Servet Pëllumbi: Jeleku antiplumb i Berishës është vjetëruar. Ilir Meta, deklarata në panik

23 Mars 2019, 10:39Politika TEMA

Ish- kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, deklaron se kryeministri Edi Rama mund të bëjë edhe më shumë.

Pëllumbi e komenton situatën e sotme si diçka që nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk ka arsye pse të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit.

Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë dhe Macron vazhdon punën i qetë.

Kur e teprojnë, vepron ligji.

Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhën zgjedhje të parakohshme.

Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhorancanë dhe nuk miraton dot një ligj”, tha Pëllumbi.

Pyetjes nese mund te mbahen zgjedhje lokale pa opoziten, Pellumbi pergjigjet pa asnje hezitim, po.

“Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk jane ata që dalin e rrethojnë parlamentin, opozita është atje poshte tek populli.

Keto jane zgjedhje administrative, i zgjedh populli per hallet e veta.

Marrin nuk marrin pjesë forcat politike populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiake”, tha ai.

I pyetur për deklaratat e presidentit Ilir Meta se është gati të sakrifikojë mandatin, majde edhe jeten, Pëllumbi u pergjigj:

“Shiko, deklaratat që kanë panik nuk komentohen”.

(TemA)

5 komente në “Servet Pëllumbi: Jeleku antiplumb i Berishës është vjetëruar. Ilir Meta, deklarata në panik”

  1. loni says:

    pergjigja e fundit per ilir floririn eshte briland .

  2. Marxist Scum says:

    Communist scumbag. Vetem ne Tema te reklamojne dhe Zeri i Popullit.Tja dim per nder plenes Tema dhe Mero shkerdhatacionit komunist.

  3. EJ says:

    Servil Komunist Tollumbi

  4. ME EMER says:

    VOTIMI NUK DUHET TE QUHET I RREGULLT KUR PJESEMARJA NE TE NUK SIGURON 50%+1..! E NE SE MUNGON KY NEN MUNDOHUNI TI JEPNI ZGJIDHJE ..! NUK KAM LIDHJE AS ME MAXHORANCEN E AS ME OPOZITEN, QE PER MUA TE DYJA JANE NJELLOJ ..! MENDOJ PER FUKARENJTE , PJESE E TE CILEVE JAM DHE VETE ..!

  5. Arianiti says:

    Z.Pellumbi, burre i mencur, qe duhet respektuar. Rama arrogant ka nevoje per mendimet e Pellumbit dhe te atyre si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje