Dy letërporositë nga SHBA: Akuzat për pastrim parash, Basha të enjten llogari para Prokurorisë së Tiranës

18 Mars 2019, 23:00Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e enjte është thirrur në Prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimit penal që ka nisur në Shtetet e Bashkuara për dy kontratat lobuese që Partia Demokratike kishte firmosur me kompaninë “Stonington Strategies”.

Shefi i opozitës do të dalë para prokurorit të çështjes Gjergji Tako, i cili gjithashtu do të marrë në pyetje edhe ish- sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, si dhe pasardhësin e tij Gazment Bardhi.

Hetimet për këtë çështje rinisën pas dy letërporosive nga Amerika për kryedemokratin Lulzim Basha.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars 2017, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor 2017.

Ndërkohë, asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, ç’ka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave.

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të KQZ, tregon se PD pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve. (TemA)

8 komente në “Dy letërporositë nga SHBA: Akuzat për pastrim parash, Basha të enjten llogari para Prokurorisë së Tiranës”

  1. Partizani i Sheqeres says:

    Ha se do te bejme kryeprokuror vetem mbylle , kjo ka per te ndodhur

  2. marjani says:

    PER JU edhe nje here nje falenderim nga shqipetaret e thjeshte per ju I dashur ish ambasadori LU, peshkaqenet kane ngecur ne ngushtice zoti ju bekofte per patriotizmin,perkushtim,devotshmeri,besim dhe shprese ndaj njerezve te thjeshte.

  3. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Luliiiii, qndro i forte, se mke mu.
    Me mfute nliste vecse.
    Rrnofte dor kajelli !

  4. Buda says:

    Kryedemokrati LB???!!! Si mund te cilesohet me kete term gjuhesor nje spiun, hajdut, kriminel dhe nje tradhtar i popullit dhe atdheut???!!!

  5. lagja.brrakes says:

    hahahahaha
    Jeni tmerru o ripjellsa. Spo leni gur e rone me batu situaten.
    Mu do m bohesh qefi te denohesh cdo rob qe ka bo korrupsion, po sic e boni ju lufto muti kaken e rezultati perhere mut.
    Majeni men asi gjo ska me gjet Bashen se ju talleni me ket milet pranej kena ik te gjith.

  6. ME EMER says:

    E bete vendin ” bordell” ..! Si nuk ju fa “flama”..!

  7. marjani says:

    A ju besohet qe do ndodhi mrekullia,se mua JO.

  8. Fieri says:

    ÇUDIA ME E MADHE ESHTE QE NUK DIHET ORIGJINA E LEKEVE. KU MUND TI KETE GJETUR???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje