Ekzekutimi i avokatit të Shullazit dhe Çapajve, makina e vrasësve e vjedhur para 3 muajsh. Kamerat filmuan vrasjen

23 Mars 2019, 11:14Kronika TEMA

Grupi hetimor po mbledh prova për ekzekutimin e avokatit që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së premtes.

Burime hetimore kanë thënë se makina që u gjet e djegur në fshatin Bradashesh rezulton të jetë e vjedhur në dhjetor të vitit 2018.

Ky automjet dyshohet se është përdorur nga atentatorët e avokatit Ravik Gurra, të cilët pas ekzekutimit kanë përdorur këtë automjet tip Benz për të dalë nga qyteti i Elbasanit.

Të njëjtat burime hetimore sqarojnë se makina Benz me targa AA 934 HU është vjedhur në Fushë-Krujë para tre muajve.

Pronari i mjetit e ka denoncuar në polici si të vjedhur.

Avokati i fisit Çapja dhe i Emiljano Shullazit u vra dje me 2 plumba në kokë nga një person i pamaskuar.

Avokati ka qenë në një lokal në zonën e Kalasë së bashku me dy miq të tij.

Autori u afrua dhe e qëlloi në një distancë të afërt me pistoletë të kalibrit të vogël pa silenciator.

Krimet e Rënda marrin në dorë hetimet, kamerat filmuan vrasjen e avokatit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së avokatit.

Ravik Gurra, 50 vjeç, ka qenë avokat i fisit Çapja në Elbasan dhe avokat në procesin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Një burim i organit të akuzës pohoi se për shkak të dyshimeve paraprake që ngjarja lidhet me detyrën që ushtronte si avokat, çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda bazuar në nenin 79/a të Kodit Penal “për vrasjen e funksionarëve publikë”.

Lidhur me hetimin për këtë ngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal.

Nga burime hetimore, mësuohet se është filmuar ekzekutimi i avokatit të njohur.

Sipas kamerave të sigurisë, një person i pamaskuar u afrua në tavolinën ku ndodhej i ulur 50-vjeçari së bashku me dy miq të tij.

Atentatori ka zbritur nga një makinë tip Benz, e cila drejtohej nga një person i dytë.

Pasi u afrua në tavolinën ku ishte ulur viktima, ekzekutori e ka qëlluar dy herë në kokë me një pistoletë të kalibrit të vogël pa silenciator.

Ravik Gurra ka humbur jetën menjëherë.

Ndërsa dy miqtë që ndodheshin me të nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Ata i dhanë policisë të gjitha informacionet e nevojshme për aq sa kishin mundur të shikonin skenën e krimit dhe karakteristikat fizike të autorit.

Në vendngjarje, grupi hetimor sekuestroi vetëm një gëzhojë.

Më pas, ekzekutori i avokatit Gurra u largua me automjetin që po e priste i parkuar pak metra më tutje lokalit pranë zonës së kalasë.

Disa minuta më vonë, policia gjeti 7 kilometra larg vendit të ngjarjes në zonën e Bradasheshit makinën tip Mercedes-Benz të përdorur nga autorët.

Mjeti u konstatua i shkrumbuar, çka do ta bëjë më të vështirë punën e hetuesve për të mbledhur prova.

3 komente në “Ekzekutimi i avokatit të Shullazit dhe Çapajve, makina e vrasësve e vjedhur para 3 muajsh. Kamerat filmuan vrasjen”

  1. Lexuesi says:

    Po ç’fare provash kerkoni akoma ju kur deklaroni se ka regjistrim kamerash ne momentin e vrasjes!Nuk e kuptoj se perse ju duhet makina kur keni te identifikuar autorin!E papare kjo .Apo tek ajo makine kerkojne provat se perse e vrau!

  2. ME EMER says:

    .. ketu ka “qeratallek ” ..!

  3. king says:

    Hahaha e kan prej profesionalizmit,kesaj I thojn lufte ne Albanistan policia kap viktimat e ban bilancin ,edhe qa thot kemi vrasje me pak se vjet ,I numeron viktimat si shalqinje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje