Nga Ben Andoni
Caku ku ka mbërritur Lëvizja Socialiste për Integrim duket i pakthim. Të paktën përkohësisht. Me drejtimin e kryetares aktuale, Monika Kryemadhi, një politikane e vjetër e demokracisë, shikohet qartë se LSI-ja më shumë bën përpjekje të evidentohet mbi PD-në, partinë kryesore në opozitë dhe formacionin rreth të cilës mblidhet i gjithë grupi i partive opozitare, sesa të rishfaqë cilësitë më të mira të së Majtës.
Ndërsa qëndrimi i paraardhësit, Ilir Meta, njëkohësisht themeluesit të LSI-së dhe bashkëshortit të saj ka qenë më i afërt dhe më konform me PD-në për shkak të mungesës të shumë rregullave të lojës, një element që i përkon atij dhe lojës politike të Demokratëve, me PS-në lidhja dhe ndarja me të ka qenë gjithnjë e dhimbshme dhe në fund me ofendime të dyanshme që e vërtetojnë postulatin se ndarjet brenda llojit janë më të hidhurat.
Interesante është se megjithëse të dy partitë kanë gjëra shumë të përbashkëta, Kryemadhi në sintaksën e saj anatemon rrënjët e PS-së, që i lidh me trashëgiminë e PPSH-së, një fakt që e bën të hidhur idenë sesa larg mund të arrijnë të jenë të dy partitë. Edhe PS-ja ka qenë e pamëshirë me LSI-në në ndarje, ku kjo e fundit ka bashkëpunuar me PD-në. Urrejtja ndaj këtij formacioni, që e lidhin shumë me pragmatizmin e vogël, është një sens që ka kaluar shumë çdo parashikim, mbase dhe prej performancës makute të disa prej përfaqësuesve të saj.
Ndarjen e të Majtës duket se e kaloi në bashkëpunimin e tij të madh, Ilir Meta, që me këtë akt solli në fuqi Edi Ramën si kryeministër, kur u shkëput nga qeverisja e z.Berisha. Ishte shkëputja që i dha fund qeverisjes së PD-së dhe arrogancës skajore të z.Berisha, që në fund të mandatit e mbushi me plot artikulime pa sens. LSI-ja mblodhi të gjithë vrerin e demokratëve që e quajtën besëthyer dhe interesazhie të rëndomtë, por Ilir Meta e shfrytëzoi për kurimin e imazhit të vet.
Asokohe Ilir Meta e justifikoi aktin se LSI-ja “është një parti e pjekur dhe nuk mundet kurrsesi të mbetet peng e së kaluarës dhe absolutisht nuk mundet kurrsesi të ngacmohet nga “mistrecllëqe”, të cilat u takojnë njerëzve të vegjël, të cilët jo vetëm që nuk kanë bërë ndonjëherë politikë por që as mund ta kuptojnë politikën, e cila e çon shoqërinë përpara, e cila e çon vendin përpara dhe ne jemi krenarë, si forcë politike, që kemi sjellë dhe do të sjellim risi të vazhdueshme në vendin tonë dhe në shoqërinë tonë duke përçuar vlerat më të mira evropiane”.
Fjalë të bukura por që nuk i përgjigjeshin dhe i takojnë realitetit, që njohin shqiptarët e thjeshtë për politikanët në përgjithësi dhe LSI në veçanti. Kuptohet se politikanët flasin gjithë kohën për bashkëpunime dhe ura dhe atje ku nuk duhet. “Politikanët janë njëlloj në të gjithë botën, thoshte Krushov. Ata, të gjithë, premtojnë të ndërtojnë ura dhe atje ku nuk ka lumenj”.
I tillë Ilir Meta ka mbetur dhe në këto kohë, ku edhe pse është president falë socialistëve, po përmbush një mandat që po e tregon se nuk mund ta justifikojë me pozicionin shumë problematik dhe gjërat që përmbledh statura e vet.
Rënia politike e Metës ka kohë që ka filluar dhe fatkeqësia është se goditjet po i merr tashmë me listat, ku besnikët po i largohen një e nga një autoritetit të munguar të LSI-së, por edhe me zbehjen e interesit për partinë, që etiketohet shumë familjare. Mbase, e vetmja mundësi që të rikuperohej e të mbetej sërish në piacën politike, do të ishte që para mbylljes së mandatit të rikthehej atje ku e ka vendin: në krye të LSI-së për t’i rikthyer formën grupimit të vet dhe për t’u rimbushur me kreditet që ka lënë në postet më të larta, por honorifike të protokollit të shtetit. Kuptohet, se mbase edhe në këtë rast, do duhet ta filloj nga opozita, bashkë me PD-në, që ende është e paqartë se çfarë misioni të madh ka për shqiptarët në të ardhmen e vet, ku jo shumë larg do të rikthehet në pushtet.
Ilir Meta mund ta bëj këtë sepse është njeriu që e do fuqinë, lavdinë dhe gëzimin, që të ngjall pushteti politik, e që tashmë e mban kundërshtari i tij më i madh i jetës politike Edi Rama. Vetëm se sot, riparimi i vështirë i LSI-së, ka nevojë për mëndje të shëndoshë, mbi vullnete. Qoftë edhe ai i zotit Meta, liderit të vërtetë të saj.
Foli gruas po dhe ajo sta var
Njeriu pa libreze pune
Hajdut floriri
Hajdut me bllok ne dore
Si ka mundesi ti falen ne kete menyre ketij Like hajdutit !!! I falen sepse jane paguar koke e kembe nga kjo familje mafioze
Sa te jete Monika dhe ilir Meta ne krye te LSI,nuk vjene kurre ne pushtet per arsye se te dy keta kane nje nam te keq ne popull, si hajdut te floririt.Plus qe Monika ka edhenje nam tjeter te keq, si nje femer e perdal,e pamoralsheme.Populli i urren te dy,se po sillen keq,dhe jane bere pale me nje parti fashiste siç eshte pd-ke.Koalicioni i LSI me ps do ishte me i pranueshem,i mralshem se jane te majt.por une them qe ps-te te mos pranoi kurre koalicion me LSI se eshte nje parti e interesave personale.
Foto e bukur… Jevgu panariti me shezo shimpon & company duke j’u perkul fekales s’e tyre…
hahahaha kjo foto eshte fantsstike…me mjeshteri ka kapur perkuljen kameramani…well done!
KJO FOTO DO JETE E KOHES KUR META NGRITI KULTIN E SHEN ELEONORES PER TE KRIJUAR PARTINE ME FLORIRIN E KRRABES…!!!!!!!!!!!!!!!!!
LSI eshte njelloj Detashmenti si Trupat SD te Nazisteve, Te cilet Hitleri i Pushkatoi per Korrupsionin e madh Moral dhe material.Prandaj dihet e ardhmja e tyre .Shume shpejt do te shkojne per Lesh
Analize koti! Ramen e solli ne pushtet urrejtja e krijuar per Saliun. Meta e ndjeu shpejt dhe kaloi me Ramen! Lsi eshte nje parti ordinere pa bosht dhe parime. Eshte ne ciklin vemje krimb flutur! Tashme flutura ka ngordhur. Meta perdori forcen (moniken) per te ndaluar reformen ne drejtesi. Lsi i shtoi votat duke vjedhur pasurit dhe paguar elektoratin. Mjafton vetem cel e Monikes te kontrollosh dhe del e qarte se cfare eshte Lsi! Diploma fallso,dembela anti pune, hajdut ordiner, trafikant te te gjitha llojeve, hallexhinje te poshteruar per nje punesim te mjere ne administrate.
Shkurt cikli ka perfunduar. Lexo me shume o Ben per partite politike ne Europe, te gjitha kalojne ne cikel. Po ndodh me Lsi do vazhdoje me Pd dhe me pas Ps.
Foto qe flet me shume se 10000000000000 fjale, nga bythelepirja deri ne perkulje flase, per te ardhur keq eshte vetem “doktor profesor” Panariti qe duket sikur po falet ne xhami. Kjo eshta raca me e keqe e servileve qe degjenerojne partite shqyptare,
Foto qe flet me shume se 10000000000000 fjale, nga bythelepirja deri ne perkulje false, per te ardhur keq eshte vetem “doktor profesor” Panariti qe duket sikur po falet ne xhami. Kjo eshta raca me e keqe e servileve qe degjenerojne partite shqyptare,
Hahaha me lot kam qesh, ku e keni kapur jrye moment brilant ! Panariti me Petritat Vasilat duke u “falur “para “Hoxhes se bllokut 7%”. Nikolle Lesin nuk po e shoh ne foto apo nuk ka marre avdes akoma?!
( respekte per fene ne shqiperi, po keta te lsi-se jane objekt humori e satire)
Iliri as shalet e Monikes nuk riparon me dot. Lsi eshte kthyer si fiset barbare qe jeton me gjethe fiku nga para dhe mbrapa. Ppulli nuk e shikon dot me sy as Ili kokemadhin as Monika bachellen. Amin.
LSI ka dale ne ankand me oferte .per sa i perket ringjalljessic i thote populli ajo asnje here nuk ka qene parti popullore ajo ka qene gjithemone parti shtepijajeose ndryshe kopil qe i eshte veshur nga prapapartive te tjera.
Edhe enveri të çohej nga varri
Bashkë me miladinin e Kompani
Nuk bëhet nuk ngrihet ,,,arri
Në bordellin i famshëm lsi