e së mërkurës përbëjnë edhe raundin e dytë të ofertave për mandat deputeti nga ana e KQZ për plotësimin e vakancave të krijuara nga dorëheqja në masë e deputetëve të opozitës në fund të muajit shkurt. Nga raundi i parë, tre kandidatë të PD dhe gjashtë të LSI pranuan mandatet.
Gjithsej 41 nga 43 deputetë të Partisë Demokratike u tërhoqën nga parlamenti dhe dorëzuan mandatet bashkë me 17 nga 18 deputetët e LSI. Nga PD vijojnë të mbeten 38 vakanca në parlament ndërsa nga LSI kanë mbetur 8 deputetë pa u zëvendësuar ende.
Dy partitë parlamentare të opozitës, PD dhe LSI, tërhoqën deputetët e tyre nga Kuvendi i Shqipërisë si pjesë e planit të tyre për të shpallur maxhorancën qeverisëse ilegjitime. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Qeveria thotë se nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe se parlamenti mund të vijojë të funksionojë edhe pa opozitën. Ajo ka bërë thirrje publike për bisedime me deputetët e rinj, të cilët janë shpallur si tradhtarë nga opozita pavarësisht se vijnë nga listat e saj, për të arritur një reformë zgjedhore. Votat e deputetëve zëvendësues mjaftojnë për të arritur kuorimin e nevojshëm prej 84 votash për të bërë ndryshime në ligjet me shumicë të cilësuar, të tilla si Kodi Zgjedhor, Kodi Civil apo Kodi Penal.
Mposhten ligjësitë e arithmetikës
Kujtim Gjuzi, banor i Tiranës, me profesion të vetëdeklaruar ekonomist biznesi, i ditëlindjes 1959, është kandidati i 19 i Partisë Demokratike në qarkun Durrës. Në vitin 2017 në këtë qark u zgjodhën 14 deputetë nga tre partitë kryesore në vend. Megjithëse i fundit në listën e një partie që në qarkun Durrës mori vetëm 4 deputetë, Gjuzi ka deklaruar publikisht se ai do ta pranojë mandatin dhe aktualisht ka shumë gjasa që kjo gjë do të ndodhë.
Aktualisht katër deputetët e PD-së së Durrësit kanë dhënë dorëheqjen ndërsa dy të tjerë, përfshirë Agron Dukën, i cili garoi te listat e PD por është kryetar i një partie aleate, janë shpallur formalisht nga KQZ të pazgjedhshëm.
Në çdo rast, duke qenë se KQZ ka detyrimin të njoftojë kandidatët pasues në listë për detyrimin e plotësimit të formularit të pastërtisë së figurës, procedurë për të cilën kandidatët kanë dhjetë ditë kohë, ezaurimi i të gjithë listës së PD-së do të kërkojë edhe së paku disa muaj deri sa t’i vijë radha Gjuzit. Në listën e kësaj partie janë ende 12 kandidatë për katër mandate deputetësh para se të vijë rradha e fundit të listës.
Situata në qarqet e tjera është e ngjashme. Partia Demokratike ka publikuar një listë me 139 emra kandidatësh, të cilët i janë bashkuar 39 deputetëve të dorëhequr. Por së paku njëri prej tyre, Alban Zeneli i Kukësit, e mori mandatin pasi e kishte refuzuar publikisht një herë.
Që nga viti 2008, kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë, ranë dakord me njëri-tjetrin dhe krijuan sistemin aktual zgjedhur, shumë kanë vrarë mendjen se çfarë kuptimi mund të ketë të garosh në vend të 19 në listën e një partie që nëse fiton 100% të zgjedhjeve, mund të marrë 14 deputetë.
Megjithatë, kjo ligjësi e arithmetikës u mposht gjatë mandatit parlamentar 2013-2017 nga ana e Partisë Socaliste në qarkun Lezhë, ku nga tetë kandidatë të saj, dy u shpallën fitues, gjashtë dhanë dorëheqjen pasi morën mandatin (përfshirë dy fituesit), ndërsa dy u tërhoqën pa e marrë mandatin.
Por është dorëheqja në masë e deputetëve demokratë ajo që mund ta thyejë edhe më tej arithmetikën elementare zgjedhore.(BIRN)
.. NUK KA KUPTIM TE BESH ZGJEDHJE TE TILLA ..! NE SHQIPERI KA KRIZE POLITIKE E CILA NE MENYRE PAQESORE ZGJIDHET ME FORMEN DEMOKRATIKE, “ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME PARLAMENTARE “..! KJO GJE REALIZOHET KUR ORGANET E DREJTESISE TE JENE TE NGREHURA, TE DEPOLITIZUARA , PLOTESISHT TE GATESHME TI SHERBEJNE KUSHTETUTES SE VENDIT , PER TE CILEN KANE BERE BETIMIN . SPASTRIMIN E ELEMENTIT KRIMINAL NGA POLITIKA E BEJNE ORGANET KOPETENTE LIGJORE . POLITIKANET SHQIPTARE TE KALOJNE TE GJITHE NE “SITEN” E DREJTESISE ..! NUK RROHET ME NE “LLUM ” ..!
Po moj zoçka e PD-LSI shkruan me kot me kapital se nuk ju pjerdh kush. Per lesh do shkoje PD-LSI dhe ju zoçkat e raja te LSI-se qe rrini gjithe diten tu pi kafe te ish blloku dhe tu planifiku si te vidhni si gjithemon se vetem ate dini. Koha juaj mbaroi, tashti do beheni kamariere shpejt e shpejt se PD-LSI kane vdekur. R.I.P
Zgjedhjet do behen kur te kene daten.Ashtu i bije qe sa here ti ngrefet nje partie te kerkoj zgjedhje te parakoheshme me djeg’jen e mandateve te behet çorap puna.
Perse te behen zgjedhje,te dorhiqet Rama.kjo eshte e lehte thoni ju.po perse nuk perdorni anen tjeter qe opozita mos ta beje kete kerkese e ka shume lehte.keni mbetur vetem duke mbeshtwtur opziten per cfardo qe kerkon ajo thoni ti plotesohet kerkesa.le te thyejne qafen drejtuesit e opozites,cfare demi bejne?
Moj Ivoni je vonë ti që smendon per Shqipëri por vetëm për tenden parti që drejton krimineli SALI. Kush do ti bashkojë shqiptarët një president kok pa lare që veç shqiptar nuk është por një hajdut me damkën. Të shkërmoqur le të jenë këto dy parti antishqiptare.
Te kishte halla koqe o mik.
Ne i kemi kriminele …
ivoni jeton ne saturn, o ivoni plehrat qe kan djegur shqiperine luli berisha mediu noka paloka ndoka e lloj lloj mbeturinash te tjera i ka ardhur fundi dhe i pret burgu, kshuqe perpara pa asnje dyshim.