Momenti kur Rama sulmon analistët: Hap TV e çimkadrinjve dhe shikon vetëm tmerr ku miza bëhet buall, derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime

23 Mars 2019, 15:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama komentoi mediat dhe gazetarët gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS duke i quajtur derrhane, zuzarë e kadrinj.

Rama krahasoi portalet e televizionet me Sharrën e dikurshme, që helmonte kryeqytetin, apo me Porto Romanon, ku grumbullohen mbetjet në Durrës.

“Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë.

Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj?

Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen?

Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson. Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”, tha ndër ët tjera Rama.(TemA)

3 komente në “Momenti kur Rama sulmon analistët: Hap TV e çimkadrinjve dhe shikon vetëm tmerr ku miza bëhet buall, derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime”

  1. PalloshTullac says:

    Cimkadrijte e Ramutit, kur nuk i sherbejne Palloshit. Rama vetem Temen e Mero Gelbazes nuk shan.Si shpjegohet.Nuk eshte Mero nje plene tjeter e kazanit mediatik?
    Se mos ma bllokoni komentin..Po ju lutem 100 here, o fshatart e Meros me englishte po qe sdini shqip, se jeni nga Cameria ne Greqi dhe filozofia e Merobythqimit.

  2. Vlora1912 says:

    30 milion Euro per Bashkim Ulur Berisha, per 1km unaze……Cila miz qenka bere Buall???
    Mos vall 30 mln euro per ty qenkan sa nje mize??
    ……..
    Ke te drejt…rruga thuman Kashar, PPP , kushton 440 milion euro per 17 kilometra.
    Ke te drejt Z Rama, vetem 500 milion euro ts hyjn ne sy tani.
    30 milion jan per Elizat e Pjerdhura te Palit.
    Po hy ne gjynah me nje popull te vuajtur. Po behesh me i ndyr se Saleh Barbari dhs Monika Blloku.
    …….
    Tani ke te drejte te besh cte duash me shqiptaret…se ke dy Hajmali qe te mbrojne…
    Hajmelite e tua jane : Saleh Lyl Berrisha dhe Monika Ilir Muta.
    Burr i poshter dole……..na zhgenjeve ndyras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje