Një vrasje në Shkodër dhe një heshtje vrastare

21 Mars 2019, 16:16Politika TEMA

Krime spektakulare si në lagjet latinoamerikane, metoda mafioze si në Palermo – dhe një shtet i paaftë për t’u përballur me të keqen: si po fundoset Shkodra në vatër të paligjshmërisë. Shembulli i fundit i frikshëm është vrasja e Nard Polia, i cili ishte një promovues i turizmit malor në Shqipërinë veriore.

Nga Enver Robelli 

Në Shkodër sërish i është marrë jeta një njeriu. Nard Polia, një promovues i turizmit malor në Shqipërinë veriore, u vra nga një person deri më tani i panjohur. Krimi u krye në stilin mafioz. Vrasësi iu afrua viktimës me një motoçikletë, hapi zjarr nga një armë me silenciator (armë pa zë) dhe iku nga vendi i ngjarjes. Kështu së paku ka deklaruar një dëshmitar. Motoçikleta u gjet e djegur pranë Urës së Mesit në Shkodër. Vrasësi thuhet se ishte i maskuar me një helmetë të zezë.

Vrasja e Nard Polia nuk është e para në muajt e fundit. Sa herë që nëpër Shkodër kalon një motoçiklist, jo pak njerëzve u dridhet zemra nga frika se ky mund të jetë paralajmërim i vrasjes së radhës. Për motivet e vrasjes së Nard Polia vetëm mund të spekulohet. Ky krim i bën dëm të madh turizmit malor në Theth e rrethinë, ku Polia kishte një bujtinë dhe ishte një ciceron i vlerësuar nga shumë adhurues të natyrës nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera. Tronditja në mesin e ayre që e kanë njohur personalisht është e madhe.

Tepër shqetësuese është heshtja e policisë shqiptare. Duket se autoritetet qendrore të sigurisë në Tiranë dhe ato lokale në Shkodër nuk janë të afta të përballen me krimin në qytetin verior të Shqipërisë. Muajve të fundit në Shkodër janë kryer disa vrasje që janë aq spektakulare, saqë i ngjajnë masakrave në lagjet latinoamerikane, metodat, ndërkaq, janë po aq mafioze si në Palermo. Nuk ka deri më tani asnjë deklaratë të krerëve të shtetit për këtë ngjarje të rëndë. Në Tiranë një qeveri e zhytur në afera korrupsioni po përballet me presionin e një opozite me shumë njolla korrupsioni nga e kaluara. Kjo është arsyeja që opozita nuk po arrin të mobilizojë qytetarët për rezistencë kundër Edi Ramës.

Ndërsa në Tiranë vazhdon kacafytja mes bandave (para)politike, Nard Polia do të varroset të premten në varrezat katolike në Grudë të Re të Shkodrës. Kur shëtiste nëpër Theth, Nard Polia shpesh e mbante në krah vajzën e tij të vogël. La pas gruan shtatzënë dhe një Shqipëri të mbuluar nga shumë të këqija, padrejtësi, mujshi, grabitje, shkatërrime e vjedhje.

Sipas mediave të Tiranës vetëm në 9 muajt e fundit në Shkodër e rrethinë janë vrarë 8 persona. Para Nard Polias u vranë: Mehdi Kavaja, Boran Bërcana, Silvi Ndoci, Fatbardh Lici, Agron Mollaj, Gëzim Hysa, Prendush Fusha, Arjan Ferracaku dhe Fatos Ferracaku. Në një emision të Top Channel të emituar në vjeshtë të vitit të kaluar njoftohej se konflikti disavjeçar mes familjeve Lici dhe Bajri ua ka hëngër kokën 20 njerëzve. Një banor i Shkodrës thotë me fatalizëm: «Kush asht ai n’Shqipni që i ven përfundi këta njerëz? E pamundur». Kryetarja e Bashkisë tregon se si në ditët e vrasjeve dyqanet mbylleshin më herët dhe nuk kishte lëvizje në qytet. Një grua mallkon: «Mua mafia, krimi ma ka marrë shtëpinë, më kanë marrë dy shtëpi mes Shkodrës».

Shumica e krimeve janë rrjedhojë e kontrabandës me drogë, organizimit të llotarive ilegale, armëmbajtjes pa leje, pastrimit të parave, prostitucionit, kurdisjes së ndeshjeve të futbollit. Me një fjalë: në Shkodër haset i tërë koleksioni i krimeve të tranzicionit. Së fundi policia pas aq shumë vrasjeve ka reaguar dhe prangosur disa keqbërës, por goditja e madhe ende nuk i është dhënë krimit në Shkodër, sepse secila bandë i ka edhe lidhjet e veta politike – me pushtetin ose me opozitën. Sa thellë ka shtrirë rrënjët krimi tregon ky shembull: vitin që shkoi u burgos edhe trajneri i kombëtares së femrave në futboll, Armir Grimaj. Ai u përgjua ndërsa po bisedonte me një mafioz për kurdisjen e një ndeshjeje të futbollit.

7 komente në “Një vrasje në Shkodër dhe një heshtje vrastare”

  1. tropojani19 says:

    krimi e ka pllakos shqipnin korrupsioni po ashtu e edvin shkollepaku hallin ma te madh ka me gjet atlete e brekushe te reja per fushate ky palo kryeminister qe tallet me shqiptart,duhet me marr ata qe meriton me e gris me shqye mes tiranes bashke me klinat e tij tan mut e shurr korrupsioni e krimi ,tan shqiptart bashk kunder norieges

    1. Epiriiiiii says:

      Po ik o Legen Topoje se ca Tropojan si ti e Dhjen ate vend. Ne jemi popull Gjakatar Katundar ku qeveriset me Fare e Fis Shteti dhe Jo me Aftesi Shtetformuse. Popull Shkerdhat i Pyem dhe i Perlyem me Pisllek kembe e kok dhe ndaj Vritemi me njeri tjetrin.

  2. Mondi says:

    Sa shpejt vrapon ky spiuni I serbit per te nxire policine shqiptare te sapo reformuar.Dikush le ti thote ketij qelbesire se ne amerike,ku drejtesia eshte me e mira dhe nuk ka robelle neperkembe te drejtesise,zgjidhen vrasjet dhe pas 40 vitesh.

  3. As says:

    Robello je koqe fare. Me qe je gazetar hetoje ceshtjen dhe percakto fajtoret e dyshuar kryesor dhe jo jep rekomandime per te tjeret. Sipas radakes tende bosh, do te duhet te veme nga nje polic, pas bythes se cdo njeriu, me qe do robellua.
    Robello besoj se e di dhe ne s’e di mesohe “nuk te vret njeri kot”, se po te qe ndryshe do te te kishin vrare dhe ty, prandaj thellohu, thellohu

  4. H says:

    Ky bisnesmeni juaj i dashur në itali ka qenë trafikant i njohur droge, eshte hetuar dhe denuar per prostitucion pasi tentonte te joshte vajza të reja per ti nxjerre në rruge dhe 1000 maskaralliqe te tjera. Me keta funderrina doni ta ndertoni shoqerine tuaj të qelbur. Apo u shendrrua në fisnik të nderuar sepse kishte para dhe paraja të nderon. Degjenerata të zgjebosura që nuk jeni tjeter gje.Robeli bythes time informohu kur shkruan palaço cirku.

  5. aadriatik says:

    E urreja Fransua Miteran kur thoshte: “popullit shqiptar duhet ti rrish me shkop mbi koke perndryshe nuk merr vesh”.
    Pe fat te keq, me duket se paska pas te drejte!

  6. Ano Nimi says:

    @Tropojani19, lere politiken dhe partishmmerine, ketu flitet per krimin mafioz qe vazhdon qeveri pas qeverie, te majte apo te djathte dhe qe e perjeton populli qe nuk ja ka ngene politikes.

    @ Mondi, me heret nuk me ka pas pelqyer Robelli, por ka bukur shume kohe qe e ka rregulluar tematiken dhe kendveshtrimin, sidomos per raportet Kosove-Serbi.

    Dhe sidomos shkrimi i sotem eshte shume i vertete.
    Krimi i vrasjeve nga killer me pagese eshte bere i frikshem.
    Nuk e di c’ka ndodhur me Shkodren, me qytetarine e shumeperfolur te saj, me kulturen e traditen, fqinjesine dhe sigurine tradicionale te lagjeve te saj.

    Duket sikur Shkodra dhe banoret e saj, tashme te perzjere me te ardhur te shumte, nuk arriten te pershtaten me ndrrimin e koheve, te sistemit politik, me modernizmin dhe tolerancen.

    Me duket se qendrimet post-komuniste me agresivitet ne krah te bandave PD-iste me slloganin se ne jemi te djathte e antikomuniste, kane bere punen e tyre ne Shkoder, jo vetem ne lidershipin e saj por edhe ne vete banoret e saj.

    Shqiptaret e duan Shkodren dhe krenohen me te, por vete Shkodra ka shume rruge per te bere,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje