Ky është momenti kur një grua godet me shkelm në fytyrë një burrë, pasi ky i fundit po mbante të shtrinë në tokë një djalë të ri gjatë një feste në Karolinën e Jugut.
Në pamjet filmike shfaqet një burrë duke hedhur djalin të ri në tokë, ndërsa një numër dëshmitarësh mblidhen rreth tyre në festivalin Folly Gras.
Taylor Renee Nealey, teksa shikon ngjarjen godet burrin.
Ajo tërhiqet nga pjesëmarrësit e tjerë, por refuzon të heqë dorë.
Pasi ka debatuar me një numër njerëzish, ajo edhe njëherë duket se e godet burrin dhe këtë herë duke e lënë pa vetëdije.
Ndërkohë, dëshmitarë e habitur dëgjohen duke thënë: ‘Ajo e shkelmoi! Ajo e goditi atë! Ajo e rrëzoi atë’. (TemA)