FOTOT: PS ndez motorët e fushatës elektorale nga Tirana

23 Mars 2019, 12:35Politika TEMA
FOTOT: PS ndez motorët e fushatës elektorale nga Tirana

Pastia Socialiste është duke zhvilluar pjesën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Më herët, përfundoi pjesa e parë e Kongresit që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.

Pas Ballës, në foltore u ngritën me radhë disa ministra të qeverisë Rama, zëvendës-kryeministri Erjon Braçe dhe disa kryetarë bashkie, të cilët do të konfirmohen për një tjetër mandat.

Ndërkohë, sheshi “Nënë Tereza” ka mbledhur mjaft qytetarë të cilët po marrin pjesë në prezantimin e Erion Veliajt si kandidat për një mandat të ri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje