Të shtëna armësh tronditën zonën e “Tiranës së Re” pranë shkollës “Petro Nini” mbrëmjen e së hënës.
Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë, u ekzekutua.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Kurti sapo kishte zbritur nga makina dhe po kalonte trotuarin për t’i ngjitur në banesë, kur ndaj tij u qëllua dy herë duke e lënë të vdekur në vend.
Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë ku u vra i ati pak vite më parë.
Kurti është arrestuar disa herë, së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash.
Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.
Kush është Jurgen Kurti
Kurti nuk ishte personazh i panjohur. 26-vjeçari tërhiqte vazhdimisht vëmendjen e shtypit rozë, ndërsa njihej ndryshe edhe si ‘menaxheri i VIP-ave’.
Pak kohë më parë ai është përfolur se ishte në një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Xhensila Pere. Mirëpo, të dy e mohuan një lajm të tillë duke u shprehur se ishin vetëm miq.
Ndërkohë, Kurti kishte disa vite i fejuar me një modele nga Durrësi, Enxhi Ekonomi. Shpesh ai publikonte foto dhe dedikime për të fejuarën e tij. Ndërkaq, komentohej shpesh edhe për jetën e luksit.
Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash, te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh.
Jurgen Kurti është akuzuar më parë për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja i tij.
Gjithashtu Kurti është akuzuar si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqani ushqimor. Kurti ndodhej aty së bashku me të afërmit e të fejuarës së tij, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi.
26-vjeçari u lirua në të dyja rastet nga gjykata.(TemA)
KETA TRIMAT SI PUNA E KETI KESHTU PERFUNDOJN BILE KY E ZGJATI SHUME
Drejtesia i ka fajet se ajo e kishte shpall te pafajshem me heret
Shpirti i vafte ne hale ishall e ndjek Saliu sa me pare
Nuk kam menduar kurre per njeri te vdekur keq; E Meritonte, ky qen vertete e meritonte. Hallall!
Por edhe me teper ata prokurore qe e kane lene te lire.
policia as qe duhet te merret me kto rrugac le te vriten me njeri tjetrin,
Kriminelët kështu duhet të përfundojnë të vriten me njëri tjetrin sepse po i arrestoi policia ska dënim me vdekje….
vetingu po kalon po se kush kane qene keta gjykates e prokuror qe kane nje vrases serial ordiner te lire akoma se kemi marre
vesh .Shpresoj media te punoje sic duhet, kur drejtesia nuk funksionon.
Ps: Biznesmen i pavarur dhe sukseshem dqe rastesisht ekzekutoi babin per ti trasheguar pasurin ne kohe kur ne fund te fundit lekun e nxirte vet Hahahaha
Manaxheri i VIP-ave?
Nje rrot-K.ri si ky merre me mend se ca VIP-ash menaxhon.
Nje nder VIP-at e tije ishte dhe Mashtrimi.
Keqardhje per familjaret, por shoqerise nuk ka c’i duhen plera si ky!
Te nderuar te painformuar. Vrajsja ishte me bresheri automatiku me silencialtor. Per 2-3 sekonda jane gjuajtur 23 plumba. Midis automjetit qe ka qelluar ne levizje dhe trupit te viktimes ndodhej edhe nje rresht automjetesh te parkuara, gje qe veshtireson objektivin. Me pak fjale vrasesit kane funksionuar si kronometer. Po te gabonin me 1 meter nga shenjestra do te kishin bere masaker sepse lokali ngjitur ishte i tejmbushur. Pra vrasesit kane qene profesionist te nivelit shume te larte. A ka aq para bashkeshortja e nje piceri/kioske ne durres, sa te paguaje vrases te tille? Eshte e pamundur! Investigoni sic duhet te nderuar te pa informuar.
Pushofte ne paqe ne ate bote se ne kete bote nuk paska patur shume paqe.
Keshtu do pastrohet ky vend nga keta plera, koken hengeshin me njeri tjetrin sepse drejtesia fle gjume,…. Policia i kap drejtesia i liron…..
IKU DHE NJE HALE……
Kush do i “menaxhoj” vipat tani, hall i madh.
Bastard…