Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, avokati këmbëngul për pafajësinë: Mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë

21 Mars 2019, 13:38Kronika TEMA

Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën paraprake për Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.

Shkak është bërë mosnjoftimi i tre të bashkëakuzuarve të Tahirit. Jashtë sallës së gjyqit, Tahiri nuk dha asnjë koment.

Avokati i tij e konsideroi situatën si mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë.

Avokati la të hapur mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga Tahiri.

Ndërkohë, ai këmbënguli në pafajësinë e klientit. Seanca e radhës është në 26 mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje