Kandidati i LSI tërhiqet nga mandati i këshilltarit për të marrë atë të deputetit: Do jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi

19 Mars 2019, 11:54Politika TEMA

Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nimet Musai, është tërhiqur nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI për të pranuar mandatin e deputetit.

Ai thotë se do të japë kontribut për gjithçka që meriton vendi.

“Ne kuvend do te jem ai qe jam ne keshill. Do të jem një qytetar që do të punojë jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit. Por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë.” është shprehur Musai.

Nimet Musai ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2015 për qarkun e  Fierit.(TemA)

2 komente në “Kandidati i LSI tërhiqet nga mandati i këshilltarit për të marrë atë të deputetit: Do jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi”

  1. Taraboshi says:

    Bravo Bravo keshtu veprojne dhe duhet te veprojne te gjithe ato qe jane patriote dhe mendojne per vendin shtepite dhe femijet e tyre.Seketo te ish opozites ikane femijet jashte dhe nuk mendojne per te tjeret.Nen shembullin tuaj duhet te ecin edhete tjere qe e ndjejne vetenpatriote.Respekte.

  2. Muli says:

    Këta do i marrin të gjithë mandatet, se kanë paguar lekët familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje