Nga Ben Andoni
Pakti i mes-Majit të vitit 2017, megjithëse është mohuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, dy krerët respektivë të PS dhe PD-së, partive më të mëdha të vendit, duke se ka lënë një vazhdimësi veprimesh në vend. Paçka mohimit dhe përfoljes në stilin tipik kombëtar duket se pakti po i jep frytet më së miri, fillimisht te PD-ja.
Zoti Berisha, lideri historik i PD-së dhe mentori i kryetarit aktual, pas kësaj marrëveshje ka filluar të bjerret falë moshës dhe protagonizmit të madh të Bashës, që ka mbledhur rreth vetes një shpurë që i bën vetëm hosana. Për fat të keq dhe “njerëzit e fortë” të kryetarit tashmë ndjekin ritmin e Bashës, që ndërton një retorikë të lartë shpesh me non-sense për zhvillimin e vendit.
Përgjatë kohës, që i është besuar partia, ai ka mundur që edhe pas humbjeve katastrofale dhe paktit me Ramën, t’i japë fund të gjithë kundërshtive brenda radhëve të PD-së, duke e kthyer në një parti shumë të dobët dhe aspak frymëzuese.
Por, gjithsesi, të dënuar që të vijë në pushtet. Shmangja e Sali Berishës nuk është vetëm fryti i parë i këtij pakti, por nxjerrja jashtë loje edhe e presidentit Ilir Meta duket se po merr rrugë konkretizimi tanimë. Ky i fundit duket një humbës edhe më i madh i të gjithës, pasi strehimi në presidencë ishte vetëm një stad i përkohshëm i etjes së tij për karrierë.
Megjithatë, nuk mund të mohohet: Prishja e marrëveshjes me PS-në e la LSI-në e tij në një det të trazuar ku i duhet të gjejë kursin pas PD-së, që nuk besohet se do t’ia falë kurrë atë që i bëri gjashtë vjet më parë. Ilir Meta, prishjen e marrëveshjes me PS-në, e përjetoi dhimbshëm që në momentet kur ishte zgjedhur president, por ende nuk ishte në detyrë dhe tranzicionin e zgjodhi të bënte punë partiake, madje duke e atakuar PS-në ashpër në Lezhë e Pogradec. Krejt në mohim të etikës presidenciale dhe mandatit që e priste.
Në këtë qytet të bukur, pak orë më parë në Liqenin e Ohrit, bëri dhe insinuatat e panevojshme dhe disi absurde me Aljenden dhe flijimin e tij. Shumëkush beson se ai i trembet numrave dhe ekuilibrave të rinj që mund ta çojnë para përgjegjësive, por duket se Meta, mësuar të ecë në udhë të vështira, i trembet mbi të gjitha pensionimit të hershëm dhe mbi të gjitha çfaktorizimit, që tashmë po merr formë. Rama dhe Basha, realisht, i shmangën atë dhe Berishën.
Nëse Edi Rama nuk diti ta menaxhojë mirë vendin në mandatin e dytë, kjo nuk përbën ndonjë çudi, sepse nuk mund të presësh dot, që ai të dalë nga qerthulli i politikës së vendit dhe mallkimi i mandatit të dytë. Porse Rama përfitoi nga pakti me Bashën në vitin 2017, askush nuk mund ta mohojë.
Ai zgjati i qetë, paçka sakrificës drejtimin e shtetit. Tregoi në partinë e tij se vetëm ai është i zoti të zgjidhë gjithçka, madje edhe në raste të tilla in-extremis. E bëri PD-në të vuante turpin e futjes në qeveri dhe të vetë-çertifikonte zgjedhjet, ndërsa u tregoi të huajve se ai ishte realisht burri i shtetit, që ata kërkonin nga ky vend.
Siç shprehej kolegu Çipa, edhe pas kinse sherrit Basha-Rama, duket se kemi sërish një pakt mirëfilli. Në fakt, Rama duket i velur me pushtetin, që nuk është çudi pas dy vjetësh t’ia blatojë qetësisht kundërshtarit të tij, duke i lënë në kurriz problemet e mëdha ekonomike të vendit, të cilat nuk mbulohen dot me propagandë dhe retorikë boshe e që kërkojnë energji, të cilat nuk të inspirojnë dot më.
Basha, si njeri me fat, i takon sipas kësaj logjike të jetë i qetë si kryeministër i ardhshëm, pa pengesat e bezdisshme në këmbë por edhe hijet e rënda të çiftit Berisha-Meta, që i shmangu qetësisht me kolegun e tij Rama.
Bravo , Ben !
Ajde analist ajde,ti je nje azmatik dhe ato qe i shkruan vet nuk i beson, sidomos kur thua po i le nje ekonomi te shkaterruar, ore debil e mori me 0% rama dhe tani ekonomia esht me 4 %, ke pa enderr qe basha do bohet k/ minister, as nuk bon vaki te behet lulushja i pare vendi harroje o andon dhe anadollaket e tjer si puna e jote.
sakte!!
Dear Mero, ka diell e oksigjen per te gjithe.Kujt i hyn ne pune percarja e njerit krah me baze te ndryshme nga e juaja apo me keq ndersyerja kunder saj, ne rastin me te mire duke shkurajuar dhe vetembrojtjen e saj.Demokrat e qytetar patriot i mire eshte kur bashkon palet dhe kur te keqen e kerkon tek te dy gjysmat.
Futja pordhes…
Rama ti lere pushtetin Bashes?
Absurditet qe edhe vete imagjinata nuk arrin ti japi konture fantazie.
Ka rrezik qe loja Rama-Meta te kaloje si loja Putin-Mendvediev,biles ne forma me agresive dhe dhune.
As mund te imagjinohet qe klika qe investoi per fushaten elektorale te Rames ti lere privilegjet e saja nen
meshiren e nje oligarku tjeter,pa u siguruar mire qe edhe ai do mbroje me fanatizem intereat e saja oligarshike.
Borgjezia vjeter (ajo qe enveri syrgjynosi) kerkon te rifitoje shkelqimin e saj te hershem,pra prosperiteti saj
nuk mvaret nga Basha i cili nga betejat strategjike dhe intrigat politike eshte po aq i rrezikshem sa ekspansioni
i borgjezise se re shqipetare,qe kerkon me çdo kusht te mbysi borgjezine e vjeter,borgjezine e hereshme e sidomos
ti rezistoje borgjezise anadollake qe la turqia tek ne ne saje te reformave te saja privilegjuese.
Oh jo!!!
Te shkruash qe Basha eshte trasheguesi i Rames don te thote qe,shqiperia eshte ne nje prag pushtimi Rus apo Serbe kesaj radhe.
Pra akoma 500 vjet te tjera pa identitet shteteror dhe administratif,sepse besoj qe pushteti social ishte me i zhvilluar nen anadollonie se sa sot nen anadollakun demokratik.
Pra te shkruash ne kete forme marrezie don te thote qe ke mangesi si ne fushen e gjeopolitikes aktuale ne bote por edhe
te politikes ekonomike qe po rrymezon sot aktualiteti boteror.
E vetmia alternative qe ka sot si shteti por edhe qytetari shqipetar eshte spastrimi dhe dezinfektimi i kulles se babelit demokratik shqipetar,pa kete inisiative çlrimi nga tere klikat e vjetra post-demokratike,shqiperia dhe shqipetari do ngelet vegla dhe loja e nje vorbulle:
PD aleance me Meten,Ps aleance me Meten dhe anasjelltas,aq sa Rama tashme eshte vene ne mani reflektimi per nje mandat te trete
ose zbira qe e ndjek nga mbrapa,nen rrogoz eshte duke i perpiluar kurthet dhe intrigat per te marre pushtetin dhe korridoret e tija ne dore.
Basha-Berisaha=B² jane te deklasuar nga rrymat e turbullta qe kane krijuar ne saje te dhunes per pushtet,jane lene si ajo shkuma
e ujit te lumit ne nje xhep te vogel rere,pra jane lene ne harresen e kohes.
Si jo as Basha e as Berisha nuk do benin kaq shume zhurme tashme,qe uji ne te cilin jane zhytur ne saje te manipulimeve,komploteve dhe intrigave per pushtet po ju kalon mbi nivelin e flegrave te hundes.
Ndaj o POPULL pregatitu o per nje mandat te trete te Rames ose te mirepresesh me brohoritie te eksituara lala-gjonin Erionin.
POPULLI duhet te kerkoje pushtetin e tij me çfare do lloj çmimi e kjo fillon nga emancipimi i tij me politiken,e politikes i kerkohet llogari dhe
trasparence vertetesie,pra instuticionet e çdo dikasteri ministrial dhe pushtetor te nxjerrin bilancin e pasqyrshem vjetor te fitimit bruto dhe sektoret ky eshte insvestuar ky fitim i vjelur nga djersa e POPULLIT.
Pra qartesie dhe vertesie mbi rolin dhe forcen e POPULLIT ne zhvillimin e tij social-ekonomiko-kulturor.
Ska tjeter alternative,politika e ketyre 30 vjetev duhet te shfuqizohet e ti leri vednin nje politike te re EVOLUCIONISTE me venien ne vend te;
REFERENDUMIT TE INISIATIVES POPULLORE.
Pra POPULLI per POPULLIN nga POPULLI dhe vetem per POPULLIN,politika dhe partiaket jane sherbetoret e tij,pra eshte populli ai qe kerkon llogari dhe vetvendos dhe politika zbaton,si jo ajo shporret me perjashtim ose me shfyqizim,pik.
Populli duhet te jete vigjilent per mos te pranuar asnje lloj loje intrigash mbi supet e tija dhe qe,demtojne jeten e begatise se tij,nga asnje lloj klike politike apo shtrese pasanikesh apo borgjezesh qe i ushtrohet apo i imponohet.
Nuk quhet Salvador Aljen, por Salvador Alende!?
Rama do beje gabimin me te madh nqs i le vendin e kryeministrit Bashes.Ky do jete falimenti i tij.Rama ne 2021 do fitoi shume fare,dhe Basha do telendiset se po punon dhe sillet keq.
Rama nuk e le dot vete pushtetin. Ka borxhe me mafian dhe oligarket.
ke te drejte