Erjon Braçe mesazh administratës: Kush hap zyrën që sheh muret e tavanin dhe nuk punon do të iki direkt

23 Mars 2019, 11:30Politika TEMA

Zëvendës-kryeministri Erjon Braçe njoftoi se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre, në platformën e bashkëqeverisjes.

Në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, ai tha se çdo punonjës i administratës që nuk u shërben qytetarëve do të largohet.

“Mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes. Qytetarët janë fuqia jonë e reagimit. Shqiptarët e zakonshëm shtetin e paguajnë për këto shërbime. Shqiptarët ndjejnë shtetin tek shërbimet që marrin, ndaj duhet të shërbejmë më shumë dhe të modernizohemi. Kush nuk u përgjigjet njerëzve, ka ikur e do të ikë”, tha Braçe.

Ai theksoi se nga kontrolli që ka bërë në zyrat e shtetit, ka parë raste pafund të atyre që rrinë kot apo sorollatin deri në tallje qytetarët.

“Kush hap zyrën që sheh muret e tavanin e nuk punon, siç e pashë në zyrat e Vlorës, Fierit, etj., iku e do të ikë. Fuqia e ndryshimit janë njerëzit e zakonshëm dhe interesat e tyre, ndaj secilit prej tyre i them, mos u dorëzoni, na shkruani, flisni me ne, sepse do të reagojmë dhe do t’u shërbejmë secilit. Duhet të jemi bashkë për këtë, ju dhe ne”, shtoi Braçe.(TemA)

5 komente në “Erjon Braçe mesazh administratës: Kush hap zyrën që sheh muret e tavanin dhe nuk punon do të iki direkt”

  1. Albi says:

    Shume e sakte z. Brace. Duhet par condicio. Ne ketu ne tirane po na bie bretku ne zyre mes takimeve partiake dhe firmave per tender, keta vulehumburit shohin muret. Rilindje 2021!

  2. Kaonia says:

    Rriti rogat administrates ,vendosu ngrohje ftohje neper zyra,vendosni kompiutare dhe printera si ne gjithe boten pastaj kerko disipline,foli ky ka ka gjithe jeten ne parlament e s ja kemi pare hajrin ndonjehere si gjithe te tjerat.Rregulloni jeten e njerzve se kane hapur gojen per buke ,çoni ndonje pension se na vdiqen pleqte per buke se na ze frika tu vemi per vizite se shikojne nga duar si femije.Ja kete te beni junse boll merzitet me fjalet tuaja.Ja kete te beni ju qe keni nje jete maje karrigeve e qe beni marveshje me njeri tjetrin ne kurizin tone.Mistrec!

  3. selim rroshi says:

    O qyqi ti re ca po thua. Administrates i caktohen detyra dhe me pas shihet si i ka plotesuar e kontrollohet performanca.
    O qyqari ti re po ne administrate punon vetem merimanga Rames qe ndo gje nis nga kryemnistria e kalon vetem neper stafin e hajdutllekut ne cdo sektor tjeter. E merimanga Rames eshte jo me shume se 5% e administrates, pjeses tjeter nuk i jepet asnje detyre e ajo ngroh vendin.
    Ca fajo ka administrata qe si jepen detyra. Cdo ministri administrata eshte me qindra ministri punon vetem me 10 veta.
    Eshte faji juaj e mos bridh kot te gjesh fajtorin te te tjeret se keni ngritur sistemin e kleptomanise e asnje rast nuk perdorni specialiste e sektore dikasteresh. Bile specialistet i perzini te paret se ju kundershtojne me te drejte per shtremberimet korruptive qe beni.
    Mos bej show o miush se fajin e keni ju jo administrata.

  4. Zambi says:

    Nuk ka me administrate te tille. Pas reformes super te sukseshme te administrates qe ka bere rilindja ajo eshte pastruar nga punonjesit e paafte dhe qe rrinin kot.
    Ata qe ankohen qe nuk marrin zgjidhje jane armiq te brendshem te shtyre nga armiqte e jashtem, sidomos ato ruse.
    Rrofte lideri suprem.

  5. Ardjan says:

    Jeni shumë vonë! Vetëm zoti e di se si mund të shpëtojmë nga këto shushunja! Morën diplom me lek, po me lek blen një karrike drejtori dhe si me magji gjith shushunjat e moçalit mbushën zyrat e shtetit dhe nuk ngopen e s’gopen duke i ndjekur e pērndjekur deri jashtë sinorit shqiptarët. Kanë marrë rrugët Erion sepse ju si helmuat shushunjat ashtu si premtuat në2013 apo 2017! Vonë Erjon vonë! Kujdes se do të hanë shushunjat erjon!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje