Presidenti i djegies së mandateve

19 Mars 2019, 19:35Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Njihet si shpikësi i frazës së famshme “me qetësi dhe dashuri”. Njihet gjithashtu si i pari president që e ka marrë postin e kryetarit të shtetit gati-gati si një angari (megjithëse në këtë pikë ka ende debate) dhe që ka nisur fushatën elektorale në favor të (ish)partisë së tij, ende pa u tharë boja e votimit në parlament si kryetar shteti. Sot, 20 muaj pasi është futur në Presidencë me votat e socialistëve, Ilir Meta është përballë një momenti përcaktues të mandatit të tij presidencial.

Gjatë një viti e gjysëm presidenti Meta është përpjekur të maskojë të gjitha aspektet atipike të presidencës së tij: që u zgjodh në mes të krizës së Çadrës, me opozitën në bulevard, që i la vendin bashkëshortes së tij, e cila nga ana e saj, do t’i jepte LSI imazhin e partisë radikale, që ja numëron “me libër shtëpie” Ramës dhe qeverisë. Pas verës së vitit 2017, Meta u përpoq të kultivojë qetësinë liturgjike të postit që mban, në mesin e një lufte politike, , të cilën ai e shihte e vazhdon ta shohë me të njëjtat kritere, interesa dhe përfitime si Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Një betejë të të gjithëve kundër Edi Ramës!

Presidenti Meta guxoi të hyjë në një luftë dekretesh ministrore me qeverinë, në shkelje kushtetuese, aty ku paraardhësi i tij nuk kishte preferuar të futej. Meta bllokoi de facto negociatat me Greqinë për detin dhe çeshtjet e tjera të mbetura hapur, si dhe nisi të kthente gjithnjë e më shpesh ligje në Kuvend, në një vazhdë veprimesh që kërkonin nga një anë të afirmonin rolin e tij në punët e shtetit dhe nga ana tjetër, që të pengonin sadopak shumicën në politikat e saj qeverisëse. Ai nuk ngurroi t’i shkruante Donal Trump një letër kritike për qeverinë shqiptare në dhjetor 2017, për shkak të votës kundër të Shqipërisë në OKB, për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, me shpresën se kështu do t’i dëmtonte edhe pak më tepër marrëdhëniet e Ramës me Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjes së Trump president i SHBA.

Ky rol prej “zjarrvënësi elegant” mbi çatinë e shtetit mund të vazhdonte gjatë si i tillë, nëse në horizont nuk do të shfaqej kriza e mandateve. Vendimi i opozitës për të dalë jashtë sistemit politik, ka futur në një krizë të heshtur, por të prekshme, edhe Presidencën e Presidentin.

I ndërgjegjshëm që pas 16 shkurtit asgjë nuk do të ishte më si më parë, Ilir Meta u mundua ta anashkalonte valën e parë të krizës së mandateve, duke hedhur mesazhe amorfe dhe duke udhëtuar gjatë jashtë vendit. Rreth tre javë ai ka qenë nëpër botë, madje deri në Kaukaz, duke u përpjekur të jetë sa më pak i pranishëm në Tiranë. E kjo për një politikan race, që ka qenë protagonist i rreshtit të parë në të gjitha andrallat politike gati 30 vjeçare të këtij vendi, është diçka krejt e pazakontë, unikale.

Meta e ndjen se boshatisja e një krahu të Kuvendit të Shqipërisë është një zhvillim që nxjerr nga guacka edhe shtetarin me lëkurën më të trashë të imagjinueshme. Do të duhet të marrë anë, ja kërkon momenti, vullneti i tij i ngushtë politik dhe situata në të cilën ndodhet opozita. Dhe duket se në orët e fundit e ka bërë publike zgjedhjen e tij, duke dalë nga ekuilibri fals. Ka vendosur të tallë të majtën “që fshihet pas ndërkombëtarëve”, si dhe të shigjetojë këta të fundit, me mesazhe që i ngjajnë si dy pika uji deklaratave të opozitës.

E gjitha kjo e ka një shpjegim dhe është e kuptueshme deri diku në rrafshin personal, pas sulmit të eurodeputetit Flekeshtajn mbi “zonjën e parë”. Një sulm që i adresohej Ilir Metës, më shumë sesa kryetares së LSI. Por përtej këtij episodi personal, pozita e Ilir Metës në krizën aktuale politike mbetet komplekse dhe e vështirë, për të gjitha arsyet e imagjinueshme që nisin me postin e kreut të shtetit, atë të ish-kryetarit të LSI, kundërshtarit të betuar të Ramës dhe të një figure që është mësuar prej dekadash të vendosë ekuilibrat mes dy partive të mëdha.

Presidenti duhej të ishte parimisht në krye të përpjekjeve për të ulur palët në dialog, por nuk e bën dot këtë rol. Ai duhej të ishte në komunikim të ngushtë me ndërkombëtarët, arbitrat historikë të krizave shqiptare, por as këtë nuk e bën dot. Ai duhej të ishte zëlartë dhe prezent në opinionin publik, për të sjellë mesazhe shtensionimi, drejtpeshimi e bashkëpunimi, por mesa duket edhe këtë gjë e ndjen se s’mund ta bëjë. Është shumë i paragjykuar dhe shumë i përfshirë në këtë krizë.

Cili është atëhere roli që kryetari i shtetit shqiptar duhet të marrë mbi vete, në momentin kur vetë shteti kalon një moment të skajshëm tensioni politik? Ja një pyetje konkrete, për të cilën presidenti Meta me gjasë e ka të vështirë të përgjigjet. Sepse megjithëse nuk e thotë, megjithëse përpiqet t’i ikë sa të mundet dhe të bëjë sikur nuk është ashtu, Ilir Meta nuk e fsheh dot se është palë në këtë mishmash. Dhe kur je palë, s’mund të jesh simbol i unitetit të kombit.

30 komente në “Presidenti i djegies së mandateve”

  1. zoga e vodices says:

    prandaj kuvendi duhet ta shkarkoj kete me plot goj.

    1. Saekam says:

      Do shkoj emigrant ne Austri me Monen tek Fatos Nano,pasi te shese vilen Gjiut te Lalezit

    2. kOMENTUESI says:

      Respekt zoti Minxhozi. E ke thare. Ky lloj presidenti duhet te shkarkohet menjehere,se Ilir Meta eshte KOLLONA E PESTE.

    3. AMY says:

      AI DUHET TE SHKOJ PAS HEKURAVE, DUHET QE PROKURORIA TE RIHAPE DOSJEN E 700 MIJE EURO KORRUPSION NE ZYRAT E SHTETIT, DHE TA COJ NE BURG KETE MASKARA, TE GJITHE DREJTORAT E TIJ JANE ME PROBLEME ME KORRUPSIONIN DHE TE PENALIZUAR, CDO TE THOTE KJO ? QE META ESHTE KRYEMAFIOZI, DHE BASHKEPUNON ME BERISHEN, DHE PER MANDATET AI DO KETE QEN DAKORT TI DJEGIN, SE MENDUAN QE DO PRISHEJ SHTETI, POR JO MOR RONXHOBONXHO I KETIJ VENDI, NUK KE AFTESI TI BASHKE ME BERISHE E KOMPANI TI BENI BALLE SHUMICES SE POPULLIT QE NUK JU DO, PO ASHTU LIGJIT, PO ASHTU NDERKOMBETAREVE, DO TE TE VIJ FUNDI MOS KIJ MERAK.

  2. Lili says:

    Qelbesira duhej te ishte ne burg, hajdut ordiner.

  3. Cuku says:

    O I nderuar Minxhoz
    Ai eshte nje fshatar tutkun dhe hajdut ,dhe nuk ja vlen te merresh ,se duke u mare me nje tutkun te tille pa dashje I jep rendesi

  4. Koba says:

    E ke qelluar me TOP.Like Bajgen .kelliren e Floririt.me duket se po vjen Ora e Larjes se hesapeve.Nuk ka Paqe per Qelbesirat e Kombit.

  5. Tir says:

    Nje analize brilante z. Minxhozi!

  6. Nokja says:

    Rama nr e nevojshem per ta hequr i ka dhe te vendos me deputetet e rinj nje njeri qe e meriton ate vend te nderuar.Meta e ka shperdoruar emrin e presidentit duke treguar qe nuk eshte politikan rrace por nje tregetar rrace

  7. ann says:

    Ky eshte nje artikull qe ezberthen skutherine e presidentit .Ka 30 vite qe luan koka mshefti.Te lumte pena z.Minxhoz.

    1. Zoti Minxhozi si per her e ka goditur ne menyren me prefekte te mundshme kete Shkrime .Ai i ka dhen c’do njerit nder ta ate qe meritojne .Ata (opozita e bashkuar bashke me presidentin dolen te humbur par a kesaj maxhorance te forte )Opozita bashke me presidentin donin ti benin varrin Rames ,por ndodhi e kunderta ,i bene varrin vetes .Per mua dhe pjesen derrmuse te Shqipetarve e meritonin kete dhe per ne eshte vone .Me mire vone se kurre .Respekte zoti Minxhozi .

  8. Flutura says:

    …jo zjarrvenes elegant, por zjarrvenes tipik oriental.
    Nuk e ka per gje zjarrvenien e vrasjen per te mbrojtur krimet e veta, vjedhjet e hapura pa ia bere syri terr, se ka shkollen e Saliut, te perbashket vjedhjen e floririt nga Skrapari ne Tirane dhe pastaj pjesen e mbetur ne Krrabe nga nxenesi i vet.
    Jane si dy vellezer siameze si per vjedhje edhe per krime te tjera te perbashketa.

  9. s.g. says:

    Nëse Rama sipas Berishës është i lidhur me krimin atëhere edhe mender presidenti Meta është i lidhur me grupe kriminale për të vrarë tjerët si qe rasti me Tomë Doshin rasti që duhet të riaktualizohet nga PS

  10. Tana says:

    Nuk kam cfare te them: E KE QARE. Te lumte dora i ke treguar e shkruar te bardhen mbi te zeze. Ky duhet te jete shtypi, te shkruaj te vertetat sado te hidhura te jene. Nje intelektusl qe e do vendin

    1. Kolona says:

      Like floriri është agjent serb e ka rekrutuar Sala me një shumë të madhe eurosh dhe një vizitë në Serbi. Ai është si mishi me thojin me Saliun, nuk dot mbi palët kriminel qe mbron kriminelet.

  11. FATMIRI says:

    O RAMA NUMRAT I KE DHE VERI TAPEN ILIRIT DHE ÇONI FATOS NANON PRESIDENT

  12. Malua says:

    Minxhoz, analize me te sakte nuk gjen. Nje pene gjithnje e admirueshme.

  13. ⚖️⚖️?? says:

    Meta , është gangrena e sistemit politik .
    Deformimi , i cili duhet të çbëhet me çdo kusht .

  14. Tami says:

    Si gjithmone z, Minxhozi na jep nje analize te sakte dhe te admirueshme te figures se presidentit, shume te perfolur ne Shqiperi. Pjesa me e madhe e njerezve jane mendje hapur ne Shqiperi, pakice jane militantet partiak, ata qe kane lidhje interesash me keto parti.
    Presidenti Meta na duket si alabak, ka humbur cdo qytetari( ndjese per fjalorin).
    Respekt dhe perulesi per analizat tuaja Z. Minxhozi!!

  15. LG says:

    Prandaj Ai ka zgjedhur të vazhdojë të bëj trike pe lesh mon_Ike.

  16. xxx says:

    Z. Meta eshre fshatar ne pamje, ne sjellje,ne mentalitet, ne gen, i mungon dukshem qytetaria.Ndihemi kokulur me kete president .E keqja e Shqiperis.

  17. REZI says:

    Fix…është palë dhe po luan rolin antishtet. Ndonjëherë më shkon mëndja se mos vetë e ka orientuar Monikën me qëllim ta nxjerrë nga politika, se si shumë i dukej se ajo është që vendos. Por ata të dy duhet të zhduken nga jeta politike, se asnjëherë nuk kanë patur rol pozitiv, që në 1998 kur Sala organizoi grushtin e shtetit kundër Nanos.
    Po mirë mor njerëz, ca të zgjuar që punojnë në presidencë, nga 80 punonjës që ka (se c’i duhen 80 veta një njeriu, se ai nuk ka as zonjën përbri, dreqi e di) nuk kanë gojë ta këshillojnë e t’i thonë se nuk po bën presidentin?
    Analizë perfekte Skënder Minxhozi.

  18. Latifi says:

    Meta ka qene dhe mbetet kanceri i Shqiperise.

  19. 01 vlora says:

    Analiz brilante bravo Skënder

  20. Shqiptar says:

    Te lumte Minxhozi. Duhet kerkuar shkarkimi i Metes sepse eshte ne shkelje flagrante per te disaten here te kushtetutes.

  21. Fshati qe duket ,nuk do kallauz says:

    Pershendetje Minxhozi.Analize e sakte,por une do te shtoja diçka tjeter.Ky skenar e ka zanafillen,qe kur u votua Reforma ne Drejtesi, me 140 vota.Ne ate kohe,partia e Metes ishte ne pushtet,dhe nuk dolen hapur,se shpresonin,qe mund te fusnin duart gjate zbatimit te saj.Me daljen ne opozite dolen hapur dhe u bene me agresive(kujtojme çizmen e Monikes ne parlament,kur u iku nga duart zgjedhja e Prokurorit te Pergjithshem)Prandaj here pas here Monika permend qe Rama nuk eshte burre qe mban fjalen.Une nuk e di se ç’fare i ka premtuar Rama,por di te them qe Rama dhe deputetet socialiste u detyruan ta votonin per President,se ne kohen e çadres,Meta dhe partia e tij shantazhuan per daljen nga koalicioni,per rrjedhoje bllokimin e Reformes ne Drejtesi ,ndaj pranuan ate kompromis.Kujtojme atehere,qe pati rezerva nga Zeri i Amerikes zgjedhja e tij,duke patur parasysh personin ne fjale,shume i perfolur per korrupsion ne Shqiperi.Fakti tjeter eshte se Rama dhe ne se do te kerkonte ta pengonte Reformen(dihet qe ka elemente te perlyer dhe ne shumice),nuk mund ta beje ,se do te humbiste mbeshtetjen Nderkombetare,per rrjedhoje rrezimin nga pushteti.E them kete,se po te degjosh deklaratat e perfaqesive diplomatike perendimore(dhe ketu dua te theksoj,qe ato deklarata nuk jane opinione individuale,siç shprehet ndonje “opinionist” i paguar nga opozita ,por jane zeri i diplomacise te shtetit qe perfaqesojne,se per ate paguen dhe maten mire para se te japin vleresime.Me sakte percjellin opinionin e diplomacise te shtetit qe perfaqesojne,ndekohe qe opozita vlereson ndonje gazete perendimore,qe nuk dihet kush e monitoron e kontrollon) ata i vene theksin ecurise te Reformes ne Drejtesi,per te cilen kane investuar,dhe qe e shohin si te vetmen shprese qe demokracia ne Shqiperi,te futet ne binaret e vertete.Demokracia ne Shqiperi ka funksionuar sipas midese se Berishes,Nanos,Metes duke i bere qoka njeri tjetrit,duke e konsideruar vete te gjithepushtetshem,duke vene nen kontroll drejtesine.Rama dhe po te doje,nuk ka shume force te nderhyje tek Reforma ,se eshte nen vezhgim nga nderkombetaret(nuk perjashtoj ndonje vleresim subjektiv ne zgjedhjen e ndonje personi te diskutueshem,por qe ne thelb i paperfillshem,se po te jete shkelje flagrante do te nderhynin Monitoruesit Nderkombetare,siç ka ndodhur).Kjo situate,qe eshte krijuar,e ka shprehur dhe ish ambasadori Lu,qe do te vij duke u renduar,se ata kane eksperiencene vendeve te tjera(Kroaci,Rumani,Bullgari),por me te veçanten qe ne Shqiperi jane me primitiv,dhe me te zhytur ne llum.Persa i perket zonjes Hajdari them se asaj diçka i eshte komunikuar nga Amerika,qe nuk e dorezoi mandatin,duke patur dhe njohje ne diplomacine Amerikane,ku ka jetuar ,dhe jo per ti bere qoke Rames dhe socialisteve.

  22. Detari says:

    vetem ne albanistan nje hajdut i filmuar behet president hahaha

    popull kopil

  23. "Zjarrvenesi ELEGANT" i LSI-se says:

    Shume e bukur kjo thenie “Zjarrvenesi elegant”-!Bravo! Ky eshte tamam vellai siamez i Berisholylit nga vicidoli,ndryshon vetem nga stili me padrinon dopjo agjent te UDB-se.A thua valle ta kete rekrutuar Berishe lengu dhe kete,pas sherbimit qe i beri per problemin e videos se famshme? Apo me perpara ka firmosur e flamosura ,e shoqja qe eshte jashte orbies ne te keqen dhe cmendurine e saj? Te presim dhe te shohim…!

  24. ppa says:

    Prandaj, une qe kam qene kunder, mendoj se ka ardhur koha per F.Nano -president!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje