E rëndë në Gramsh, burri mbyt gruan me duar

23 Mars 2019, 08:16Kronika TEMA

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Gramshin. Një burrë ka mbytur në banesë bashkëshorten e tij.

35-vjeçari me iniciale A.H., banues ne Grekan, për motive ende të paqarta vrau bashkëshorten 32-vjeçare me iniciale G. H.

Ai u arrestua nga uniformat blu në banesë.

“A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh, u arrestua në banesë pasi për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duar bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe,” raportoi policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje