Koço Kokëdhima: Kam bërë shumë para në kohën e Berishës, me Ramën s'po punoj dot

20 Mars 2019, 10:12Politika TEMA

Koço Kokëdhima, duke folur për situatën aktuale në vend në emisionin “Provokacija”, tha se para viti 2008, gjërat në Shqipëri shkonin më mirë se tani.

Dhe këtu Kokëdhima i referohet lirisë së tregut.

Në këndvështrimin e Kokëdhimës, periudha e Sali Berishës mund të konsiderohet si më e errëta që prodhoi kriza dhe viktima, por në atë kohë kishte më shumë liri sesa sot.

Referuar përvojës së tij, ai shprehet se Berisha e konceptonte armik dhe e luftonte, por në atë kohë ai ka pasur shumë sukses dhe ka bërë më shumë para.

Berisha nga ‘94-‘96 instaloi plotësisht sistemin  e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Ishte atentati i parë i madh që zhgënjeu shpresat e shqiptarëve kur instaluan një sistem pluralist në Shqipëri.

Saliu donte ta mbante pushtetin me zor, por periudha e Saliut sado e errët, që prodhoi kriza dhe viktima kishte më shumë liri se sot.

Unë jam njeri që kam punuar në ekonomi gjithë kohën dhe unë kam bërë shumë para në kohën e Saliut.

Saliu më konceptonte si armik, më ka konceptuar gjithë jetën si armik  politik dhe më ka luftuar gjithë jetën me instrumentat që ka pas, por kam bërë shumë suksese se kishte me shumë liri”, tha Kokëdhima.

Ndërsa tani ai akuzon Ramën se e ka kthyer çdo gjë dhe çdo vendim në monopol, duke fuqizuar autokracinë:

“Tregu nuk ka rol tani, janë të gjitha monopol janë të gjitha vendime të pushtetit të Edi Ramës.

Ai vendos për çdo pushtet në Shqipëri. Do punë? Do biesh dakort te ai me sekserët e tij,

Do marrësh punë, do biesh dakord me sekserët e tij. Ai prodhon vetëm monopol.

Nuk ka dëshirë për konkurencë, dhe kur një shërbim të shtetit kur e bën outsore, nuk e bën me 3 konkurentë, jo nuk ndodh kështu. Autokracia është fuqizuar”.

2 komente në “Koço Kokëdhima: Kam bërë shumë para në kohën e Berishës, me Ramën s’po punoj dot”

  1. qytetar says:

    Ke vjedh e shit antikuare,ikona e vlera numizmatike ne ate kohen e sales, sa je caktuar si mbreti i ballkanit ne kete fushe.Je nje legen apo poce pa bythe or taj.Hiqesh si inteligjent por je thjeshte induligjent.

  2. tito says:

    eshte me se e vertete. atehere nuk paguaje punonjesit dhe normal fitoje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje